Luçiano Boçi: Fatet e shqiptarëve nuk varen nga samitet, por nga vota e lirë që u vra

16 Maj 2025, 18:30Politika TEMA
Luçiano Boçi: Fatet e shqiptarëve nuk varen nga samitet, por

Luçiano Boçi, shpjegoi pse opozita vendosi të dalë në protestë ditën kur në Tiranë erdhën ndërkombëtarët për Samitin e Komunitetit Politik Europian.

“Jemi këtu për fatet e shqiptarëve dhe fatet nuk vijnë vetëm nga samitet me shoë, por fatet e shqiptarëve vendosen nga vota e lirë dhe kur kjo është vrarë, zëri duhet ngritur që ata (ndërkombëtarët) ta marrin vesh mirë dhe jo të sodisin ato zhgarravinat e atij kryehajdutit që i ulet në gjunjë kujtdo që i del përpara, vetëm e vetëm se i sigurojnë pushtetin”, tha Boçi për A2.

“Në një samit të përllogaritur direkt pas zgjedhjeve, ndërkombëtarët do të bëjnë llogaritë e tyre, por e vërteta është këtu. Tek e fundit, çfarë na ka sjellë samiti? Propozime për t’u bërë burg emigrantësh neve. Rama nuk duhet lënë më në pushtet pasi është pikëpyetje e madhe për vendin”, shtoi Boçi.

Kur u pyet se si do e largojë opozita Ramën nga pushteti, Boçi u përgjigj: 

“Ne e kemi mbrojtur votën sipas ligjit me njerëzit tanë, por ne nuk i shkojmë dot mbrapa këtyre që blejnë votën. E mbrojtëm votën gjatë komisionimit të saj, por kur bëhet “treni bullgar” te klubi afër, çfarë të bëjë komisioneri? 

Ne kemi bërë denoncimet tona dhe ende nuk janë marrë në konsideratë. Ne nuk jemi hetues dhe as policë, jemi politikanë që kemi bërë detyrën tonë me denoncime, por organet në shërbim të Edi Ramës nuk ka marrë masat e duhura. Pasi del rezultati, gjoja veprojnë”.

7 Komente

  1. t
    trap me zile

    Ke gjetur budallenje si Vrenozi Stresi me shoke dhe talle trapin ......30 vjet nje histori humbjesh , 30 vjet e njejta kenge haaaaaa . Débil partia nuk eshte sindikatat nuk proteston partia , partia eshte institution .......mos e kerkoni fajin te tjetri nuk i ha njeri keto idiotsira. Mundet qe Qorrat e PD e hane PO populli asnjehere.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Boci apo Poci

      Parti - Enver i ke ngjyre babit sekretar PPSH ne metalurgji....

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arian

        Po nje intelektual nuk shikoj vec injoranta dhe dembela dhe ne krye krimineli berisha me shoke

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kur flet dhe ky REFUGJATPOLITIKANI , për VOTËN e L

          Votën e lirë e vratë ju , më 26 maj 96 o Luço , bashkë me të dhe protesta më 21 janar . Pse nuk qëdrove në Elbasan t’ë mbroje Votën e lirë , po shkove REFUGJAT në Shkodër ?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Po, po pirdhni te shfryheni.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Po, po pirdhni te shfryheni.

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qytetarja

                As nje vote nuk u vra

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje