Basha: Meta bën si demokrat i mbaruar që të marrë votat tona dhe t’i trafikojë te Rama

17 Maj 2024, 11:25Politika TEMA
Basha: Meta bën si demokrat i mbaruar që të marrë votat tona

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar akuzat për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Duket diferenca midis atyre që duan statuskon, apo njërit në qeveri, tjetri sapo la presidencën ka qëllim që të bëj si demokrat i mbaruar të marrë votat e demokratëve dhe t’i trafikojë te Edi Rama, këto kanë frikë nga ora e llogarisë dhe PD qëndron përballë tyre që kërkojnë një ndryshim rrënjësor”, tha Basha.

Ndërkohë, nuk la pa kursyer as Edi Ramën, por edhe Sali Berishën, që sipas tij janë një grusht njerëzit që interesat personale i kanë vendosur mbi interesat e shqiptarëve.

“PD dhe unë si kryetari i saj qëndrojmë si agjendë reformuese për të lënë pas një agjendë politikë që kanë vënë interesat personale, mbi interesat e shqiptarëve. Një grusht njerëzish që e trajtojnë Shqipërinë si një pronë private”, tha ai.

 

4 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    O lulush zagari ti e di se sa ju do Rama juve por keto mbroçkullat e tua nuk I mer neri per baze jeni mundur 7 here .juve nuk ju perkrahin nderkombetaret ,populli jo e jo ,ju jeni kanceri i shqiptarve.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Matemacieni

      Ua po c’fare ka ndodhur qe i paska dale gjumi kaq shpejt ketij Lulkes . 7 X 7 = 4 2

      Përgjigjjuni
      1. M
        Martini

        ????

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardani i Ri

          O Lul infantili, na gajase. Ti më shumë merresh me flokët se me politikën. Ç'punë ke me Ramën ti? Berisha t'i mori deputetët, po t'a zbraz çdo ditë e më shumë torishtën, ti merresh me Ramën. Je vërtetë një koqe kandari.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje