Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

25 Dhjetor 2024, 19:00Politika TEMA
Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Nga Ylli Pata

Mjedisi radikal opozitar në Shqipëri është interesant, madje shumë interesant pasi është detyruar të shpërndajë një narracion të sforcuar, legjenda urbane të pafund dhe fantazi të shfrenuar.

Vetëm e vetëm sepse ashtu siç është, ky formacion stonon, nuk mund të dalë pa filtra instagrami apo tik-toku para publikut. Thjesht sepse liderin e ka të ndëshkuar nga Perëndimi dhe të pandehur zyrtarisht nga SPAK.

Megjithatë, Sali Berisha me partinë e tij me vulë dhe deputetët e 2021-shit, ka arritur të marrë një primat mediatik të opozitës, i cili realisht nuk mjafton në bindjen edhe të militantëve radikalë. Të cilët, edhe pse radikalë, janë me sy, veshë e mendje që kuptojnë shumë mirë çfarë po ndodh.

Kuptojnë jo vetëm paktet e Sali Berishës me Edi Ramën për mbylljen e listave siç ndodhi nga vendimi i Kushtetueses, apo edhe nga amnistia e përbashkët e të dënuarve apo të akuzuarve nga SPAK. Por kuptojnë edhe aferat ekonomike dhe financiare për kulla e interesa ekonomike.

E siç ka ndodhur këto 34 vjet, kur kemi parë ethet e arit të John MCcgou-t, çekut të bardhë e lloj lloj thagmash, nuk kanë mbetur prapa edhe sot përrallat dhe legjendat e netëve të dimrit.

Nuk është një, por ka disa, që po t’i dëgjosh, natyrisht që edhe mund të argëtohesh, por kur mendon se këto në mos i besojnë por i artikulojnë militantë të opozitës, kupton se ka arsye përse arsyeja s’puth në këtë nahi.

Legjenda më e çmendur dhe ekstreme është mjaft argëtuese. E dalë nga “shërbimi sekret i enturazhit të doktorit” ngjan si përralla me arin e John MCcgou-t n 1992.

Por që përsëritet ditë për ditë nga agjipropët dhe militantët e zellshëm, aq sa kanë mbetur në terren. Sipas kësaj legjende, në 21 janar, Edi Rama ikën, madje rrëmbehet me helikopter nga amerikanët, kurse doktori edhe pse është non grata e s’ka vizë, do të marrë pjesë në inagurimin e Donald Trump përpara Kongresit të SHBA-së.

Altin Dumani do të shkarkohet së bashku me prokurorët e tjerë të SPAK e në krye të institucionit që do të quhet “Me duar të pastra” do të vihet Argita Berisha. Edhe pse fantazmagorik, ky version qarkullon prej javësh në mjediset fanatike të berishjanëve në terren, ku natyrisht edhe ata që e përsërisin nuk e besojnë.

E përcjellin thjesht si një taktikë diversive, disa pa ndonjë koshiencë se pse, disa që e dijnë mirë se e gjitha kjo bëhët për të balancuar tërë atë mal akuzash e problemesh ndaj doktorit.

Por përveç këtij version “ekstrem” ka edhe një version “liberal” apo “centrist” sipas të cilit, Sali Berisha, në bashkëpunim me amerikanët do të zgjedhë një kandidat për kryeministër, që vjen nga Uashingtoni. Madje i kanë gjetur edhe një emër dhe mbiemër. Nanaj e ka mbiemrin, e thonë vjen nga Durrësi. Si trageti që do të sillte ndihmat në vitin 1992 pas fitores së PD-së.

E gjithë kjo narrativë vjen natyrisht nga një thatësirë totale idesh dhe një moral i rrëzuar i mbajtjes me dhunë o thjesht të një dinosauri politik siç është Sali Berisha, por i një të akuzuari për korrupsion dhe i ndëshkuari nga SHBA dhe Britania e Madhe për tre njollat më të mëdha që një politikan mund të mbajë në ballë: korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë.

Për një mendjen normale e gjitha kjo duket një fantazi apo budallallëk, por ja që ndodh dhe po dnodh përditë politikisht në një zhvillim, ku siç po shikohet do të shkojmë më 11 maj për të pasur si alternativë: Riciklimin apo katërmandatëshin.

9 Komente

  1. D
    Doktor mos harro Meten,se po vuan i shkreti

    Kam degjuar se Blinken do ta sjellin me avion te posacem per ti bere gjyqin ne Shqiperi.Ndersa per Angline do te mblidhet parlamenti per te anulluar vendimin perfundimtar per non-graten.Ketu Berisha do te tregoje meshire dhe do ti amnistoje funksionaret e ministrise jashtme angleze.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Amerikani

      Keta injorante qe mbeshtesin Sali Berishen mendojne se Amerika, ate qe dhjete ne hale ne mengjes, do e haje si lunch(dreke) ne dreke...Ameika or koqe kanari nuk eshte si katunaret e Vicidolit(VV): genjeshtare dhe mamashtruese qe zanatin me te mire kane genjeshtren, vrasjen mbas kraheve dhe poshtersine...Per ne qe jetojme ne Amerike dhe njohim mire Ameriken, kjo eshte nje ofendim sepse amerikanet identifikohen si njerez mashtrues, qe dredhin fjalet si pordhet, njelloj si hajdutet, vrasesit dhe kriminelet e VV. Amerika eshte si ata burrat e kuvendit qe kur thone fjalen, puna ka mbaruar... Boll mo!

      Përgjigjjuni
      1. e
        es as

        0 sali. te hengret. tenjea. e ke te ligen. nga brenda. o sali. o kiminel. prite. burgun. se po te vjen se do ti hash. menderen. rames. dhe veliat. te fala like hajdutit

        Përgjigjjuni
        1. J
          Joni

          C'name cate koken me keto aludime per kete kufome.

          Përgjigjjuni
          1. W
            Washington

            Si harxhoni kohen me nje kriminel qelbesire serbe

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjeli

              O Sali o pic derr

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pty

                Fuck bastardeve berrishjane! Viti I ardhshem do i gjeje ne burg....

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Edi

                  Ashtu si Adriana Kalaja,pas njEë meikapi me karabojë,ishte bërë Mis PD,SUPERYLL NË PROTESTËN E FUNDIT. Edhe Sali Berisha Skizofreni që turpëroi dhe po turpëron,racën shqiptare në sy të botës,DO BËHET KRYEMINISTËR Është heta e patë më botë kur shërbimet srkrete urdhërojnë që njerzitne ture të luajnë rolin e SKIZOFRENIT PËR TË ARITUR OBJEKTIVA STRATEGJIKE.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    ME. DU.

                    Legjenda e humbjeve serike në Shqipëri

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje

                    Blog Tema