"Linçim publik i patolerueshëm!"/ PS refuzoi arrestin e Ballukut, debat mes Haxhiut dhe Këlliçit: Ku i ke argumentat për korrupsion?!

10 Mars 2026, 09:00Politika TEMA
"Linçim publik i patolerueshëm!"/ PS refuzoi arrestin e

Mazhoranca socialiste ka refuzuar kërkesën e SPAK për ti hequr imunitetin Belinda Ballukut. 

Lidhur me këtë çështje, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, kanë debatuar deputeti i PD, Belind Këlliçi dhe analisti Baton Haxhiu. 

Sipas Këlliçit, Rama po mbron Ballukun dhe SPAK ka vërtetuar se ajo u ka bërë presion dëshmitarëve, ndaj i duhej hequr imuniteti për t'u përballur me drejtësinë. 

Ndërsa analisti Baton Haxhiu, deklaroi se ndaj Ballukut ka patur linçim publik dhe nuk është respektuar parim i prezumimit të pafajësisë. 

Baton Haxhiu: Më thuaj argumentet juridike pse duhet hequr imuniteti? Përmendët 16 mijë faqe. Një prokurori që vendos 16 mijë faqe në tryezë, e konsideroj jo serioze. Do të doja të vendoste dy faqe dhe të vendosë argumentet e korrupsionit. Ju ku i keni argumentet tuaja për korrupsion?

Belind Këlliçi: Këto nuk janë argumentet tona, të PD-së.

Baton Haxhiu: Çfarë keni gjetur në dokumente meqenëse keni patur rast ti shihni?

Belind Këlliçi: Janë 16 mijë faqe, që në kërkesën zyrtare janë përmbledhur në 41 faqe. Meqë kanë dashur me shumë detaje anëtarët e PS, kanë vënë në dispozicion 16 mijë faqe. Sipas dijenisë time, të gjitha aktet shkojnë në 60 mijë faqe. Për sa kohë është e faktuar nga prokuroria, me përgjime nga prokuroria, që çdo ditë pas momentit të parë të komunikimit të akuzës fillestare, që nëse Balluku do të jepte dorëheqjen dhe do të pranonte verdiktin e SPAK që në dhjetor, kam përshtypjen se kjo situatë nuk do të agravonte deri në këtë pikë. SPAK ka faktuar që zonja në fjalë, kur ka shkuar në zyrë, ka vijuar të intimidojë dëshmitarët, ka shkuar të prishë prova. Është e njëjta qasje, akuzë, logjikë, që kemi përdorur në protestat e Bashkisë Tiranë, ku thoshim kreu duhet të largohet pasi prish provat. Është faktuar nga SPAK, nuk besoj se ka një prokuror që ka kurajon apo guximin, apo është aventurier, që të kërkojë arrest për numrin dy të shtetit, bazuar në thashetheme. As në Afrikën qëndrore nuk ndodh.

Belind Këlliçi: Është shkelja e barazisë në tendera, është e faktuar, kur ka shpallur tenderin e tunelit të Llogarasë, ka kërkuar anullim, pastaj është zhvilluar takim bashkë me kryeministrin me kompaninë, pastaj është hapur tenderi me 50 mln euro më shumë, e ka fituar tenderin kompania turke. 99.9% i ka bërë kompania fillestare shqiptare që fitoi tenderin herën e parë. Në rastin e Unazës së Madhe janë të faktuara komunikimet që ajo shpërndan fituesit e loteve. Ne duhet të qëndrojmë te prezumimi i pafajësisë, por ky njeri kaq i fuqishëm, që prokuroria tregon përgjime se si janë intimiduar dëshmitarët, nuk mund të qëndrojë në zyrë.

Baton Haxhiu: Po kthehemi te një kronologji e ngjarjeve. Prokuroria nuk ka qenë  e penguar të marrë të gjithë dokumentacionin në ministri dhe i ka marrë. Dosja e kësaj ministrie ka qenë në prokuroi një vit e gjysëm apo dy, para akt-akuzës. Kur janë bërë nga arkiva e ministrisë në arkivën e prokurorisë, nuk e di si mund të prisheshin provat. Ti thua për prezumimin e pafajësisë, por është vijë ndarëse mes shtetit ligjor dhe linçimit publik. Ky është gabimi që SPAK ka bërë. Mosbesimi që ka krijuar, ka përhapur apo ka ndërtuar rrëfime, që janë linçim publik, gati të patolerueshëm. Kjo është shumë serioze.

Belind Këlliçi: Nëse keni prova, faktojini këto.

Baton Haxhiu: Provat janë nga dosja, ju kanë dhënë mediave të caktuara, që pastaj është bërë linçim publik.

Belind Këlliçi: Dosja nuk është sekret hetimor. PD ka qëndruar tejet korrekte dhe strikt kërkesës së SPAK, që asnjë akt i konsideruar sekret, të mos bëhet publik, pasi mbajnë përgjegjësi penale deputetët.

Baton Haxhiu: Jam i parimit që prokurorinë dhe sidomos gjykatën, ta çojë në qiell lëndën e vet ose vitet e dënimit, por ajo që kam problem është që ndonjëherë duhet ta mbrojmë drejtësinë e pavarur, nga drejtësia e nxituar. Kjo prokurori e ndërtuar me shumë mund dhe lekë, shumë lehtë mund të jetë e nxituar dhe kjo drejtësi e nxituar humb besimin dhe nuk e kthejmë dot kurrë më. Këtu duhet të kemi kujdes. Nuk kam problem që njeriu i korruptuar të dënohet. Por nëse vepra penale që parashikojnë 2 apo 3 vjet, nuk duhet të prezumohet pafajësia dhe pastaj të kemi linçim publik dhe pastaj të bëjmë dënimin publik. Prokurori nuk mund ta thotë ashtu në një ambjent si Parlamenti. Korrigjues duhet të jetë gjykata. 

Belind Këlliçi: Prokuroria e ka shprehur qëndrimin, që kemi të bëjmë me shkelje ligjore të përsëritur 9 herë që dënohet çdo herë 4 vite dhe në total mund të shkojë deri në 36 vite. Ata kanë qenë të qartë në raport me hetimet që kanë kryer.

21 Komente

  1. M
    Maro

    O Baton shiko so jepet doreheqja ne perendim. Pa nje pa dy.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Opozitar

      Kush ta tha ket Belo Balluku qe lehte si qen tek dera e bashkise me pagese ?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me Belon PD do bjere ne 5% mbeshtetje

        Belo esmeri sy venger, e ka dosjen hapur ne Spak, dosje qe Saliu ja tond jevgut nese nuk ciceron edhe ne gjume.

        Përgjigjjuni
      2. t
        tarras

        Belo duhet te jepte doreheqje qe kur humbi zgjedhjet por eshte i paftyre

        Përgjigjjuni
      3. C
        Ceno Klosi

        Po keta pse zihen? Te dy jetojne me rroge nga Belinda! Mos e kafshoni doren qe ju ushqen o mosmirenjohsa!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hans Klosi

          Belinda e ka kullufitur doren dhe gjithe trupin e atij qe e ushqeu. O Cenooo

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lindi

          PD istat duken shumë budallenj. Ndoshta s'janë po duke mbrojtur të pavërteta duken gomerë.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Silvi

            ky belo ezmeri eshte sherr shejtan, ne mengjes ne PD dhe ne darke ne shtepi me PS

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lazar

            ky idioti klinik i belindit nuk shifet me sy, del derrdellit gjithe diten per interesa personale

            Përgjigjjuni
            1. K
              Klinika Estetike Vitrus

              po sa i shpifur asht ky belind me vetulla te heqme, me baseta te holla, buzetrash e thuthuq puuuuuuuuu o zot i madh

              Përgjigjjuni
              1. L
                Landa

                Se eshte vete i korruptuar prandaj llafos cdo dite, ik jep doreheqjen belo mos bej parimorin kot

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ajuto

                  Gjifto pulla dirdaman oh aman. aman aman.Nesti Angoni gjift

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fufi

                    Sy permbysur i shpifur

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Yyyppp Xhixhi

                      Hajde Belo kari hajde. Dmth sipas Belos, prishja e barazise ne tendera qe shkon maksimumi 4 vjet, here 9 raste, bejne 36 vjet. O tempora o mores cfare idiotesh kemi ne Parlament dhe ne Spak. Nje person vret dike dhe denimi mund te shkoje mesatarisht 10-15 vjet, Belo kari dhe Premc idioti na thone qe shkelja e barazise ne tendera mund te denohet edhe me shume po u shpalle fajtor. Papleka vrau doktorin per Zgjedhjet e 2021 ne Elbasan, u denua 25 vjet, apeli e reduktoi ne 7, beri 4 dhe doli. Oooo te qifsha drejtesine e re qe merresh me breke dhe prishja kandari.

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        presumimi fajesise sipas PD

                        Nesti Kellici nje dite do pergjigjet perpara drejtesise per shpifjet e erjon velise etj, por drejtesia vonon por nuk harron

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Oficeri dulles

                          Turp te Kesh Z. Baton qe debaton me krricat e klicat

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Celsi

                            O injorant kosove ke ardhur per te bere dhe juristin ne shqiperi se e ndritet ne kosove.Shko meso ndonje gje nga jurisprudenca para se te hapesh gojen o Baton "avokati"

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Franci

                              Këlliçi nga fisi takakasuma. Nuk di as sot, si ja hodhi trut e gomarit e jëma takakasumës këlliç, berishës, ku e bëri dhe depudet. Ç’far vlerash ka ky njeri, ç’far ka bërë për veh’ten, pastaj për komunitetin, hajde dhe gjeje, që të japi ky mënd, hapu dhe. Ky për formimin që ka, duhet të mbledhi kanaçe, është për turp, të përfaqësojë një kërriç nga trutë. Të debatosh me budallain, një i tretë nuk di të bëjë dallimin se kush është budallai. O berish, largojë këto lloj maxhunësh, këta të bëjnë gropën sapo ta kenë rastin, çe do kët dreq, ky u pa qëkur konkuroi për bashkinë, nuk e do njeri, se nuk dinë kush është ky dhe çfar di të bëj ky, përveç asaj llapës që duket sikur e ka kfshuar kur flet, tjeter gjë të ha munë. Nëse do vota, hiqi këto rrota.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shvejku...

                                Shiko Batonin bjond I bardhe sy me ngjyr mo vlla rrace albani shiko Belon I zi skrop rrace evgjiti po si nuk te ha nje mortje o Artan Shkreli dhe Ledi Shamku qe e pranuat per dhender dhe perzjeni rracen Albane me te zinj.

                                Përgjigjjuni
                                1. b
                                  bora

                                  pse nuk del dhe dosja e ketij perse akuzohet ?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kavajsi

                                    Llumhane Ezmer

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje