Presidenti Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të zhvilluar me rastin e 25-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, është shprehur se vendi ynë ka bërë hapa të dukshëm për reformën në drejtësi.
Begaj tha se Kushtetuta e vitit 1998 është shprehje e aspiratave të popullit për një Shqipëri më demokratiek dhe europiane. Sipas presidentit kjo Kushtetutë është edhe tregues i profesionalizmit të lartë të ekspertëve shqiptarë të mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë, ku një rol të veçantë ka lujatur edhe komisioni i Venecias.
Kreu i shtetit thekson se ky komision ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për demokracinë dhe forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Fjala e plotë e Begaj:
''Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen”- siç theksohet në preambulën Kushtetutës, 25 vite më parë, me referendum, shprehëm vullnetin për të miratuar ligjin themeltar të shtetit.
Kushtetuta e vitit 1998 është shprehje e aspiratave së popullit tonë për një Shqipëri demokratike e evropiane. Kjo Kushtetutë është edhe një tregues i profesionalizmit të lartë të ekspertëve tanë, të mbështetur e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, ku një rol të veçantë ka patur edhe Komisioni i Venecias.
Ndër vite, ky komision ka dhënë kontribut të rëndësishëm për demokracinë dhe forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Opinionet e tij të vlefshme dhe këshillimet e vazhdueshme mbi parimet kushtetuese, balancën e pushteteve, zgjedhjet, pavarësinë e gjyqësorit, drejtësinë kushtetuese dhe mbrojtjen e lirive themelore kanë qenë vendimtare.
Shpallja e Kushtetutës së parë pas rënies së diktaturës komuniste u bë në një ditë simbolike dhe shumë të rëndësishme, me 28 Nëntor, ditën e Pavarësisë, duke hedhur themelet e shtetit të së drejtës dhe konsolidimit të demokracisë.
Ajo është jehonë e përpjekjeve tona në shekuj për të ndërtuar një shtet modern.
Parimi i shtetit të së drejtës është një nga elementet themelore të sanksionuar në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ky parim përbën një kusht të domosdoshëm për funksionimin dhe zhvillimin e një shoqërie të lirë, për paqen, mirëqenien, kulturën, solidaritetin shoqëror dhe respektimin e vlerave të demokracisë.
Po kaq me rëndësi është edhe parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, që përbën thelbin e ekzistencës dhe mirëfunksionimit të shtetit të së drejtës.
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në Kushtetutën tonë reflektojnë në mënyrë të plotë standardet Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Deklaratën Universale pë këto të drejta.
Kushtetuta jonë arriti që t’i paraprijë dhe të parashikojë procesin e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë, që lidhet ngushtësisht me parimet e shtetit të së drejtës dhe sovranitetit shtetëror. Nëpërmjet kësaj Kushtetute u arrit të sanksionohen dispozita të rëndësishme, që vendosin parimet bazë për përgatitjen dhe legjitimimin e integrimit të Shqipërisë në aleancat ndërkombëtare, duke i çelur rrugën anëtarësimit në NATO dhe procesit të integrimit në BE.
Natyrisht, Kushtetuta, si dokumenti themelor i një shteti, duhet të jetë e qëndrueshme në kohë dhe të japë garanci për jetëgjatësinë e saj.
Rishikimi i Kushtetutës, për shkak të zhvillimeve e të realiteteve të reja, duhet vlerësuar me kujdes, maturi dhe ekspertizë, duke mbajtur në vëmendje të ardhmen tonë evropiane, parimet themelore dhe shtyllat kryesore të saj.
Ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 sollën ndryshime në sistemin e drejtësisë, si: reformimin e organeve ekzistuese dhe krijimin e strukturave të reja, me qëllim forcimin e pavarësisë dhe rritjen e llogaridhënies së organeve të drejtësisë.
Referuar Progres-Raportit të këtij viti, Shqipëria ka bërë hapa pozitive në reformat që ka ndërmarrë, veçanërisht në reformën në drejtësi, e cila po jep rezultate të dukshme, duke kontribuar gjithashtu në ecurinë e procesit të integrimit evropian.
Pavarësisht arritjeve, sot sistemi i drejtësisë po përballet me një sfidë të madhe për shkak të numrit të madh të çështjeve që gjykatat kanë në shqyrtim. Afati i arsyeshëm, si element i rëndësishëm i procesit të rregullt ligjor, përbën një të drejtë kushtetuese themelore të individit dhe të gjithë së bashku duhet të mendojmë zgjidhje sa më shpejta dhe efektive.
Synimi kryesor mbetet që drejtësia të afrohet pranë qytetarit me efektivitet, barazi para ligjit, transparencë dhe garanci në respektimin e të drejtave të tyre themelore.
Zonja dhe zotërinj,
Të gjithë kemi përgjegjësinë dhe detyrën të jemi garantë të Kushtetutës dhe normave themelore që ajo pasqyron. Respektimi i saj ndihmon drejtpërdrejtë, si në rritjen e cilësisë ligjvënëse, ashtu dhe të kontrollit kushtetues.
Sot është dita për të vlerësuar edhe kontributin e Gjykatës Kushtetuese, si garanti kryesor i respektimit të normave kushtetuese. Drejtësia kushtetuese dhe roli i kësaj gjykate këto vite, ka ndihmuar në tre drejtime të rëndësishme që lidhen me: parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve; parimin e sigurisë juridike; mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.
Natyrisht, kemi ende shumë punë për të bërë, sidomos në drejtim të integrimit europian, që mbetet objektivi ynë parësor.
Progresi është i vazhdueshëm, por dhe me sfida të reja, për të cilat kërkohet një angazhim maksimal nga të gjitha institucionet për harmonizimin të plotë legjislacionit tonë të brendshëm me atë të BE dhe nxitjen e reformave të nevojshme në të gjitha fushat, për të finalizuar sa më të shpejt anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian.
Të vetëdijshëm për historinë e shtetformimit dhe vlerat e vendit tonë, ne duhet të mbrojmë parimet e sanksionuara në themel të Kushtetutës. Të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë për mirëqënien e vendit dhe të qytetarëve tanë për një të ardhme që siguron funksionimin e shtetit të së drejtës, duke garantuar respektimin e të drejtave themelore të njeriut.
Dhe dua ta mbyll fjalën time me atë çfarë e fillova, që është e shkruar në Preambul: “ Ne, populli…” të gjithë ne këtu në sallë, dhe ata që kanë përgjegjësi për të ardhmen duhet të punojmë, jo vetëm t‘a dëgjojmë, jo vetëm t‘a lexojmë Preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë por edhe ta zbatojmë atë“ .
Ju faleminderit!
z.President ne vend qe ju te tregon nji fje Personaltet he flisni me realizem ,jeni bashkuar kort te Pordhaceve Hpokrte qe plerdhin aq forte per Drejtesine qe ka ber mut qe te haje .DyKrminelet me te Medhenje i ke te lire , Llallen sih Prokuroprin e Pergjthshem frymezuesi i Mafies e Trafiqeve te Krimit te Organizuar e denuar dy Vjet e siguruan pasi e qiten me Pasaporte me Itali , te shijoje Mljonat e vjedhura e abuzuar e mara nga Krimi i Organizuar , dhe asnj Pusht nuk i kerkon Shtetit Italian deportimin ne Shqiperi , edhe ate mut dhenderin e Kryekriminelit salih brrish ,qe Ju Nastradinat ee Shtett Shqiptare e mabni per Politikan ala sot , e qiten jashte kjo Drejtesia nga perpara qe flet Zotrote nderkohe qe ne Burge rrjn te akuzuar pafakte prej muajsh e vitesh Safeti kryetari Bashkise Kukes i cili per nj Gojore qe i beri nj qeflleshke tithse Cari (qe ne te gjitha nuk mundet me i then jo ) ju bashkua tufes se te burgosurve nga Putana e Dreqesise qe ti kerkon ti dhuroshe Tanga te reja si Shperblim ne fudn te vitit
Doli dhe ky eunuku i pushtetit te ripjelljes. Ky ne fakt e ka nje hall se i ka dale emri se ka ngrene nje luge apo me shume nje luge corbe te prishur dhe nuk dihet se sa do vazhdoje ta vjedh