Edi Rama: Më akuzojnë ata që kanë mbi kurriz Gërdecin, 21 janarin, apo edhe lidhjet ruse dhe që votonin kundër UÇK-së

26 Janar 2023, 23:13Politika TEMA

Edi Rama: Më akuzojnë ata që kanë mbi kurriz Gërdecin,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas akuzave për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal.

“Ky mal i madh mbarsur me fantazi dhe ligësi, do të pjellë edhe më pak se një mi. Fatmirësisht gjithçka është e hetuar në SHBA dhe konkluzioni i hetimit s’ka asnjë lidhje me mua a me qeverinë shqiptare. 

Paratë e marra prej rusëve nga PD nuk janë shpikje, po fakt po ashtu i hetuar dhe i provuar botërisht. 

Deri dje thoshin Edi Rama dhe Sorosi, sot thonë Edi Rama dhe zyrtari i lartë i FBI, por si njëra si tjetra bien përtokë përballë fakteve të hetuara.

Në këtë çështje zyrtari i lartë i FBI nuk akuzohet fare për asgjë nga këto që fliten me ulërima në Shqipëri, po vetëm për konflikt interesi në marrjen e borxhit nga miku i vet shqiptaro-amerikan dhe mosdeklarim të tij. 

Edhe më qesharake janë akuzat për përfshirjen e oligarkut rus në biznes në Shqipëri, si pjesë e këtij konspiracioni agjenturor të tipit kinematografik “Fije që priten”.

Kompania Strabag është flamuri më i madh i ekonomisë austriake, e cila ashtu si edhe kompania Trema operojnë në Shqipëri prej dekadash. 

Të lidhësh një aksioner rus të këtyre kompanive (i cili së fundmi është përjashtuar prej tyre si një individ nën sanksionet e luftës) me këtë përrallë që edhe pa të është krejt groteske, do të thotë të jesh në dëshpërim total.

Dihet që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe kjo histori është pasqyrë besnike e dëshpërimit të opozitës sonë, e cila përveçse s’ka kokë, ka mbi kurriz çështje madhore si Gërdeci, 21 janari apo edhe lidhjet ruse qysh në kohën kur bashkoi votën me partinë e Putinit në Këshillin e Europës kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Të gjitha këto janë fakte që kërkojnë drejtësi, jo teori konspiracioni dhe s’ka teori konspiracioni që i varros dot në harresë” – shprehet Rama.

13 Komente

  1. .
    ...............

    Bravo zoti Rama, i dhjerë por krenar! Në këtë përfundim arrij jo duke gjykuar nga fjalët që thua, por nga çfarë duket në foton që shoqëron deklarimin tënd. Fotua tregon qartë se Skënderbeu ka dhjerë në brekë.

    Përgjigjjuni
    1. q
      qimi

      Edo ,ec perpara dhe mos I pirdh fare kelyshet politiko mediatike te Sali gerdecit.Drejtesia qe po vendoset e ka tmerruar llumin e shkerdhatokracise.

      Përgjigjjuni
      1. E
        EKs

        K npill... se si do me fitu ti zgjedhjet prap duke permend akoma UCK i zot e di. Edhe vete uck si ha mo palla per keto budalliqet me putin e me KiE. mire qe sbo fushate me vitin 1997

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nokja

          Gjigand ke qene dhe do te mbetesh . Po te merresh me sa qen te dalin rruges nuk arrin kurre ne destinacion prandaj qente le te lehin karvani e ka objekivin te caktuar gjithmone duke u shkundur se ka edhe rrodhe qe te ngjiten

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berti

            Ti o gjatosh nuk gënjen dot njeri. E dime që malet do të mbarsen dhe do të pjellin një mi si puna jote. Ti mor car Kryeminister, je si puna e Robert camcakizit dhe nuk ke shume ndryshim nga Sali Sheqere Vuk Berisha. Ti ke mbledhur rreth vetes gjithë hajdutet e Salokut, dhe qeveris me ta. Fatura jote e mbreterimit do të mblidhet një ditë jo të largët. Do të futen edhe këto shpenzimet e lobimit nëpër agjenturat e botes. Por një gjë ta jap paradhënie; aferim o Ram hajduti, me këto lobime me pare te pista njelloj si Sali Karaxhici dhe Like spiuni. Asnjë lloj dallimi nga këta me lart nuk ke ti, dhe mbase je me i rrezikshëm se ke edhe pushtet dhe je një megalloman i pashoq. Një urim për ty, uroj të të marrë USA të lidhur nga koka në këmbë me zinxhirë si kafshët e egra, dhe e meriton plotësisht. I lutemi Zotit qe ne karvanin tënd te futen në zinxhirë edhe Sali Kanibal Berisha dhe Ilir spiun Meta. Sa më parë të ekstradoheni në burgjet amerikane. Vetëm kështu shpeton Shqipëria.

            Përgjigjjuni
            1. T
              T

              Se ata te berishes mund te kene ne kurriz shume gjera ,kjo ste Ben Ty o naltmadhni te paster apo te paperlyer. Ju jeni ne gare me njeri tjetrin se kush ja fut me shume shqiptareve.

              Përgjigjjuni
              1. p
                pjeter

                Po mashtrusat kronike ishin me hallke ne gryke deri pardie,shyqyr qe u doli ky lajm,te pakten per disa dite,ose ndoshta ndonje jave, jane ne rregull!!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tinto

                  Duhet Hetuar te kujt ishin parate qe u derguan ne usa, te ligjshme ishin, si kaluan, a ishin nga akt te deklaruara, a ishin paguar taksat?

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xyz

                    I drejte dhe i sakte i nderuar Kryeminister!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dre more

                      Do perfundosh keq o gjigand. Nuk drejohet shteti medemek si çun Tirone. Iku koha e Fullaneve, njerez bosh qe imitonin Herkulin. 20 % te moren ne qafe, te futen ne "pulatike".

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        k

                        Z Km,ju nuk duhet te merreni me ata tjetër.Dmth se kur ata janë kriminelë të korruptuar,ju nuk duhet të jepni llogari ?Nuk funksionon kështu.Ju keni përgjegjësinë si drejtues i shtetit dhe kryetar i partisë kryesore ne pushtet. Keni detyrim të tregoni si janë raportet financiare dhe dipllomatike. Ata janë të këqij pra unë mund të bëj çdo gjë është sjellje e prapambetur ballkanike.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Ed Rama mendo edhe per fukarenjte e opozites

                          Mbretero edi rama,sa te kesh sali kriminelin me cecenet zagare qe lehin se po i iken 10 vjet pa vjedhur si dikur.Dhjerokratet po terbohen se po vidhni vetem ju te pushtetit,po i jepni edhe atyre nga nje cop kocke,se per ti futur ne burg nuk po i fusni.Ju po i jepni FBI amerikane qe kane rroga te majme dhe nuk i jepni familjes kriminale berisha,nuk i jepni ilir munikes qe ka femijet per ti mbajtur ne londer,ka edhe nje mace per te ushqyer.... Sa te poshter edhe keta amerikanet,ne vend te na ndihmojne na kerkojne pare....

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Detari

                            je KM o kaqol evgjiti, te eshte permendur qeveria hesht ose largohu nga vendi serboturk. kete duhet ta kapin mat duke vjedhur me kamera qe ta pranoje vk mire bene sunitet jane gdhe.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje