Rama ‘thumbon’ opozitën: Po na gjëmojnë nga pas! Kur ata ishin në pushtet, mbaje radhë për të paguar dritat! (VIDEO)

8 Prill 2026, 17:10Politika TEMA
Rama ‘thumbon’ opozitën: Po na gjëmojnë nga pas! Kur

Kryeministri Edi Rama, nga Asambleja e Partisë Socialiste në Lezhë ke hedhur akuza ndaj opozitës, me pretendimin se përhap informacione të pavërteta për të baltosur punën e qeverisë.

Sipas kryeministrit, korrupsioni në Shqipëri sot është në nivelet më të ulëta historike. Rama tha se asnjë qeveri nuk e ka luftuar më fort korrupsionin se qeveria e tij.

“Të gjithë ata që na gjëmojnë nga mbrapa dhe që krijojnë një zhurmë shumë të madhe ‘korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni’... Tani unë nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por mund të them se kurrë Shqipëria nuk e ka luftuar korrupsionin si tani dhe se korrupsioni është më i ulët se kurrë më parë. Si mund të ketë rritje të korrupsionit dhe të pagave e pensioneve në të njëjtën kohë. Nuk ndodh kjo. Sepse pagat dhe pensionet rriten kur rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit. Si mund të ketë rritje të korrupsionit dhe ndërkohë të rritet numri i përfituesve nga garat publike. Janë të gjitha gjëra që nuk lidhen me njëra-tjetrën”, tha mes të tjerash Rama.
Rama tha gjithashtu se në kohën kur PD ishte në pushtet, njerëzit rrinin në radhë për të paguar dritat apo për të marrë një certifikatë. Kryeministri shtoi se PS sot ka një mundësi të artë për anëtarësimin e vendit në BE. Nëse nuk ndodh, Rama tha se historia s’ka për t’ua falur kurrë.

“Ashtu sikundër njeriu është i ndërtuar në një mënyrë të atillë që të keqen e harron shpejt dhe të mirën e do edhe më shumë. Por nëse e kthejmë kokën pas, kujtohemi se për të paguar dritat, taksat dhe për një certifikatë lindje duhet të mbaje radhë. Atëherë si qenka rritur korrupsioni? Na është dhënë mundësia që me duart tona ta marrim Shqipërinë dhe ta çojmë te dhoma e pritjes së BE-së, për ta bërë anëtare të barabartë të asaj familje. Historia s’ka për ta harruar nëse ne e realizojmë dhe s’ka për të na e falur nëse ne nuk e realizojmë”, vijoi më tej Rama.

10 Komente

  1. k
    kris

    Ku kishte Saliu Dielle e Satelite. Ne kohen e Skendebeut te pare nuk kishte drita por pishtare Ne kohen e Skenderbeut te dyte (saliut) nuk i paguanit dritat Ne kohen e skenderbeut te trete (edit) dritat i paguani me qejf edhe kur nuk i keni

    Përgjigjjuni
    1. b
      bb

      Kurse tani mbajne radhe per te paguar kamatvonesat e viteve 2005-2010, krejtesisht te paligjeshme, pasi nuk mund te besh kamatvonese me shume se nje muaj kurse Rilindja i beri me vite ku mijera perdorues paguajne akoma kamatvonesat e para 12 viteve , madje edhe ata te cileve ua kane zene token e shtepite liqenet e hidrocentraleve.

      Përgjigjjuni
      1. t
        ttt

        o gjigand , po kush paguante dritane kohen e saliut, vetem pensionistet, ja fute pordhes me rradhen e dritave

        Përgjigjjuni
        1. P
          Për vrimbythat bashkëpenëmbajtës

          Hesht pallosh, se e vetmja alternativë politike që le pas katër mandatesh, është Sali Berisha. Ne të votuam. Jo për të dëgjuar pordhët dhe për t'u marrë me intrigat e tua antishqiptare të prostitucionit, por për të punuar me urtësi dhe patriotizëm. Por ti zgjodhe rrugën e pabuksit dhe motërqirit të shitur që i zure vendin.

          Përgjigjjuni
          1. C
            CD

            Qashtu asht zotni KM, por kur keta te paudhet ishin ne pushtet , ne xhepat e njerzve te thjeshte kishte me shume para, ne sofrat e njerzve te thjeshte kishte me shume ushqim, ne votrat e njerzve te thjeshte kishte me shume femije, ne buzet e njerzve te thjeshte kishte me shume buzeqeshje, ne shpirterat e tyre kishte me shume gezim dhe shprese edhe pse njerzit rrinin ne radhe per te paguar dritat. Ndersa sot pas 13 vitesh njerzit e thjeshte kane me pak para neper xhepa sepse leku ka me pak fuqi blerese, ne sofrat e tyre ka me pak ushqim sepse cmimet e tij jane shumefishuar , ne vatrat e tyre ka me [pak femije sepse lindshmeria eshte me ulta ne bote, ne buzet e tyre ka me pak buzeqeshje sepse jeta eshte bere e paperballueshme, ne shpirterat e tyre ka me pak gezim e shprese sepse femijet e tyre i detyruat qe te largohen, edhe pse dritat paguhen pa radhe. Sa per pagat zotni KM eshte e vertete se jane rritur, ashtu si eshte rritur administrata, por kjo administrate eshte e tera e partise dhe per partine qe krahas rrogave te rritura fryn xhepat edhe me rushfete per sherbime qe u takojne me ligj falas. Kurse pensionet zotni KM, mos i permed fare se i lendon dhe i fyen ata 550 mije pensioniste qe marrin me pak se 200 mije leke ne muaj, mos ua permend te pakten rritjen e buzhetit, rritjen e ekonomise, madje edhe mledhjen e te ardhurave nje miliard euro mbi planin Ata e dine se ti nuk ua rrit pensionin edhe sikur buxheti te ishte sa i Amerikes, por te pakten mos i lendo me teper se eshte gjynah te Zoti.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Realisti

              Sali Berisha ta ka shkruar kete hartim o kopil? Ne cilen kohe te kryekriminelit kishte me shume para? Maloqeria apo njerezit e thjeshte? Ne cilen kohe kishte mireqenie e siguri? Ne ate kohe bota e dinte se ne ishim njerez me bisht qe rrinim neper peme, tani na njohin per tjeyer bjerez. Sa per pensionet mos na ha shume karin se po paguhen aq sa kane paguar sigurime shoqerore as me pak dhe as me shume.

              Përgjigjjuni
            2. T
              Telling the truth

              Opozita e emeruar nga ti se ashtu te do prapanica dhe miliardat e vjedhura?! Opozita e vertete eshte populli. Qe do ta hedhe ne plehra bashkeshqeverisjen Sali Rama e Rame Saliu!

              Përgjigjjuni
              1. t
                t

                I bine bythes prandaj te gjemojne nga pas, me gjithe ate sume qe ke ti vetem kajvasit te dalin hakut.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Palloshi i Lubit.

                  Tani mbajne rradhe per te paguar ryshfet, korrupsion i papame. Kur do te leme nje takim se jam shoku i Hysajt i kartelit te droges se Sinaloas qe prite ne zyren e Kryeministrise dhe i dhe leje per Kazino, pastrim parash.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mara emigrante ne Itali

                    CD kishte me shume para , me shume buk se vidhnit se pune nuk kishte , u prishen fabrikat dhe uzinat , kishit armet dhe drogen se e ngritet plantacionin e Lazaratit saliu Tani qe çdo gje ka ndryshuar bridhni me makina por ishit pa personalitet se na shikonin te huaj si njerez me bisht deri ne 2013 .Shqiperia ishte si nje grope e zeze , tani e viziton e gjithe bota .Ju plaçin syte o kriminele te mallkuar .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje