Lajthitjet e një të prekuri që s’di as ku preket e as kush e prek!

20 Qershor 2023, 19:04Politika TEMA

Lajthitjet e një të prekuri që s’di as ku preket e as kush

Nga Namir Lapardhaja

A.Gjekmarkaj nuk e pati aspak problem të merrte gjithë thesin e fjalëve më fyese për Lulzim Bashën në vitin 2017, kur mbeti jashtë listës së deputetëve, dhe nuk u zverdh e as nuk u skuq kur “thesin e sharjeve” e ktheu ne “thesin e lavdeve” në vitin 2021, kur u rreshtua i dyti në Lezhë, e më pas kreu i grupit të punës në vend të Markut, dhe nënkryetar i PD, nga ku fitoi vendin e numrit dy të Kuvendit. Pas gjithë kësaj, Gjekmarkaj zuri një vend në “llozhën e vëzhguesit”.

Askush nuk mban mend nga ai ndonjë fjalim politik, përveç hartimeve me gjuhë urrejtje dhe përçarëse, kur herë përdor erdoganin, herë muhamedanët, herë vehabistët..., duke e dërguar veten në 'fronin e Romës', si kryeluftëtari i dijes, i së ardhmes, i ndritjes, i Europës që mezi e pret të drejtojë luftën e shenjtë ndaj së keqes.

Ky injorant politik, që deklaroi se, nëse Berisha rikthehet, ai do linte politikën, sot ka gjetur një shteg t’i dërgojë të fala atij, duke treguar se do të bëjë gjithçka që të jetë në krah të më të fortit. Ok, nuk është i vetmi këtu. Ka edhe të tjerë që e kanë parë Kuvendin si një ndërmarrje që marrin pagën, dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi politike.

Si ish-nënkryetar u tërhoq i pari nga beteja, nuk shkoi në mbledhje, nuk kërkoi mbledhje forumesh. Zgjodhi të bëjë sehirxhiun dhe sot, i drejtohet me fyerje mbledhjes së një forumi sipas të gjithë rregullave, edhe pse askush nuk u krenua aty se po largoheshin disa anëtarë.

Por, kur zgjedhin të përfaqësojnë Ilir Metën, me ç’të drejtë ai kërkon të jenë edhe në Këshillin Kombëtar të PD-së? Apo thjesht kaq kupton nga politika dhe ne nuk duhet ta marrim seriozisht?!

Sa për zupi, dupi, lupi apo pupi, është thjesht qesharake të dëgjosh një njeri, që ka mbaruar edhe gjuhë-letërsi, pavarësisht se si dhe se si ka gënjyer për shkolla të tjera, që të fshihet pas një stili që nuk bën të qeshë, e aq më pak të trondisë, as një fëmijë të klasës së pestë.

Gjekmarkaj, nëse është i shqetësuar për fatin e PD-së, duhej të ishte aty duke propozuar atë që do t'i dukej më e qartë politikisht për ringritjen e një partie që sheh qartë nga e ardhmja, pa pengje. Nëse ai nuk ka kurajo, le të mos fshihet pas hartimeve foshnjarake, e aq më shumë, të mos fshihet pas gjuhës bullizuese, pasi nuk i shkon as si profesor që mendon se ka qenë, as si deputet, as si numri dy i Kuvendit.

5 Komente

  1. L
    Ladi

    Te lumte. Sakte, qarte, paster. Ke qelluar jo ne vetull por ne sy, - thote nje shprehje e zgjuar popullore. Nje pseudo-pedagog i dale boje qe shruan si nje nxenes filloreje.

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Gjekmarkaj minimumi qe eshte e moralshme te bej te dorehiqet nga posti i n/kryetarit te parlamentit se aktualisht nuk perfaqeson asgje,ndryshe ishtee kur u zgjodh

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vjosa

        Një BRAVO të MADHE NAMIK LAPARDHAJA per portretin shume të merituar që i ke berë një njeriu (një hiçi) , ky gjonmarkagjoni nuk meriton të jete as deputet e as të edukoje Brezin e Ri.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drini qe kalon ne Lezhe

          Eshte legen prandaj sillet keshtu. Namir nuk u zihet bese tipave si Gjekmarkaj

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kastrioti

            Si ky Gjekmarkaj ka plot, nga te dy krahet, por te pd jane shume aq shume sa nuk di ke te mos quash te te tille a thua se i ka bere te gjithe nje nene,nuk kam fjale ti pershkruaj, se sa te paskrupullt jane i kalojne kufijte e imagjinates

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje