''Zihen në parlament dhe flasin me mesazhe'', Kadilli: Shqiptarët e rrëzuan njëherë Berishën, duan dikë tjetër

27 Nëntor 2023, 16:46Politika TEMA

''Zihen në parlament dhe flasin me mesazhe'', Kadilli:

Ish-deputeti, Fatbardh Kadilli akuzoi klasën politike se pas debateve në parlament, flasin me mesazhe dhe janë në një komunikim krejt normal me njëri-tjetrin, pavarësisht se në sy të njerëzve ndajnë mendime të ndryshme.

“Ne u rrëzuam me një milion vota duke qenë në pushtet. Pse? Për korrupsion, konsum dhe dështime. Tani, po i njëjti njeri i thotë shqiptarëve ‘më votoni mua se unë nuk jam aq i keq sa Edi Rama’.

Po je i keq mor zotëri! Shqiptarët të rrëzuan njëherë, shqiptarët duan diçka tjetër. Prandaj Edi Rama lufton që të jetë Sali Berisha atje, sepse është një betejë që e ka fituar me të, sepse nuk vjen si opozitë e pastër dhe e re, vjen si opozitë e vjetër, e diskretituar, e mundur radhazi nëpër gara.

Mjafton të shohësh sapo bie perdja e parlamentit si ndryshon toni i komunikimit midis deputetes dhe ministrit, mjafton të shohësh se si kur ka mbaruar biseda takohen e qeshin nëpër stadiume apo në Bllok, apo Lalëz. Pra, janë në të njëjtën varkë. Ajo varkë po fut ujë nga sistemi i drejtësisë,” – u shpreh Kadilli në një intervistë për Euronews Albania.

5 Komente

  1. A
    Atdhetari

    Ky Kadilli duket I mire per Kreuk e OPOZITES I vetmi qe ka guxim qe del kunder Berishes Kadilli munt ta ngrej OPOZITEN Jo Berisha, Luli e META Keta LEGENA nuk I Do Populli

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kadillbuzpidhi

      Mire e ke ti or vella …te gjithe jashte valles kercejne bukur , kur futen ne valle sekreti , dhe sekreti eshte se ky kur qe deputet qe nje vemje dhe konosh i Saliut ….tani na ben asnjanesin , na ben te gjithditurin , te zgjuarin ….atje qe , cberi ? Asnje gje …..vemje dhe ky ….eshte me te gjithe dhe seshte me asnje ….

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shaqo

      O Kadill, po cfare thua o truthare, te mos flasin, te zihen, t'i shkulin floket njeri tjetrit? Cfare llogjike paske ti o ish pretendent, keshtu te behet Shqiperia, pa folur e biseduar me njeri tjetrin, duke u pare si armiq? Deri tani, midis jush nuk gjendet nje person i vetem qe te kete tjeter alternative, pervec sherrit.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fuad Cela Verzheshtes

        Ky Kardilli eshte aty se kane cuar Spiunat e Sigurimt te Shtetit Genc Ruli dhe Artan Hoxha. Keto spina kur u bene Ministra me 1992 Kadillin e zgjodhen si korier , sherbetore , tani e kane cuar te perfaqsoje ndryshimi......!!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fuad Cela Verzheshtes

          Ky Kardilli eshte aty se kane cuar Spiunat e Sigurimt te Shtetit Genc Ruli dhe Artan Hoxha. Keto spina kur u bene Ministra me 1992 Kadillin e zgjodhen si korier , sherbetore , tani e kane cuar te perfaqsoje ndryshimi......!!!!!!!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje