Largimi i mjekëve në Gjermani, Rama - Scholz: Të gjejmë rrugë të përbashkët, s’duhet të financojmë shëndetësinë gjermane

7 Mars 2023, 13:09Politika TEMA

Largimi i mjekëve në Gjermani, Rama - Scholz: Të gjejmë

Emigrimi i mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë ka qenë një nga cështjet që është diskutuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit gjerman Olaf Shcolz.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama tha se kjo çështje ka qenë pjesë e diskutimeve, por Shqipëria nuk mund t’i kërkojë Gjermanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor, një nga liritë themelore të BE-së.

Rama: Ne s’mund ti kërkojmë as Gjermanisë apo BE, as Britanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të atyre që duan të sprovojnë veten në fushën e profesionit të tyre apo tregjet e Gjermanisë.

Nga ana tjetër kemi diskutuar me kancelarin se si duhet të gjejmë mënyra e mekanizma që Shqipëria të mos jetë financues i drejtpërdrejte i sistemit shëndetësor gjerman.

Studentët e mjekësisë paguajnë 1/16 e kostos dhe tjetrën e paguan qeveria. Kjo është në një kohë kur të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar dhe të pakualifikuar pune. Duhet të gjejmë një rrugë europiane pasi vende si Shqipëria humbasin.

Scholz: Kjo është sfidë e madhe. Lëvizja e lirë i ka dhënë shumë qytetarëve dhe ndjesinë se s’mund të shkosh vetëjm si turist por mund t’i hipësh trenit apo avionit dhe të punosh ku ke dëshirë. Më parë ishte sfidë e madhe, sot s’është më situatë e tillë por me këtë liri sot ka edhe sfida, ndaj vendi ynë është përgjegjës që nevojën e madhe për forcë punëtore të mos e mbulojë vetëm nga BE.

16 Komente

  1. E
    Edi

    Ikin e per tu specializuar njerzit

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nela

      Mendoj se duke shkuar ne gjermani mjeket tan marin nje eksperienc

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yllka

        Uroj qe te kemi sa me shum marveshje midis nesh

        Përgjigjjuni
        1. k
          keli

          Shume i bindur qe kane per ta gjet nje rruge te perbashket per kete problematik

          Përgjigjjuni
          1. q
            qamil

            Nuk ka asgje me te mire sesa te kemi nje zgjidhje te mesme per kete teme e cila na afekton

            Përgjigjjuni
            1. e
              endi

              Nuk kane pse te emigrojne me per ne gjermani sepse tashme Shqiperia e jep mundesin e punesimit per te gjithe

              Përgjigjjuni
              1. g
                gjeno

                Po pse mos te ikin m se anej specializohen te rinjte

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mondi

                  Te gjithe te rinjte mund te zgjedhin rrugen e cila fo ju siguroje te ardhura materiale te mira

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    titi

                    e vertet shume gaim bejn qe ikin nga shqiperia

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tosi

                      pagat jan gati njesoj se kuptoj pse largohen

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Beta

                        Tashme secili nga ne ka mundesi te shumta per te punuar e studiuar si ktu e si jashte

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Jani

                          E vertet eshte shume mire e ka then,te punojne ne vend pasi sot kemi plot mundesira pa qene e nevojshme me ik jashte

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            Oni

                            Le te ikin jahste te speccializohen e me pas te vijne ne Shqiperi,pse jo

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Erdogan

                              Levizje "E lire"! Veriu i Evropit mendon vetem per interesat e tyre. Jugu duhet te bashkepunoje po ashtu. Sidomos Greqia me ish Ilyret sot Arnautistane. Kur do ti vijne Mendte Arnautistanit do jete shume vone.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                D.Didani

                                Shume bukur!!! Do marre gjermani nje mjek p.sh. Le tja blej shtetit shqiptar diplomen!! Ne se mjeku ka paguar per shkollimin e tij 1/16...i takon qe 15/16 tja paguaj shteti gjerman shtetit shqiptar qe ka shpenzuar p[er kete mjek....OK?!....dhe pastaj, po Le ta marre!~

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pilaf Scholz

                                  Gjermania duket si nje shtet qe nuk ben pjese ne Europe, por ne Arabi e me tej.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje