Lulzim Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

5 Nëntor 2025, 11:54Politika TEMA
Lulzim Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha?

Thirrja e ish-kryedemokratit Lulzim Basha në SPAK ka rikthyer sërish vëmendjen te 21 janari i vitit 2011, kur u vranë 4 protestues, kohë kur Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm.

I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ish-prokurori Ervin Karanxha tha se rihapja e çështjes do të hetojë një audiopërgjim të ri, por edhe një email.

Sipas tij, të dhënat e email-it janë bërë publike edhe nga “Wikileaks”, ku fondacioni Soros informonte Hillary Clinton për atë që ndodhi në Shqipëri.

Borakaj: Lulzim Basha në SPAK, do të rihapet përfundimisht 21 Janari?

Karanxha: 21 Janari ka ndodhur në 2011, ka ndodhur para 15 vitesh. A të duket normale që një ish-ministër duhej të ishte pyetur në 2011? Pse nuk është hetuar atëherë? Kemi dy vendime për 21 Janarin: vendimin e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës së Strasburgut.

Borakaj: A mund të hetohet sot?

Karanxha: E para, duhet të kemi parasysh personin që nuk ka ushtruar ndjekje penale, është ish-prokurorja Ina Rama. Zyrtarët e lartë hetoheshin nga prokurori i përgjithshëm sipas ligjit të kohës. Ka dalë një audiopërgjim, do të hetohet burimi, duke pyetur Bashën, do të verifikohen. Kemi edhe një email të fondacionit Soros që i drejtohet Hillary Clinton. Soros nuk ka qenë këtu, por ka pasur njerëz.

Borakaj: Çfarë të dhënash jepen?

Karanxha: Informacione për veprimet. Informacione konfidenciale që dolën nga Uikiliks. Pse përmend unë Ina Ramën? Na rezulton se i njëjti ministër në 21 Janar është shpëtuar për procedurë nga Ina Rama është çështja Durrës-Kukës. Pra, të lind dyshimi që në dukje e ka ndihmuar me ato xhepat proceduralë. Tani Basha e mbështet Ina Ramën për anëtare të vetingut. Ish-kryeministri tha se ka pasur konflikt të vazhdueshëm me Ina Ramën.

Borakaj: Sa mund të hapet rrezja?

Karanxha: Sa konstaton veprimi i gjykatës.

11 Komente

  1. M
    Mira

    Se si mund te flase ish-prokurori qe e ka mbyllur/varrosur kete ceshtje kjo eshte nje fenomen tipik dhe vetem shqiptar... se dyti keta ish-at a kane ndonje detyrim per te ruajtur sekretet qe u ka besuar pozicioni qe kane ushtruar me ligj apo jo?

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1997

      Isha prokurori i kesaj ceshtje kà qene Dumani e jo Karanxha!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeri

        Po se Karanxhixhi i shemtuar e ndriti me hetimet e tij dhe tani komenton per te tjeret. Ky eshte nje ish prokuror dallkauk dhe koruptuar qe vetingu e flaku jashte sistemit bashke gruan. Ky ka groposur qellimisht shume ceshtje duke filluar nga tejkalimi i afateve per Lul Bashen e deri tek Lobimi i PD-se. Ky eshte per burg

        Përgjigjjuni
    2. Z
      Zaza

      Prokuror leshi tip llalla po ky cka bere qe flet si karrocier. Pse nuk flet qe edhe ky meqe paska hetuar cmund te thote per zhdukjen e provave nga dita e pare pas 21 janari.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta

        Nxirrini pak ato bisedat e Belinda Ballukut apo nuk ju interesojne ato? Sigurisht jo, kur je shitur koke e kembe te pushteti.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nata

          Nxiri dhe ti: 97 ten me 3000 djem nenash te vrare, Remzi Hoxhen, 21 Janarin, Gerdecin etj etj… Balluku te pergjigjet deri ne nji per çare ka abuzuar, por Sala akoma nuk eshte denuar per ata qe ka vrare! Dhe nje keshille: ndrro nickname, te shkon me shume mashtrusi!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lymi

            Jo, Jo, dum te verreten e bisesadave te kriminelave qe kan vra!

            Përgjigjjuni
          2. c
            celsi

            Ky eshte njeri nga prokuroret qe e hoqi vettingu dhe tani ka kaluar ne sulm. dihet alla shqiptarece.

            Përgjigjjuni
            1. K
              KAK MULI KAK E VERTETA

              O varikars, se e verteta ka te beje me 21 janarin dhe jo me kete qe thua ti o trapush zallit. Ajo sa i ka filluar ti hapet kurse sali gerrdeci, zahale 21 janari eshte grope e hapur ne keneten e SHQUPit qe ka filluar te thahet. Prape era mit vini edhe pse jeni thare o komutistat e Viçidolit... qe nuk rrini dot pa hengee mendere

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lat nam

                Po ca e degjoni kete karanxhen. Ku ka qene daun qe ne shkolle e daun eshte prap. Me kete merreni. Ky ska informacion nga askush per asgje!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asd

                  Qendrimi i Karanxhes nuk i ngjan njeriut te ligjit. Ina Rama nuk kishte fuqine e duhur per te mposhtur mafiozin Berisha. Ishte e vetme mes ujqerve. Dha urdher te ndalej ne aeroport Damir Fasllic dhe bodyguardet e Berishes i perzune me shpulla dy prokuroret e Ines.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje