Lulzim Basha: Kemi sinjalizime se prona me vlerë në Tiranë do të vihen në dispozicion të personave non grata dhe oligarkëve

17 Maj 2024, 11:45Politika TEMA
Lulzim Basha: Kemi sinjalizime se prona me vlerë në Tiranë do

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për media, ka folur në lidhje me miratimin e ligjit për kalimin e pronave publike në private.

Basha e ka cilësuar skemë të konsoliduar mes qeverisë dhe investitorëve strategjikë, teksa shtoi se është ‘e njëjta skemë me inceneratorët’.

Kreu demokrat tha se ka sinjalizime se “prona me vlerë në Tiranë do të vihen në dispozicion të personave non grata pikërisht për shkak të korrupsionit dhe pjesëmarrjes së tyre në krim të organizuar dhe ndikimin e tyre të paligjshëm në procese zgjedhore”.

I pyetur nga gazetarët se për cilën pronë bëhet fjalë, Basha tha:

“Indicet fillestare të marra tregojnë se interesat e personave të shpallur non grata i kanë vënë sytë Institutit Albanologjik në qendër të Tiranës. kjo është një nga mijëra pronat që po synohet përmes këtij ligji. Ne bashkë me departamentin tonë anti-korrupsion, me departamentin tonë juridik, po bëjmë analizën dhe në momentin që do të  kemi diçka përtej dyshimit këtë do ta bëjmë publike dhe do ta çojmë aty ku duhet në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK)’.

Ndër të tjera ai paralajmëroi se ligjin e miratuar do të çojnë në çdo instancë ligjore, kushtetuese dhe penale.

Basha: Konferencën dua të nis me aktin e rëndë të formalizuar dje në Kuvendin e Shqipërisë për kalimin e pronave publike në funksion të një skeme të mire konsoliduar të kësaj qeveria në bashkëpunim me investitorët strategjikë. E njëjta skemë si e inceneratorëve, është ligj me porosi ose vjedhje me ligj.

Para disa javësh kur po ligj po diskutohej, në mënyrën e njohur të përpjekjes për të fshehur të vërtetat, u premtua se do të ishte një transferim drejtorish por tinëzisht u futën dispozita ligjore ku pronat publike të vihen në dispozicion të transaksioneve të caktuara.

Në këtë mënyrë, sipas sinjalizimeve që kemi, prona me vlerë në Tiranë do të vihen në dispozicion të personave non grata pikërisht për shkak të korrupsionit dhe pjesëmarrjes së tyre në krim të organizuar dhe ndikimin e tyre të paligjshëm në procese zgjedhore.

Të tjera prona me vlerë, prona publike, do vihen në dispozicion të oligarkëve që po rrënojnë bregdetin për të pastruar paratë e zyrtarë të korruptuar.

Dua ta bëj të qartë që PD e denoncoi këtë aferë sapo u publikuan të dhënat e këtij projektligji të miratuar me votat e mazhorancës, nuk do të ndalet por do ta çojnë në çdo instancë ligjore, kushtetuese, penale, për të pamundësuar që mafia e pronave dhe bashkëpunimi mes zyrtarëve të korruptuar dhe oligarkëve të korruptuar të shkaktojë këtë dramë të dyfishtë. Në radhë të parë duke dëmtuar interesin publik dhe duke vazhduar një krim të rëndë që kryhen mbi pronarët shqiptarë.

10 Komente

  1. q
    qazim

    Insistoj sikurse 95% e shqiptareve qe ky njeri eshte nje klloun qe nese do kujtohet me vone,pikerisht keshtu do te thone e do te qeshin perseri e perseri me te. Sa here qe e shoh them si ka mundesi....

    Përgjigjjuni
    1. a
      antipatrea

      Ti Qato thuaj ç'të duash , po unë ngordh të dëgjoj edhe një herë hymnin nga ky tipi ...

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        7x7=42 hajt gzuar

        Përgjigjjuni
    2. T
      Tropojani

      I mbeti mendja ke pronat qe s'po kap dot kurves se Hollandës.nuk ruan koken nga sala po e ka mendjen me vjedh prap kucka dibres

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doda

        Ku i shkon mendja hajdutit

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Doli Lluq Palluqi.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Durrsaku

            Mendjen e ka per te bere lek do dhe ky nje prone se nuk i dalin ato qe ka

            Përgjigjjuni
            1. A
              Altin Pellumbi

              Po po ti ke informacione! Ty ti japin si informacione si te tipit “Toyta Yaris” dhe i le rruges kur kupton qe ta kane hedhur! Bedel!

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vezhguesi

                Me vjen mire , Lulushi po zgjohet nga gjumi . Ishalla e informojne sakte , se ndryshe do vazhdoje loja e vjeter e mesuesit te çmendur maje bajllkonit Sali .... Berisha .

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fatosi-kosove

                  Basha don me çdo kusht qe shqiptaret ta marrin per te menqur sepse thot jam kryetar i PD-s, edhe berisha eshte kryetar i PD-rithemelimi, por me kete lajm bombe qe ka dhane ky ka arsye sepse lajmin per pronat ja ka dhane UNMIK ose fazlliq shkau sigurt meqe ka prona qe kur basha ishte vegel e berishes ju dhurua fazlliq shkaut dhe ai nuk paska qene non grata as oligark edhe pse ishte shpallur kriminel lufte, pa folur per oligark tjer ne mesin e te cileve padyshim eshte edhe vet Ku eshte akuzuar se ka bllokuar nje pallat te terin duke bllokuar ashensorin, pastaj ortaku i tij shkelzen berisha u rikthye ne Gerdec dhe uzurpoi gjithe fshatin per te mbjellur boronica,njejt si serbia Ku mbi eshtrat e shqiptareve ka ndertuar pallate dhe ky se i lyen floket me ngjyre kepucesh paska ftyre te flasi akoma apo eshte duke u shtyre me sali berishen se kush eshte kryetar ma i madh, ky eshte morali o shqiptar te gjore.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje