Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Këshillin e Atlantikut për të diskutuar mbi sfidat e rajonit, teksa është ndalur edhe te marrëveshja me Italinë për procesimin e emigrantëve ilegalë.
Rama u shpreh se do të jetë vetëm një qendër për emigrantët dhe do të ketë po ashtu një terminal pritjeje për emigrantët që do të procesohen në Shqipëri.
Ai shtoi se shifra e 36 mijë emigrantëve është bazuar në idenë se do të procesohen çdo muaj 3 mijë persona, gjë për të cilën Rama u shpreh se nuk ishte i sigurtë nëse do të ndodhte.
Sakaq, ai shtoi se “zhurma” rreth marrëveshjes erdhi vetëm sepse Shqipëria nuk është një vend i BE-së, sepse sipas tij, nëse marrëveshja do të firmosej me një vend të BE-së “askush nuk do ishte humbur një minutë duke folur për të”.
“Është një qendër dhe një terminal pritjeje në kufi ku emigrantët do të regjistrohen në momentin që hyjnë. Së dyti, 36 mijë është një numër i imagjinuar me dëshirë, bazuar në idenë që ky proces do të jetë proces që do të punojë si orë zvicerane, duke përpunuar çdo muaj 3 mijë emigrantë. A do të ndodhë kështu? Nuk jam i sigurt.
Edhe nëse do të jetë kështu, çështja është që kjo qendër pritjeje do të ketë vetëm 3 mijë vende, qendra është vetëm për 3 mijë persona. Do të ndërtohet 100% në kriteret që BE ka hartuar për këto qendra. Arsyeja pse ndodhi kjo zhurmë është se Shqipëria nuk është anëtare e BE-së.
Është quajtur me gjithë emrat e papërshtatshëm, nga Guantanamo te shkelja e të drejtave të njeriut. Nëse marrëveshja do ishte me një vend tjetër të BE-së, askush nuk do kishte humbur një minutë duke folur për të, jo më të zinte kaq hapësirë në ekrane. Mendoj se kjo është e trishtë pasi tregon paragjykim.
Vendet e BE-së nuk tregojnë një solidaritet të tillë, ne e tregojmë, ndaj i shoh këto kritika me këtë perspektivë”, tha Rama.
Pra megjithese nuk e ke per detyre ngritjen e nje kampi te tille ne territorin shqiptar, ti e merr persiper ngritjen e nje qendre te tille qe te pakten nuk sjell ndonje impakt pozitiv per vendin, duke u sjelle si pronar i vendit dhe jo miremenaxhues i tij. Ne nuk kemi asnje detyrim ndaj Italise, perkundrazi per turpin e saj dhe pafytyresine e weverive shqiptare, perfshire tuajen, Italia akoma mban peng simbolet e mbreterise shqiptare te dorezuara ( rrembyera ) nga nje grup italofilesh kryesuar nga Verlaci ne kohen e pushtimit Italian te Shqiperise. Pra ne nje fare menyre jane pergjegjes per rrezimin e pushtetit legal ne Shqiperi dhe sjelljen e regjimit diktatorial komunist qe filloi te lulezoje gjate periudhes se pushtimit Italian.
trap mashtrus demagog... : nuk pyete ligjin/ kuvendin nuk je vec kosh i plerave te Evropes nuk je ndryshe nga Berisha vec dhi e zgjebosur qe vetem leh si qen... lol.... si kokonja jote Erion dhe ben tigrin si Ahmetaj..... lol
Mos degjo llafazanet profesional, marreveshja me Italine nuk perbene asnje problem per shqipetaret pervec atyre qe duan te pengojne miqesine me te, ne jemi sh mirenjohese Italise per cfare ka bere per Shqiperine dhe ky bashkepunim eshte nje minimum ne kotributin tone per te qene prane saj..
Po more amerikan , te drejte ke , por keta nuk jane vetem llafazane , jane kokeboshe , injorante , analfabete funksionale , si ky me siper Kaleci , qe i mungon tre cereku i trurit . Dhe eshte per t'u habitur qe , pjesa me injorante , me e pa shkolluar , me e pa emancipuar e vendit dhe e popullit , me shkaterrimtaret , me zjarvensit , bejne pjese ne opoziten e non grates . Ja ku e ke Kalecin , sikur mrekullira te beje Rama dhe qeveria e tij , ai nuk i ndahet e nuk i ndahet perbindeshit te Vicidollit , a thua se Saliu i ka bere te jemen . Keta , nje grusht njerzish kane mbetur , neve te Rames dhe kunder qoftelargut , jemi me qindra mijera , por ata , edhe pse aq pak , shkruajne te gjithe neper forrume , ose nga dhjete here sejcili duke vjelle vrerin qe i mundon . Rini rehat , a derezinj , se neve ju hame te gjalle po te duam .
E ktheve shqiprin në kosh plerash mor qurrash . Pak ësht. Ata spo ti sjell deti o kërmë