Ministri i Drejtesise, Ulsi Manja dhe kreu i PD, Lulzim Basha, kane replikuar ashpër ne Kuvend.
Basha: Nuk i kamë parë kurrë kaq aktivë, anëtarët e PS për të të mbrojtur Ulsi, kaq rëndë je. Dhe që je rëndë kuptohet sepse një njeri që nuk ka argumente merret me gjera personale.
Nuk ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi. Të ngelën leshtë e mi në gojë ty dhe atij që mungon sot. Pse merresh me atë punë? Ti merru me të vërtetat.
Ke hallin e Durrës- Kukës, po ke 11 vjet në qeveri, çoje ne prokurori. Ti gënjen, unë kam kërkuar heqjen e imunitetit këtu. I jam nënshtruar ndjekjes penale për 2 vjet dhe jam i gatshëm t'i nënshtrohem, edhe për 40 të tjera.
21 janari? Po a nuk jeni ju që e vutë në fron sebepin e 21 janarit. Pse duhet të prisnit Strasburgun?
Manja: Basha nuk kam ndonjë merak sepse nuk merrem me gjëra personale, por më dhimbset vetja se jemi moshatarë, ti e di shumë mirë që jemi një gjeneratë dhe më dhimbset vetja që ty të shtohen flokët, mua më bien. Kam hallin tim, jo tëndin. Më vjen mirë që ti je këtu.
E dyta, tani se kush thotë të vërtetën, secili do të besojë të vërtetën e vet. Ndryshe nga ti ku të tutë thonë që është kur pyetesh për orën, gënjen, këto të mitë nuk kanë mbërritur ta thonë për mua. Ditën kur ta bëjnë do të iki nga politika.
Jam gati, e kam deklaruar sepse është bërë refren dosja 184. Unë jam gati, por ti a je gati për ato që fola unë të shkojmë të dy bashkë atje? E thjeshtë gjëja, të tjerat janë retorikë. Je gati, ashtu si unë të shkojmë atje?
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja replikoi me kreun e PD-së, Lulzim Basha në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me Amnistinë Penale.
Manja: Po si mor burrë i dheut vjen dhe shet moral ti këtu dhe vendos dorën në zemër e të qan zemra për SPAK e drejtësisë, për viktimat e drejtësisë. Ti the dua Amnistia për ata që i prenë gishtat policisë, vjen këtu dhe vendos dorën në zemër dhe bën moralin e viktimave të këtyre që liruam ne nga Amnistia. Je i pakënaqur me veten si njeri, kur nuk kënaqe kur të bëri Sali Berisha ministër drejtësie nuk do të kënaqesh në këtë dynja
Ta dish e keni mundësinë të tregoni vullnetin për të mbështetur SPAK dhe drejtësinë e re. Ai që është pas teje të shkojë në SPAK dhe të thotë “dua të hetohem për rrugën e kombit se i kam shpëtuar me raport mjekësor’ Shko aty, “e dashur drejtësi e re kam një çështje të lobimit rus që e ka pushuar Prokuroria e Tiranës dhe dua ta hetoni ju”. Kjo është dashuria për SPAK.
Basha: Mashtrues, mashtrues ordiner, pse gënjen (Dëgjohet në sfond)
Manja: E treta dhe më e rëndësishme që është dallimi mes teje që thinjesh përditë dhe mua që më bien flokët, pra ti thinjesh mua më bien, Është një çështje tjetër e Strasburg, 21 Janari është krim shtetëror i pahetuar. Moralisht të jesh ish-ministër i Brendshëm, të vriten 4 qytetarë dhe të mos ndjesh detyrimin të vihesh në dispozicion të drejtësisë së re. Aty e keni, shkoni, aty e keni drejtësinë e re.
Ju e keni njëri me tjetrin dhe kthen gishtin këtej. Kujdes me bojën, herë tjetër nxiji pak më shumë.
dy klloune qe shahen reciprokisht,te dy kane te drejte per njeri tjetrin....