Kuvend/ Miratohet ligji për portet turistike, PD: Ligj me porosi! Socialistët: Rrit turizmin

9 Prill 2026, 22:03Politika TEMA
Kuvend/ Miratohet ligji për portet turistike, PD: Ligj me porosi!

Propozimi që investitorët strategjikë të ndërtojnë edhe porte turistike pa iu nënshtruar procedurës së koncesionit kaloi në kuvendin e Shqipërisë me votat e socialistëve, ndërsa opozita e kundërshtoi në bllok këtë propozim duke e cilësuar si një draft të porositur. Ligji u mirtua me 76 vota socialistësh.

Një propozim i deputetes së re socialiste Zamira Sinaj për portet turistike u kthye në mollë sherri disa orëshe mes palëve në Kuvend.

Mazhoranca mbrojti ligjin me kreun e Grupit Parlamentar Taulant Balla që argumentoi se nisma do t’i japë një frymë tjetër turizmit.

Në kundërpërgjigje shefi i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e cilësoi ligj me porosi draftin, që sipas tij i shërben vetëm biznesmenëve të lidhur me qeverinë.

Propozuesja socialiste e mbrojti ligjin, i cili sipas saj ka për qëllim thjesht lehtësimin e procedurave.

Aktualisht, ligji për portet turistike, parashikon se ndërtimi i tyre bëhet vetëm përmes procedurës së koncesionit. Me ndryshimin e propozuar, për ata që kanë statusin e investitorit Strategjik krijohet mundësia që mos i nënshtrohen këtij detyrimi.

Përmes koncesionit, privati e ndërton me paratë e veta, por pas disa vitesh investimi, në këtë rast porti, i kthehet shtetit. Me këtë ndryshim ligjor, porti turistik duket se i mbetet si pronë përjetësisht privatit.

1 Komente

  1. D
    DinPak

    Shkruheni edhe nje here paragrafin e fundit! Do t'i mbetet privatit apo do t'i kthehet shtetit? Faleminderit!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje