
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës gjatë protestës së Partisë Socialiste në 21 Janar të 2011-ës, duke konkluduar se vrajsa u krye nga shteti dhe nuk u zbardh nga drejtësia në Shqipëri.
Në Asamblenë e PS në Dibër, Rama tha se “21 Janari” është një krim që drejtësia vonon, por që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Sipas tij, shteti vrau qytetarët e tij me urdhër nga “maja e zinxhirit''.
“Gjykata e të Drejtave të Njeriut praktikisht dje nxorri vendimin duke e rrëzuar të gjithë procesin fars që është realizuar në Shqipëri për 21 Janarin. Të ishte gjykuar zinxhiri i komandimit, nuk është fjala për civilë nga plumbat që dolën nga foletë e armëve, aty janë qëlluar pafundësi plumbash, ndaj protestuesve që nuk paraqisnin asnjë rrezik për askënd.
Si ka mundësi që pushkët e shtetit vranë qytetarë të këtij shteti. Si pasojë e hapjes së këtij zjarri të komanduar nga maja e zinxhirit, ky vend nuk pa asnjë lloj drejtësie.
Ky vendim i GJDNj është mishërimi më konkret i shprehjes drejtësia mund të vonojë, por drejtësia nuk harron. 21 Janari është një nga ato krime të cilat mund të ndodhë që vonesa e drejtësisë të jetë më e gjatë se drejtësia e vonuar, por është një nga ato krime që kurrën e kurrës nuk mbetet pa ndëshkuar.
Është një krim shtetëror, një krim me urdhër të drejtpërdrejtë qeverie, dhe të paligjshëm. Ky vendim është një tjetër kulm në një rrugë të re që sapo është hapur për drejtësinë në Shqipëri”, u shpreh Rama.
Po o komandant Edi po. Hiqe nga mendja se do mashtosh kete popull. Populli ta dha voten vetem per nje arsye...se premtove te futesh ne burg Saliun. Por ti Saliun e bere krushk, ortak, baba, vella etj...PO mor PO...Saliu do shkoje ne burg por jo nga ty , se po te jete per ty Sala mbreteron 100 vjet...por do shkoje nga Amerikanet...ata qe I thone djathit djathe, ndersa ti I thua gjalpit sallam... Tani kakarrit si ai gjeli maje plehut...ti mor Ed ata kriminele qe vrane ne bulevard I ben kryetare bashkie...KY JE TI O MONSTER BASHKE ME SALIUN DHE LIKEN TEND...