Marrëveshja e Portit të Durrësit, Varhelyi i përgjigjet opozitës

27 Janar 2023, 10:40Politika TEMA

Marrëveshja e Portit të Durrësit, Varhelyi i përgjigjet

Komisioneri Várhelyi i është përgjigjur me një letër kryetarit të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në lidhje me Portin e Durrësit dhe Durrës Marina Bay and Yacht.

Në përgjigjen e Komisionerit të Zgjerimit, Várhelyi, pohon se në çdo marrëveshje nevojitet zbatimi i MSA dhe standarteve të Bashkimit Europian.


“Kur vjen fjala tek marrëveshjnet ndërshtetërore me vendet e treta, pozicioni i BE është i qartë dhe ka qenë përherë i tillë, përfshirë edhe në Këshillin e Fundit të Stabilizim Asoocimit që u mbajt në Mars 2021 mes Shqipërisë dhe BE”, theksohet në letër.

Letra thekson se të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës dhe trjatimit të barabartë.

Më tej Komisioneri Várhelyi argumentoi se Komisioni është në konsultime të vazhdueshme me qeverinë shqiptare në lidhje me Portin e Durrësit.

Marrëveshja e Portit të Durrësit, Varhelyi i përgjigjet

2 Komente

  1. E
    Eni

    Iku porti ose iku levizja e lire per Shqiptaret...dicka do ndodhi..

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ethem Lalaj

      Porti do bëhet.Alibegu Nipi ISA TOSKËS QË VRAU 200 MALLAKASTRIOT..dhe quhet i persekutuar do ngelet SABOTUES I VËNDIT si Saliu..!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje