Kuvendi tregon për sulmin kibernetik: Nuk kemi humbje të të dhënave

26 Dhjetor 2023, 12:17Politika TEMA

Kuvendi tregon për sulmin kibernetik: Nuk kemi humbje të të

Kuvendi i Shqipërisë, në një njoftim për shtyp sqaron situatën pas sulmit kibernetik që u krye dje nga hakerat iranianë.

Në këtë njoftim theksohet: “Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave.

Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit.

Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë.

Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë.

3 Komente

  1. E
    Eksperti IT

    Ju dhjefsha ekspertët e IT që keni punësuar ju........ . Të gjithë me mik. Të gjithë injorantë ........ . Fusni me mik, por punësoni të paktën 2-3 ekspertë të zotë, të cilët në Shqipëri nuk mungojnë.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      ahahahhahahahha, LOL albanistan ne qender te vemendjes..eshte shume i rendesishem.....por harron Edroga i parendesishem per Iranin...lol

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nik

        Nuk ka pune Irani kesaj radhe, por shikoni kamikazet e Berishes qe i keni ne pune ne mes te Tiranes.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje