Lubonja, Bejtja, Shkullaku, Rama: SHBA të mos mbështesë Berishën (kërkesa u plotësua pas 26 vitesh, por..."

10 Shtator 2022, 09:21Politika TEMA

Lubonja, Bejtja, Shkullaku, Rama: SHBA të mos mbështesë

26 vjet më parë, demokracia e brishtë shqiptare do pësonte një ndër goditjet më të rënda: manipulimin masiv të zgjedhjeve parlamentare të 26 majit, që do të pasonin më pas nga ngjarjet tragjike të vitit 1997 pas rënies së skemave financiare piramidale.

Partia Demokratike vinte në këto zgjedhje pas atyre që kishte humbur dy vjet më parë në një referendum për Kushtetutën. Edhe pse ajo kishte një avantazh të dukshëm politik karshi së majtës së dobësuar nga grindjet e brendshme, precedenti i humbjes së referendumit atë nëntor të ‘94-ës, e çoi të planifikonte devijim votash, duke shënuar kështu të parin rast të zgjedhjeve më probleme, që ende sot e kësaj dite nuk po zgjidhet si ngërç.

Partia Socialistë i bojkotoi ato në buzëmbrëmjen e asaj dite, kur sipas saj votat po vidheshin me grushta, por ishte më pas faktori ndërkombëtar që u rreshtua kah tezës së manipulimit, duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në 40 zona.

Të trazuara ishin dhe ditët pas 26 majit, më saktë 28-ta, kur përfaqsues të opozitës dolën për të protestuar në sheshin ‘Skënderbej”, e që ndaj tyre u ushtrua dhunë nga forca policore deri në gjakosje.

Ndërkohë, reagime pati dhe nga zëra të shoqërisë civile të kohës, ndër të cilët ishte dhe ai që sot drejton Shqipërinë si kryeministër, Edi Rama.

Një sërë emrash të njohur të asaj që mund të quhen dhe elita kulturore e kohës, nënshkruan një promemorie, të cilën do ia përcillnin faktorit ndërkombëtar, si një apel për të ndërhyrë në atë çfarë po ndodhte në Shqipërinë e drejtuar nga Berisha, shkruan Tesheshi.

Lista nis me Andi Bejten, në atë kohë poet, më shumë se gazetar, A.Shkullakun, F.Lubonjën, që janë bashkë me Ramën, emri i të cilit shfaqet diku nga mesi i listës.

SHBA ua plotësoi kërkesën pas shumë vitesh, duke e shpallur Berishën non grata, por duket se disa prej nënshkruesve, sot mendojnë ndryshe. Më poshtë, teksti dhe firmosësit e tij në 1996:

PROMEMORIE 

Drejtuar: Departamentit të Shtetit të SHBA, Bashkimit Europian, Përfaqësive diplomatike të vendeve anëtare të Këshillit të Europës

Për dijeni:  Organizatave joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare; Opinionit demokratik shqiptar dhe botëror

Nga: Një grup shkrimtarësh, shkencëtarësh, artistësh, gazetarësh, përkthyesish, botuesish, të pavarur nga partitë politike.

Duke qenë se institucionet e demokracisë në Shqipëri janë në gjendje kolapsi, në kushtet kur, me zgjedhjet 26 Majit 1996 për Parlamentin e Republikës së Shqipërisë , vota e lirë e sovranit u grabit e u dhunua dhe nuk ekziston një parlament me legjitimitet demokratik;

në këto kushte kur, në sajë të grabitjes dhe dhunimit të votës së lirë në vend të sistemit shumëpartiak, kemi praktikisht një parlament kukull, me një parti të vetme;

dhe kur dialogu ndërmjet kësaj partie , përkatësisht Presidentit të Republikës, nga njëra anë dhe gjithë partive të tjera, brutalisht të diskriminuara e të demonizuara nga ana tjetër, kanë ngrirë në gjendje paralize nga e cila vështirë të ketë rrugëdalje;

ndërsa shteti ligjor tashmë u shndërrua në fiksion dhe qytetari është krejt i pambrojtur përballë pushtetit policor, përderisa edhe persona me imunitet parlamentar janë rrahur në mënyrën më të egër nga policia, madje edhe para kamerave të kanaleve televizive nga mbarë bota;

ne, nënshkruesit e kësaj promemorje, u drejtojmë këtë apel qeverive të shteteve demokratike të Botës së Lirë, organizmave të saj ndërkombëtarë, si dhe opinionit demokratik shqiptar e botëror, për t’iu tërhequr vëmendje mbi pasojat e pritshme e të kobshme të kësaj gjendje dhe t’iu bëjmë thirrje të angazhohen seriozisht me ndikimin e tyre që kjo gjendje të ndryshojë.

Në sytë e opinionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar duket qartë që, mbas farsës elektorale të 26 Majit, Shqipëria është në hapat e para të rivendosjes së një diktature. Ato pak liri që kanë mbetur nga sa u fitua me përpjekje të mëdha nga populli shqiptar mbas përmbysjes së totalitarizmit gjysmëshekullor komunist, dhe që na e bëjnë ende të mundur shprehjen e këtij apeli, nesër do të zhduken. Nesër do të jetë vonë. Nesër, përballë një pushteti arbitrar që nuk është i përgjegjshëm para asnjë instance, para asnjë ligji, dhe përballë shërbëtorëve të babëzitur dhe të pamoralshëm të këtij pushteti, siguria e çdo personi do të jetë e kërcënuar.

Frikërat e vjetra ndaj pushtetit tashmë janë ringjallur e po përhapen kudo. Liria më elementare e çdo qytetari, siç është liria e fjalës, qysh sot gjendjet e kërcënuar ndërsa nesër do të jetë pa aq e papërfytyrueshme për ne sa edhe në epokën e errët nga e cila mezi u shkëputëm.

Përballë rivendosjes së një diktature të tillë në zemër të Evropës, Bota e Lirë nuk duhet të tregohet edhe një herë e papërgjegjshme siç u tregua ndaj asaj situate të ish-Jugosllavisë që çoi në tragjedinë e miliona njerëzve.

Por, pasojat e gjendjes së tanishme shqiptare, nëse ajo nuk ndryshon, mesa duket, nuk mbarojnë me kaq. Një Shqipëri diktatoriale do të shndërrohej në vatër turbullirash për krejt rajonin. Sepse diktatura në kushtet e një kapitalizmi të varfër, pa burime të mjaftueshme financiare, gjeneron trafikun e zi të armëve, të drogës apo çdo lloj trafiku tjetër të paligjshëm, gjë që tashmë i ka dhënë shenjat në Shqipëri, e cila rrezikon të bëhet kësisoj në të ardhmen një nyje e rëndësishme e kriminalitetit ndërkombëtar, ashtu si të tjera diktatura në Amerikën Latine.

Këtë do ta favorizonte veçanërisht pozicioni i saj gjeografik dhe konfiguracioni orografik. Për më tepër, shtohen gjasat që Shqipëria të shndërrohet në një vatër turbullirash dhe në një plagë të rëndë që do ta molepste rajonin, po të kemi parasysh që një pushtet i pakufizuar i Presidentit Berisha, jashtë çdo kontrolli demokratik, ashtu sikurse po i shkel të gjitha standardet e pranuara të OSBE-së dhe premtimet e dhëna për t’iu përmbajtur atyre, nuk ka pse të mos i shkelë edhe premtimet e tij me dy fytyra lidhur me politikën ndërkombëtare dhe rajonale.

Ashtu sikurse për hir të pushtetit personal ai po flijon të drejtat dhe liritë e shtetasve të Republikës së Shqipërisë, nesër, për të njëjtat motive mund të luajë edhe më keq me fatet e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve. Bota e Lirë nuk duhet të tregohet miope ose të shtiret si naive as për këto rreziqe me përmasa të pakontrollueshme.

Gjithashtu, qarqet politike të Botës së Lirë nuk duhet të mashtrojnë veten duke e përligjur autoritarizmin e Berishës me rrezikun e kthimit të komunizmit në Shqipëri. Bastioni i fundit i komunizmit në Shqipëri është vetë pushteti personal i Presidentit Berisha.

Një Shqipëri e lirë që shkon drejt Europës mund të realizohet vetëm nëpërmjet integrimit demokratik të të gjitha forcave politike ekzistuese të vendit dhe jo nëpërmjet getoizimit të tyre sipas një mentaliteti të Luftës së Ftohtë, i cili u bie ndesh proceseve integruese evropiane duke mbajtur gjallë fantazmat e së kaluarës. Ajo për të cilën shoqëria post-komuniste ka kaq shumë nevojë është paqja, mirëkuptimi dhe dialogu ndërmjet të gjitha forcave politike, dhe jo aparteidi politik; është toleranca dhe respektimi i ndërsjelltë, jo revanshi e diskriminimi. Demokracinë, ose ta bëjmë të gjithë sëbashku, duke pasur secili hapësirën e nevojshme të diversitetit dhe duke kultivuar sëbashku këtë diversitet, ose përndryshe kurrë nuk do të mund të bëhet.

Kjo aspiratë mbarëpopullore nuk duhet të bjerë pre as e dhunës dhe as e mashtrimeve të një pushteti autoritarist. Përndryshe, kjo do të jetë fatkeqësia jonë e përbashkët dhe barrë turpi në ndërgjegjen e secilit, që ka mundësi të bëjë diçka për të ndihmuar që demokracia e re shqiptare të çlirohet nga kthetrat e së kaluarës.

Tiranë, 9 qershor 1996

Andi Bejtja, shkrimtar dhe publicist

Arben Kumbaro, Drejtor teatri, profesor në Akademinë e Arteve

Ardian Klosi, shkrimtar, profesor në Universitetin e Mynihut

Bashkim Shehu, shkrimtar, ish-i dënuar politik

Ben Blushi, shkrimtar dhe gazetar

Brikena Çabej, përkthyese dhe editore

Delina Fivo, aktiviste e të drejtave të grave

Daut Gumeni, poet, ish i burgosur politik

Edi Rama, piktor, publicist, profesor në Akademinë e Arteve

Fatos Baxhaku, historian dhe gazetar

Fatos Lubonja, shkrimtar, editor, ish i burgosurpolitik

Gjergj Peçi, poet, ish i burgosur politik

Ilirjan Zhupa, poet, publicist dhe editor

Jorgo Bulo, historian i letërsisë

Lorenc Vangjeli, shkrimtar dhe gazetar

Mirela Furxhi, lektore në Universitetin e Tiranës, përkthyese

Vladimir Myrtezai, piktor, profesor në Akademinë e Arteve

Virgjil Muçi, shkrimtar dhe përkthyes

Vjollca Mici, përkthyese    

(Dita)

19 Komente

  1. Çerdhe spiunesh

    Gjithe spiunat u bene gazetar duke u nisur nga pilaf orizi Balliu Rakipkarri deri te Fevziu qe eshte trembur ri si muti nga frika te Lubonja spiun dhe i perdhunuar ne burge apo nipi Hysni Kapo djali spiunit Bushati, Shkullaku pa harruar djalin e Gaqo Nesho gagashin Gimi Frok Çupi e Pencilina ,Stilolapsi ,Bualli , spiuni I.M Meta Metaj Muti e me rradhe e me rradhe e me rradhe hapni dosjet vetem hapja pastron politiken

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Mos ofendo 99% te komentuesve apo lexuesve te TemeS, ju lutem se kujtimi i gjysherve, xhaxhallarve spiune etj ne sherbim te atdheut do te quhej tradheti sipas mendjes se tyre te semure...lol.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Niseni menjehere

      E njejta promemorie duhet nis edhe njehere tek aleatet vetem ne vend te Saliut te shkruajne Edvin!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardan

        SHBA u kujtua teper vone te denoje Doktor Sali Mortjen; tashme ai i ka kryer me nder detyrat qe i ka ngarkuar agjentura serbo-ruse ne Shqiperi.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kasemi

          Ajo cfare mu duk fiks e nevojshme deri uleritse per sot, nga prememorja ishin keto rrjeshta: Demokracine ose ta bejme te gjithe se bashku, duke pasur secili hapesiren e nevojshme te diversitetit dhe duke kultivuar sebashku kete diversitet, ose perndryshe kurre nuk do mund te behet. Kjo aspirate mbare popullore nuk duhet te bjere pre as e dhunes dhe as e mashtrimeve te nje pushteti autoritarist. Pra premoristat e djeshem duhet ta rinisin sot kete kerkese edhe nje here, nqs e kane patur seriozisht.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjerin

            Po ku e mbeshtet me shba e asnje shtet ket pleren qe na ka shkaterru jeten

            Përgjigjjuni
            1. t
              tosi

              Ky qe do na fuste ne be neve

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luan

                Kush do ta mbroje saliun , ai ka marre fund , politikat e tij jane makaber

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alban

                  Sa e bukur do ishte shqiperia po te mos kishe qene kurre ky ne pushtet , as 97 sdo kishim , as gerdec , as firma piramdale , as 21 janar

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Genc tironci, shoku i edit

                    GJITHE EMRAT QE PERMENDNI ATE KOHE NUK KISHIN VILA E PASURI MARAMENDESE SI TASH KOHA DHE FIRMONIN PROMEMORJE NGA MLLEFI QE ISHIN MESATAR. TASH KOHA JAN KRIMB NPASNI. MIKIARDA KUSHTO BUNKERI I ED RAMES. ATIJ SHKULLAKUT I BO VIKA SIPER 500 MIJE EUROVE, MAVRIA BEJTJA PO NJEJTE DHE BUSHATI, BLUSHI ... JANE PASURU NGA PUSHTETET

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiptari

                      Kurva gazetarie dhe spiune kane qene dhe jane Po ca vila dhe ca konto bankare te majme i kane.Edhe prostitutat ne bordello punojne,po lek sa keto kurvat qe shkerdhehen me te gjithe pushtetaret nuk i bejne dot ndonese robetohen

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Demotakercita

                        Te gjithe keta nenshkrues sot jane ndare ne pro e kunder ligjit.Shume nga ata,duke qene se sot nuk jane me varfanjake por pasanike i bejne fresk Saliut ,qe nuk ka ndryshuar por,edhe te tjereve.Sa kujtes te "shkurter kemi".Fjalet e te madhit Fan Stilian Noli :"Dhe faiku faqen nderon,dje e shante sot levdon,se katrani zbardhellon........"

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nokja

                          Pergjegjesia per sitaten ne Shqiperi kane direkt sh.b.a - te. 45 vjet duruam Diktorin Hoxha, beme burgje se degjonim zerin e amerikes. Pas 1991 na sollen dikturen e agjenteve teSigurimit me te eger ne bote, ndaj kete situate zduhej ta pranonte Ameika aq me teper ne Shqiperi

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Askushi

                            Mos e degjoje zeein e amerikes mos e kruaje menderen se jo per cdo gje e ka fajin xhaxhin enveri se na cat trapin enveri enveri, e kan fajin pleniumi 18 ku ramiz alia vurj vendin ne kaos dhe ku mesoi saliun si te vinte shqiptaret kundra njeri tjetrit ne cdo problem nga gjyqesori e deri tek prinat, sa per kohen e xhaxhit ne krahasim me tani ku ta gjesh, kushte qetesi ,nuk kushe grupe kriminale , nuk kushe drog dhe nuk kushe vella vrasje ,por nje takem si puna juaj nuk dini qetesi dini rremujra kur ju bie bytha ngusht ateher thoni per kohen e enverit , kishte gabime por tani po ha njeriu njeriun .kjni sali shpellarin per shkaterrin total erdh nga gopi somes e felliqi tiranen me malokaret e vet i kena komshi trapajanet raca me e ndyr nga hajdut e imoral dhe te pabes ku quhen malesh e gjakoves i bini peshqesh sali kopili karaxhicit qe e boni vendin lesh e li , u shoft raca e tij kemb mos ngelt nga felliqesira shpellar.

                            Përgjigjjuni
                          2. J
                            Jon

                            Shpresoj te dalin vetem 2 3 investigues profesioniste tja nxjerrin te gjithe te zezat saliut

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Ledi

                              Bejini non grata dhe nga portalet plz

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shpani Bardhok

                                Kaqakët politikan nuk largohen me fjal bindese dhe as me vot mbar popullore sepse ata skan as moral as dashuri dhe as program. Programi i tyre esht hajnia dhe perdhunimi i një pa shpirtesie gjë që ju ngjan hijenave . Politikan të tillë përpara se të grabisin pasurit , grabisin pushtetin dhe drejtësin.

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  alphade

                                  Jane mbledhur te gjitha bajgat, te etura per pushtet……!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kardhiqoti.

                                    Po Mero ku ben pjese. Kur hengre dru ne Kardhiq ishe me Salen. Tani paguhesh me shume dhe i sherben nje te marri, qe po e katandis popullin te marri arratine. Boll ju pseudogazetare dhe pseudo analiste, qe u majmet me genjeshtrat tuaja.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje