
Këshilli i Rezistencës së Iranit, që është qendra e organizatës opozitare të muxhahidinëve ka nxjerrë një deklaratë zyrtare mbi ngjarjet e sotme në manzë, si dhe ka publikuar foton dhe emrin e njeriut që ka humbur jetën sot.
Në deklaratë, muxhahidinët e kanë konsideruar ndërhyrjen e policisë shqiptare, po aq brutale sa ajo irakene e vitit 2009, ku u vranë me raketa shumë persona. Duhet thënë se ata u transferuan në Shqipëri, pikërisht përse u vranë e u prenë në Irak. Në një deklaratë zyrtare ata akuzojnë qeverinë shqiptare për terror dhe u kanë bërë thirrje SHBA që të reagojnë për t’i mbrojtur ata.
Deklarata e NCRI Paris
Sulmi i papritur nga më shumë se 1000 policë shqiptarë në Ashraf 3, martirizimi i një anëtari të MEK-ut
Më shumë se 100 persona u plagosën nga gjuajtja me sprej piper, disa prej tyre janë në gjendje kritike
Me urdhër të fashizmit fetar që sundon Iranin, mëngjesin e sotëm, rreth 1000 policë shqiptarë sulmuan Ashrafin në një sulm kriminal dhe shtypës. Ata thyen shumë dyer, dollapë dhe pajisje, dhe sulmuan banorët me gaz lotsjellës dhe sprej piper. Shumë kompjuterë u prishën ose u morën.
Si rezultat i këtij sulmi kriminal, një anëtar i Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK), z. Ali Mostashari, u vra dhe më shumë se 100 njerëz u plagosën për shkak të gjuajtjes së policisë me sprej piper. Shumë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa disa janë transferuar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Veprimet e policisë shqiptare kujtojnë sulmet kriminale të forcave të Nouri al-Maliki në kampin Ashraf në Irak midis viteve 2009 dhe 2015.
Rezistenca iraniane kërkon që SHBA, qeveria dhe Kombet e Bashkuara, të cilat kanë garantuar sigurinë dhe mirëqenien e banorëve të Ashrafit në mënyrë të përsëritur, të dënojnë këtë sjellje kriminale dhe barbare dhe të japin garancitë e nevojshme për të parandaluar këto lloj sjelljesh të jashtëligjshme që shkelin në mënyrë flagrante shumë traktate ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën për Statusin e Refugjatëve, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Bashkimi Evropian, për anëtarësimin e të cilit Shqipëria ka aplikuar, duhet të dënojë këtë sulm brutal dhe të kërkojë llogari nga qeveria shqiptare për këtë sjellje.
Muxhahedinet jashte nga Albania!
Nxirrini mor prej bythe jashte Shqiperise. Vijne ketu dhe bejne lufte kibernetike, sillen sikur jane ne vend te vet. Fusin Shqiperine ne telashe bejne dhe dengla, me demek sipas tyre qeveria shqiptare nuk ka te drejte te hyje brenda ambienteve te kampit a thua paskan shpallur pavarsine keta. Ngelem duke marre plerat qe i ngelen Amerikes ne dere, e filluam me ujguret, vazhduam me keta iranianet dhe e mbyllem (per momentin) me afganet. Ti zgjidhi vete hallet e saj Amerika, meqe dhe per hallet e shqiptareve nuk ja ndjen shume (ne veri te Kosoves).
Me kete qe kane bere keta,nje Ore dhe me pare duhet ti Perzini.Erdhen per Humanizem dhe tani kerkojne te na prishin me te gjithe.Hiqini sa me pare.
Edhe kta tashi paskan mesu lojen me kercenim per integrimin në BE....si greket etj etj, E jemi katandis qyfyrja e dynjase..
Amerikoni (Mujahedineve): arapet e mi,mos u grindni kot mos na cani c@rin,allahi ju u ka denu me dek kshq vari kkkkkkk ca ndryshimi ka do te shkoni per lesh nga duar te qeverise irakene apo nga duar birazeresh turkoshqipfoles.....una rraza una facia!
Ore jane ne terezi keta apo jo? Policia Shqiptare eshte ne territorin e saj, keta thone te mos nderhyhe! Pres me padurim se cfare do thote qeveria e SHBAse sepse me siguri nuk mund te mbroje keta vemje qe nuk e njohin mikriptjen. Sipas tyre, miku i thote te zotit te shtepise "nuk te lejoj te futesh ne shtepine tende". Ky eshte kulmi!
Miku im muxhahedin se çfar quhet dhune e di mire une qe kam jetuar gjysmen e jetes ne sistemin tjeter. Ju kuptoj fare mire por jo edhe mund te ikni gjetke nese ju dhunojne . Neve nuk na limin te iknim prandaj them
Shqipëria pse fut therrë në këmbë të shëndoshë? Pse Amerika nuk i dërgoi këta në një vend më të madh por në Shqipërinë një pëllëmbë vend? Shqipëria është e vogël dhe e varfër nuk duhet të marrë barrë që nuk mund ta bartë!