Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

8 Prill 2026, 19:39Politika TEMA

Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të

Nga Ylli Pata

Ka bërë bujë në mediat rajonale vizita 24 orëshe në Banja Lluka-kryeqendrën e Republika Srbska-s në Bosnjë, e djalit të madh të Presidentit të SHBA, Donald Trump Junior.

Trump Junior, i shoqëruar nga partnerja e tij, ka marrë pjesë në një aktivitet politiko-biznesi në Banja Lluka, që organizohej nga djali i Milorad Dodik, Igori. Ndërkaq, djali i kreut të Shtëpisë së Bardhë ka vizituar edhe pronën familjare të Dodikëve, në fshatin piktoresk të Baknices, në veri të Konfederatës së Bosnjës, në kufi me Kroacinë.

Në takimin e zhvilluar në një mjedis gala në Banja Lluka, ku folësi kryesor ishte Igor Dodik, mori pjesë edhe babai i tij Milorad, që ndodhej në krah të presidentit të Republika Srbska-s, Sinisha Karan, një kukull që lëvizet nga njeriu i fortë i Ballkanit.

Vizita ka marrë gjithë vëmendjen e mundshme nga mediat në gjuhën serbe, por edhe të vendeve të tjera të rajonit.

Kjo për disa arsye; Trump Junior, nuk është vetëm djali i madh i Presidentit të SHBA, ai është një personazh i rëndësshëm politik i lëvzjs MAGA, përkatësisht republikanëve amerikanë.

Junior drejton pjesën më militante të MAGA dhe kujdeset për të ruajtur koherencën e asaj mase të madhe elektorati që ka qëndruar besnik ndaj Donald Trumpit të madh qoftë në dy zgjedhjet presidenciale, por edhe në zgjedhjet e mesmandatit për rinovimin e Kongresit, ku pesha e Junior është mjaft e rëndësishme.

Përkatësisht për Dodikët, kjo vizitë është mjaft e rëndësishme, sidomos pasi qeveria e SHBA hoqi sanksionet ndaj ish-Presidentit të Republika Srbska-s, familjes së tij, si dhe një sërë zyrtarësh të rëndësishëm serbë të Bosnjës.

Ndërkohë që Milorad Dodik ka dhënë dorëheqjen nga çdo angazhim politik, djali i tij Igor, është drejtues i një partie politike, Aleanca e Socialdemokratve të Pavarur të Republik Srbska-s.

Rasti i Dodikut dhe dodikëve, nuk do të ishte ka “tërheqës” për mjedisin tonë politik, nëse nuk do t ëisht pikërisht ky mjedis  yni, i cili e ka përdorur këtë precedent së narrativë për të ilustruar apo analizuar precedentin “Berisha”.

Kur qeveria e Shtteve të Bashkara të Amerikës shpalli në vitin 2021, Sali Berishën dhe familjen e tij “Non Grata”, mbështetësit mediatik të doktorit, tentuan ta relativizojnë situatën.

Ata i mëshonin argumentit, se kur Sali Berisha të marrë drejtimin e PD-së dhe të votohet nga njerëzit, SHBA do të heqë barrierat ndaj tij.

Për këtë sollën rastin kur zyrtari i lartë i DASH, Gabriel Escobar takoi Mlrad Dodik, në atë kohë anëtar i Presdencës kolektive të Bosnjë-Hercegovinës.

Kanë kaluar 5 vjet nga atëherë, Milorad Dodik dhe familja e tij nuk është nën sanksione, ndërsa Sali Berisha vijon të jetë. Po si është situata, pse kemi 2 qëndrime në dy raste të ndryshme?

Në realitet kemi të bëjmë me dy raste krejt të ndryshme në aspektin politik dhe juridik. Dodik kur u ndëshkua nga qeveria amerikane, u vendos nën sanksione nga Departamenti i Thesarit në SHBA. Përkatësisht i janë ngrirë pasuritë dhe ndaluar hyrja në SHBA, por në fund të vitit të shkuar këto sanksione u hoqën pas një hapi prapa të Dodik.

I cili u larguar nga politika, duke aktivizuar të birin Igor, jo në post drejtues, por në një funksion politik në vendin e tij.

Natyrisht që ky proces nuk ka ardhur kaq spontanisht, pasi ka brenda tij një lobim mjaft intensiv disa planësh. Së pari, Milorad Dodik pajtoi si avokat, ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut Rudy Guliani, i cili ka qenë avokat edhe i Presidentit Donald Trump.

Ndërkaq Trump Junior, në fillim të vitit të shkuar ka hapur në Uashington një klub ekskluzive fondmbledhës dhe lobues, ku bëjnë pjesë emra të fuqishëm të financës, medas dhe politikës amerikane. Disa media të ndryshme në SHBA, shkuan në atë kohë se vetëm anëtarësimi në atë klub kap shifra të ekzagjeruara edhe për standardin uashngtonian, ku flitej për një dysheme prej 300 milionë dollarësh.

Disa media e panë këtë hap, edhe si një shtrim rruge për një karrierë të ardhshme të Trump Juniorit në një kandidaturë të ardhshme për Shtëpinë e Bardhë.

Pra, është e qartë se kemi të bëjmë qoftë me lobim klasik, qoftë për lobim politik. Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë, që është i afërt me Trump-ët, është edhe një aleat i afërt me Milorad Dodik.

Në përfundim, rasti Dodik ka padyshim një marëdhënie intensive lobimi, negociate e interesa të ndërthurura. Por në thelb ka një hap pas nga plaku Milorad, që duket se është një pikë e rëndësishme e zhvillimit të gjërave në fund të vitit të shkuar.

“Llastimi” politik i dodikëve nga trumpët, përkatësisht nga Junior, duket se është zinxhir i një çështjeje ku ndërthuren mjaft fije, interea dhe relacione. Duke futur edhe peshën e mërgatës serbe në SHBA, e cila ka rastisur e rëndësishme në zgjedhjet presidenciale të viteve të fundit, në disa shtte kyçe, përkatësisht Wisconsini, Michigan e Ohio.

Nga ana tjetër, tek rasti ynë, kemi gjithashtu lobim, madje jo të vogël e në lojë kanë hyrë shifra marramendëse. Por deri tani nuk ka asnjë shenjë që sanksionet ndaj kreut të PD-së dhe familjes së tij do të hiqen nga qeveria amerikane.

Kjo, duket se ka disa arsye. Së pari ndëshkimi për Sali Berishën është e një forme dhe klasi tjetër krahasuar me Dodikun.

Ajo është dhënë sipas ligjit 7031/C për Korrupsion madhor, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë. Deri tani asnjë sanksion i dhënë sipas këtij ligji nuk është revokuar, edhe pse ka një numër të madh zyrtarësh botërorë që kanë marrë këtë “medalje”.

Ndërkaq, Sali Berisha nuk ka pranuar të bëjë një hap pas, ndryshe nga Dodik, i cili gjithashtu është nën një process penal në Bosnjë-Hercegovinë.

Do të thotë nuk ka dhënë sinjal për një largim nga politika, si shenjë e zgjidhjes me një marrëveshj e çështjes ndaj familjes së tij. Nga ana tjetër, edhe pse duket jo aq relevante, “verdikti” është djegur nga vetë Sali Berisha kur fitoi Donald Trump në 2024-n dhe u pajtua Chris Lacvita në 2025, duke mbushur opinionin në Shqipëri se “Non Grata” ka rënë. Me një fjalë, panelet mediatike dhe politike të Tiranës folën përpara pallateve të pushtetit në Uashngton.

Megjithatë, ka një gjë të përbashkët që ende vijon të ngjasojë rastin Berisha me rastin Dodik. Të dy vijojnë të jenë nën sanksone nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, siç është përcaktuar në mënyrë “permanente”.

TemA

6 Komente

  1. s
    sali kari

    Salehu yne eshte koprrac dhe nuk hap dot thesin sepse provon korrupsionin dhe thesin ja marrin, sali kari rrote kari

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Po nuk u hoq non grata, Trumpi duhet te prese ne Shtepine e bardhe ndonje cete shpellaresh me ne krye Mulin e Gaz Bardhin, e Vokshin e pastaj ta marre vesh Amerika se lufta me Iranin ishte zbavitje para luftes qe e pret me shpellaret.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kosovaliu i UÇK

        Ja ke fut kot Saliu drejton një tuf shpellaresh qe rrinë e kenaqen me pordhet që lëshon plaku kufome kurse Dodik dhe klani i tij janë drejtues të një republike shumë problematike për vendet e ish Jugosllavisë ndaj nuk ka asnjë lidhje klani i derdimeneve të Berishës me Dodikët

        Përgjigjjuni
        1. P
          Përralla

          O Pata i dashur, jeton me situaten? Nafta, blegtoret, bujqesia, shpopullimi, ajri kanceroz, ilace te skaduara, spitale pa ilace. Po pse vetem Saliu është halli jot si gazetar? Vdiq Saliu e u zgjidhen te gjitha keto? Ngrihuni pak ne nivel se duket akoma 97.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Oficeri dulles

            Sala eshte kanceri I shqipirise ,po te kishte ikur Sala '97 '98 Shqiperia do ishte ne EU dhe Rama me lope

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dire Straits..//;;''\\'';;//..;;;

              "Përralla"! Vetem Salmuti eshte kanceri I trupit te shendoshe te Shqiperise. Po u zhduk ai, Shqiperia beret ZONJE.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje