Kreshnik Spahiu: Ja pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Berishën dhe Malltezin, praktika gjyqësore që i fundos dhe çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

27 Nëntor 2023, 11:45Politika TEMA

Kreshnik Spahiu: Ja pse prokurorët po hezitojnë të marrin

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka folur për aferën e tjetërsimit të ish-kompleksit “Partizani”, e cila po hetohet nga Prokuroria Speciale, ndërsa ka treguar pse prokurorët e SPAK po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin. Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë të pandryshuara masat e sigurisë për Berishën dhe Malltezin.

Ky i fundit është nën arrest shtëpie, ndërsa Berisha detyrim paraqitje. Ndërkohë masën e Jamarbërit e ka apeluar SPAK në Gjykatën e Lartë. Por për këto zhvillime dhe jovetëm, ka folur edhe zoti Spahiu, i cili zbulon praktikën gjyqësore që fundos dyshen Berisha-Malltezi, teksa tregon se çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë sa i takon rastit të dhëndrit të kreut të “Foltores”. 

-Zoti Spahiu, javën që shkoi mbeti në fuqi sekuestrimi i pasurive të Jamarbër Malltezit.  Edhe pse masa për të ka ndryshuar SPAK dhe gjykatat duket se nuk janë në të njëjtën mendim. Si ju duket ky vendim?

Ajo që mund të them është se nuk një standard për të gjithë qytetarët që hetohen nga drejtësia. Për një qytetarë nëse ka bërë edhe vepër të vogël do shkosh në burg, por ama nëse je një pushtetarë atëherë drejtësia të ka frikë. Unë them se gjykata ka frikë nga Berisha. Për këtë që akuzohet Berisha dhe familja e tij, shoh që prapë nuk kemi arrest me burg. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese është dënuar me burg vetëm për një garzionere në Golem, ndërkohë për 300 apartamente merret masa detyrim paraqitje.

SPAK ka bërë apel në Gjykatën e lartë për ndryshimin e  masës së sigurimit, unë nuk mund të them se Berisha apo dhëndri duhet të marr një masë më të rëndë, se nuk mund të marr rolin e gjykatësit, por Gjykata e Lartë është ajo e cila ka detyrimin për të unifikuar praktikën gjyqësore për këto raste. Të gjithë subjekte që hetohen për korrupsion pasiv ose të gjithë duhet që të hetohen të lirë, ose të gjithë duhet që të hetohen nën arrest me burg. Nuk mund që të kemi dy standarde. Pa paragjykuar dhe pa u futur në emra, drejtësia duhet që të jetë e besueshme dhe të ketë drejtësinë duhet që të sigurojë një barazi për të gjithë. Nuk mundet që njëri të jetë i nënës dhe njëri i njerkës.

-Pse mendon se gjykata e ka frikë Berishën?

 Berisha ka një mjet të sofistikuar që i ka funksionuar në këto 30 vite që është shantazhi i drejtpërdrejtë ndaj personave. Ai po shantazhon prokurorët dhe si mundet ata që të punojnë të qetë. Nëse nuk shantazohet një prokuror, të jeni të bindur se në të ardhmen do të shantazhohet një gjyqtar. Nuk është problemi se nëse shantazhohet Kraja sepse dosja që ka ai do të largohet nga dora e tij, do shkoj në Gjykatë të Lartë më pas në kushtetuese dhe nga ky zinxhir do dal një gjyqtar që do të shantazhet. Shqipëria kjo është ka pak banorë dhe intimidohen. Unë shoh që edhe vet prokuroria ka pasur shenja që kanë hezituar për shumë kohësh. Është e pajustifikueshme që për këto vepra të rënda të mos kishte një arrest shtëpiak dhe ka pasur presion prandaj  po zvarritet.

-Si të është dukur vendimi që dha gjyqtarja Olldashi?

Unë nuk dua që ta paragjykoj atë në vendimin që dha. Mund të prezumojmë që gjyqtarja ka të drejtë dhe mund të ketë pasur rrethana për ta ndryshuar masën, por nëse masa e arrestit me burg është vlerësuar nga gjykata si masë e tepruar, atëherë rastet e tjera si Gjici dhe Dako duhet që të shkojnë në arrest shtëpie. 

-Është mbyllur samiti i 3 i diasporës që është mbajtur në Tiranë, dua të di kur mendon se do të ndodh që të realizohet kërkesa e tyre që jetojnë jashtë vendit që të kenë mundësi që edhe ata të votojnë?

Një pjesë e atyre që kanë shkuar në konferencë kanë shkuar sa për të larë gojën dhe të bëjnë një lloj qoke. Kam dyshimet e mia një pjesë e sallës ishte mbushur me njerëz të administratës. Nëse qeveria do ta kishte seriozisht respektimin e të drejtave të diasporës nuk do të shkrinte ministrinë e emigracionit. Në 2021 qeveria e shkriu sepse e pa si të parëndësishme dhe ngriti një agjenci për emigracionin. Në këto vite është pak për të mos thënë aspak për emigracionin.

Në 2025 as emigrantëve  dhe as diasporës nuk do ti njihet vota sepse nuk është përgatitur asnjë lloj infrastrukture dhe nuk ka asnjë lloj organizmi për këtë çështje. Ata nuk duan që diaspora të votojë sepse vota e tyre ndikon në rezultat. Berisha dhe Rama kanë përkrahjen minimale pothuajse zero, sepse i konsiderojnë shkaktar që ata kanë braktisur familjen dhe vendin e tyre.  Nëse ata do kishin mundësi që të votonin atëherë vota e tyre do të ishte një votë kundër tyre.    

-Kreu i Partisë Republikan, Fatmir Mediu ka propozuar krijimin e federatës së opozitës. Në këtë formë të gjitha partitë opozitare do të jenë të bashkuara dhe do të kenë mundësi të rrëzojnë qeverinë, si e sheh?

Ndiej një keqardhje shumë të madhe që pas 33 vjetësh disa parti opozitare dalin dhe kërkojnë akoma bashkim me Sali Berishën. Unë jam dakord që të gjithë të bashkohen për të rrëzuar establishmentin politik. Ndiej keqardhje që këta e shohin akoma shpëtimin e Shqipërisë tek Berisha. Mendoj se shpëtimi i Shqipërisë duhet të jetë në krijimin e një opozite të re kundër Ramës, Berishë, Metës.

Ne nuk mund të krijojmë një opozitë kundër, SHBA, Britanisë së Madhe. Berisha, Basha, Duka, Mediu bashkë kanë  qenë dhe tani thonë  ndryshojmë emrin dhe e bëjmë konfederatë, ndryshimi i emrit nuk është se do ti sjell ndonjë rezultat ndryshe pasi  edhe ata e dinë se nuk vijnë në pushtet me Berishën. Unë i bëjë thirrje partive politike mos u bashkoni me Berishën për të rrëzuar Ramën, por bashkohuni që të gjithë për ti rrëzuar të dy.

16 Komente

  1. T
    Treni

    Z. Kreshnik zakonisht e di ç'flet, por ndoshta e nënvlerëson pak dëshirën e këtyre partive për të qeverisur. Këto parti nuk janë të mërzitura me z. Rama se po qeveris mirë a keq. Janë të mërzitur se do donin ata të vidhnin në vend të tij. Me z Sali e kanë të sigurt ndonjë milion euro në xhep. Me njerëz të ndershëm, kjo gjë thjeshtë nuk është e mundur.

    1. G
      Gjirokastriti

      Me nje fjale Kreshinku thote, "bashkohuni Mediu e Basha per te rrezuar Edi Ramen". Po mire mor Kreshnik, Mediu e Basha jane burra te mire te opozites? Keta te 2 nuk kane qene perhere te perlyer me Gerdecin e 21 janarin apo kane bere ndonje shpelarje ne llixhat e Benjes dhe tani na qenkan te paster?

      1. K
        Kalec Dega

        Kreshniku , cerri i Komunizmit... cecen i Berishes dhe zagar i Ramutit, lol - po me Islamikun Kreshnik kur do merret SPAKU , lol

      2. d
        dionis

        Flitet shume per voten e diaspores por te vish te votosh qofte ne menyre elektronike dhe te fitosh pasojat i vuajne ata qe jetojne ketu sepse shumices qe jetojne jasht i ka mbetur ora ne vitin 1991 dhe nuk jetojne me realitetin e vendit .

        1. R
          Ruti

          Samite dhe parada qe behen per show. Mbushen me punonjes te administrates, te cilet detyrohen te shkojne pasi kercenohen me vendin e punes. Rama-veliaj njesoj si diktatore, asgje s’ka ndryshuar.

          1. E
            Ekonomist i panjohur

            Jurist i njohur (se del perdite ne tv e flet per CDO gje) eshte dicka e jurist i zoti eshte dicka tjeter.

            1. m
              malo.

              Këto qe thotë ky askush jurist janë broçkulla. Prokurorët nuk kanë pse frikën kur eshte shkelur ligji! Po u frik nuk është prokuror. Ose nuk ishte gjykates. Frika ekziston kur nuk ka fakte për faj. Atehere lind frika se nuk mundet të akuzosh pa fakte. Nqs nuk akuzon me fakte, lere punën, s'je për ate punë. Boll me broçkulla... !

              1. E
                Emigranti

                O Kreshnik trapi ,une jetoj ne qytet ku jane me shume se 32000 Shqiptare e sa per dijeni nga keta qe jane per vote ,jane nja 20000 ,e me plot bindjen theme se nja 15000 votojne Ramen ,prandaj them se je trap

                1. P
                  Pensionisti

                  Ne emigrim,me para shume,ki spirdhjaku i di te gjitha!?

                  1. U
                    Ububu…

                    Ruti, mos ke harruar dhe shkruajtur gabim germen e pare te emrit?

                    1. N
                      Niku

                      Z.Spahiu je jurist dhe kur ven interpretimin mos e bej me inat por tregohuni realist. Berisha dhe ndoshta dhendri i tij duhet te shkojne ne burg per shume gjëra por ne kete rast ishte akuze qesharake.as ka dyshim qe duhet te shkojne ne burg se kane plot faje ne kurriz por jo per kete rast.

                      1. A
                        Ani

                        Bravo Kredhnik!

                        1. t
                          tahiri

                          Jurisi i leshit po te ishte kaq i zoti ne performancen e tij si ne kritikat e tij do te ishte ne shqiperi sot jo ne Gjermani.

                          1. K
                            Karkalec deda

                            Shum i saktë, po të vazhdojmë me konfederara, i bie shpija vjeter me boj të re si kalec deda. Po këto janë, po ajo qime po ai mentalitet, o me mu, ose armiku i popullit, marë nga huqet e enver hoxhës. Ke një gjykim të ftohtë dhe kushdo edhe pse në bythë kanë majasillin si kaleci dedës, u ka ikur koha treshes 33 vjeçare.

                            1. B
                              Babaxhan

                              Me berishen nuk merren ushtaret e tij dhe mos prisni qe ta arrestojne.Populli po ai qerrata e ka vendin ne burg.burg.burg

                              1. R
                                Real

                                Po hezitojne se jane te krimbur ne korupsion dhe vjedhje, dhe Berisha i ka te gjithe ne skanerin e tije dhe i njeh me rrenje dhe dhemballe. Po hezitojne se jane zagare te pushtetit te sektit te ripjelljes.

                                Lini një Përgjigje