Legalizimet, Rama: Zyra juridike në bashki për të ndihmuar qytetarët (VIDEO)

3 Prill 2026, 16:10Politika TEMA
Legalizimet, Rama: Zyra juridike në bashki për të ndihmuar

Kryeministri Rama tha se bashkitë duhet të ngrenë një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën në mënyrë që ajo të ndërtojë planet e legalizimit dhe përcaktimin e zonave prioritare.

“Kadastra, në bashkëpunim me çdo bashki, por këtu duhet angazhimi juaj, të ndërtojë planet prioritare të legalizimit. Në mënyrë që të legalizojmë procesin dhe ta bëjmë më të drejtë e transparent për aplikuesit duke vendosur një sistem ku ata që kanë aplikuar më parë janë të parët për të marrë përgjigje, po ashtu përcaktimi i zonave prioritare. Të kemi një punë të përbashkët dhe të koordinuar më të mirë. Duhet patjetër që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën. Ka shumë ankesa për kadastrën, por shumë prej tyre vijnë nga moskryerja e aplikimit në mënyrë të rregullt ligjore. Nuk ka asnjë problem që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike enkas për shërbimin e kadastrës dhe legalizimeve. Është diçka që do të lehtësojë maksimalisht qytetarët në mënyrën e kuptimit sesi bëhet një legalizim. Këtë do ta ndjekë ministri i Pushtetit Vendor”, tha Rama.

3 Komente

  1. A
    Avokati

    Zyra juridike në vashki ka 100 vjet që funksionon, por jo për të ndihmuar qytetarët..... Qytetarët prapë tek avokatët do të shkojnë. Ndryshe le të rrinë në pritje tërë jetën.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ermal

      Nuk jane pengese zyrat o rame, pengese jane zyrtaret hajdute o rame!

      Përgjigjjuni
      1. Kane qe ne gusht qe erdhen me bere matjet neer shtepia ketu ne laprake,gjasme per legalizime,qe nga gushti skemi mare asnje pergjigje,askush jo vetem une,ishte thjesht propaganda edhe mbaroi aty,sot nje legalizim kushton mbin10.000 euro falas nuk behet asgje ne kte vend te korruptuar

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje