Largohet Soreca: Në 3 muaj kemi përmbushur misionin për të mbështetur Shqipërinë drejt integrimit

15 Nëntor 2023, 18:08Politika TEMA
Largohet Soreca: Në 3 muaj kemi përmbushur misionin për të

Ambasadori i komanduar i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka përfunduar sot detyrën e tij në vendin tonë. Në një postim në rrjetet sociale, ai është shprehur se në këta 3 muaj ka përmbushur misionin për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit.

“Ishte një nder dhe kënaqësi të drejtoja sërish ekipin e madh të Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Në tre muajt e fundit, ne kemi përmbushur shkëlqyeshëm misionin tonë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. 

Faleminderit shumë për përkushtimin dhe qëndrueshmërinë tuaj! Vazhdoni punën e shkëlqyeshme derisa të bashkoheni me BE-në!”, shkruan Soreca, krahas postimit të disa fotove me stafin e delegacionit.

Kujtojmë se Luigi Soreca u rikthye në 1 shtator në krye të delegacionit të BE-së në Shqipëri, pas largimit të Christine Hohmann.

4 Komente

  1. X
    XXXL

    Hajde prap se Shqiperia eshte thesar dhe ke pidh sa te duash.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fuori serpenti

      o ooooooooooooooooooooooooo

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhoxhi

        Të gjithë thonë se Shqipëria ka përbushur shumë gjëra dhe duhet të futet në BE opozita me në krye Ramën dhe Metën thonë që Rama duhet "varur".Kë duhet të besojmë ne mund të na thoni?

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhoxhi

          Jo Rama por opozita me në krye Berishën e Metën...Më falni për gabimin..

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje