Oligarku rus mori 55 milionë euro punë në qeverinë e Berishës, në 2007 ndërtoi dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda

26 Janar 2023, 15:52Politika TEMA

Oligarku rus mori 55 milionë euro punë në qeverinë e

Qeveria e Sali Berishës duke nisur nga 2010 deri në 2013 u ka besuar shoqërive të lidhura me oligarkun rus Oleg Deripaska tendera për një vlerë prej 55 milionë eurosh. Të dhënat dalin pikërisht pas një investigimi të Shqiptarja.com pas deklaratës së Sali Berishës i cili akuzon si zakonisht Edi Ramën se i ka dhënë në 2017 shoqërisë Trema Engineering 2, në të cilën është aksioner i tërthortë oligarku, një koncension PPP për hidrocentralin e Shushicës, ndërsa si gjithmonë mediat e familjes Berisha denoncojnë si një skandal faktin se të njëjtat shoqëri të lidhura me oligarkun, kanë fituar gjatë qeverisjes Rama 3 tendera publikë për vlerën 20 milionë euro. 

Shoqëritë nën akuzë quhen Strabag dhe Trema Engineering 2. Strabag është themeluar në 1929 dhe është shoqëria më e madhe e ndërtimeve austriake me seli qëndrore në Vienë dhe një nga më të mëdhatë në Europë me filiale në të gjithë botën, nga Shtetet e Bashkuara në vendet arabe. Trema Engineering 2 është një shoqëri shqiptare e themeluar në 2001 pronare e të cilës 100% është Strabag. Skandali sipas Berishës dhe zëdhënësve të tij, është se një prej aksionistëve të Strabag (dhe si rrjedhojë e Tremës) është oligarku rus Oleg Deripaska që zotëron 25.9% të aksioneve të Strabag përmes shoqërisë qipriote Rasteria. Aksionistët e tjerë janë investitorë të nivelit të Uniqa-Reiffeisen me 29.5%, familja Haselsteiner me 28.3% ndërsa 14.4% të aksioneve janë të negociuara në bursë në pronësi të mijëra aksionistëve të vegjël. Kjo është gjendja të paktën deri në prill të 2022, kur oligarku rus u sanksionua nga Bashkimi Europian (për shkak të luftës në Ukrainë) duke dalë nga pjesëmarrja e aksioneve në Strabag dhe rrjedhimisht edhe nga Trema.  

Emri i Oleg Deripaska, bashkëpunëtor i ngushtë i Vladimir Putinit, u bë popullor në Shqipëri këto ditë sepse bëhet fjalë për oligarkun rus, i sanksionuar nga amerikanët që në vitin 2016 (por të vlefshme për vendet e Bashkimit Europian vetëm nga prilli 2022), për të cilin përfundoi në burg agjenti i FBI-së Charles McGonigal, miku i Edi Ramës me të cilin ka bërë disa takime. Teoria e paraqitur këto dy ditë nga Berisha është se Edi Rama ka favorizuar oligarkun rus duke e lejuar të fitojë tendera dhe konçesione që nuk I takonin. Fantazia e Berishës arrin deri aty sat ë hipotizojë marrëdhënie aferash mes Ramës dhe vetë Putinit.  

Për konçesionin PPP të centralit të Shushicës, në të vërtetë, Trema Engineering kontrollon vetëm 33 % dhe gara është fituar në janar 2017, pra 9 muaj para se agjenti i FBI-së të takonte për herë të parë Edi Ramën, takim i bërë me 9 shtator 2017. Por, nëse është e vërtetë që Trema dhe Stabag ka fituar 3 gara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nga 2019 deri më sot për një vlerë 20 milionë euro, si e justifikon Berisha faktin që të njëjtat dy shoqëri kanë fituar 9 gara nga 2010 deri në 2013 për një vlerë totale prej 55 milionë eurosh, pra kur ishte ai në Qeveri?  

Dy shoqëritë në të cilat oligarku rus ka 27% të aksioneve në kohën e Berishës kanë fituar:  

Rehabilitimi i rrugës për Rreshen (07/2010) 

Rehabilitimi i  rrugës Torovicë-Dam (07/2011)

Ndërtimin e Gjykata së Krimeve të Rënda (03/2007) 

Aeroportin e Tiranës (05/2008)

Burgun e Fierit (02/2011)

Rrugë në Zerqan (03/2010)

Rrugë në Kafaraj (04/2011)

Ujësjellësin e Bilishtit (01/2012)

Rrugën e Moglicës (08//2013)

Pra këto punë tregojnë se Sali Berisha ishte në afera me oligarkun rus mik të Putinit sipas akuzave që ai i bën Edi Ramës? Përgjigja është shumë më e thjeshtë. Trabag fiton gara në të gjithë botën përfshi Shtetet e Bashkuara dhe fiton gara të bëra nga organizata ndërkombëtare. Faturimi i saj vjetor prek 1 miliardë eurot dhe punon prej kohësh edhe në vendey e Lindjes përfshi Shqipërinë. E bëntë këtë kur ishte Sali Berisha në Pushtet, e bën dhe sot që është Edi Rama. Të paktën këtu nuk shihet asnjë skandal. Kështuqë Berisha të çlirohet e të shpikë një argument tjetër, pasi as kjo gënjeshtër nuk mban më./ Shqiptarja.com

Oligarku rus mori 55 milionë euro punë në qeverinë e

20 Komente

  1. S
    Sqepari

    Mooti mullar...

    1. b
      ben.

      Deri ne 2017 ky ka qene 1 bisnesmen normal. Deri atehere ka bere bisnes ne gjithe boten dhe europen. Mbas 2017 eshte sanksionuar nga amerika, dhe me pas nga bashkimi europian. Keto sanksione nuk kishin vlere per rublen. Prandaj lerini karagjozlleqet.

      1. t
        taras bulba

        Po ti ben bythqiri , avukat i ruseve je ?? Per cdo gej dhe lajm hidhesh perpjete si pushka e jevgut ....yyyyt qelbesire

    2. j
      jepi saleh Putana ,qiti horrliqet vet hahahah

      vjen nji casr dhe i peson diare Truri dhe i bie surratit Shpifesit ne te Madhe qe kan par ndonjiher shoqeria Primitive

      1. B
        Berti -wien

        Ore mos flisni kot . Une jetoj ne Austri Strabag eshte kompania nr 1 dhe eshte publike private .e ka buxhetin sa 10 here me te madh sa i gjithe buxheti yne . Ka filiale ne gjithe boten . Ai Rusi vertet ka qene aksioner por kur u be ai aksioner asnje sishte profet te parashikonte luften e Ukraines . Jeni tipik kazan shqiptar . Une ndihem mire qe nje kompani serioze te mari tendera ne Shqiperi sesa kto brekegrisurit tone qe u gdhine oligarke brenda nates

        1. 7
          77 vite komunistët në pushtet

          Ore që politikanët janë të korruptuar kemi 30 vite që e dimë. Problemi është se ky oligarku i Putinit favorizohet nga rilindja ndërkohë që Rusia sanksionohet nga Perëndimi, Shba-BE. Kur nuk ishte i sanksionuar ishte punë tjetër.

          1. p
            pilo lala

            I paske numeruar 77 vitet, si te ishin vite burgu. Mos u nxito , merre shtruar, sa te shkosh me tre shifra.

          2. M
            Martin

            C”esht ky muhabet o sali ??? Ik mo se genjejn kta te Temes!! Po salianji, boci , bushati , shehu, muli ,ndoka. Apo ai gomari i fariut dine gje??

            1. V
              Vk

              Ksaj i thon mut njeri dhe kake tjetri. Po mire n'a e bejn kur gjejn pse jo.

              1. L
                Lomy

                Po ilir trebicka nga bohet? Pyes per nje shok…

                1. S
                  Sa kom qesh

                  Jepi Mero , germo tare germo!! Edhe per kte zyrtarin amerikan do e gjesh zotrote patjeter “FAJIN E KA BERISHA”

                  1. S
                    Sali tall Carin ..me Popullin .

                    Saliu talli Carin me Enverin dhe mbijeton,, dhe mbas Enverit Saliu tall perseri Carin me Popullin... Ndersa delet =Populli nga mbrapa ,e kapi kush e kapi ,jeta e Saliut Si Sheik ,,Si Mbrete ,,Populli kapi Carin... Nuk ka bythe Populli te bashkohen dhe njehere dhe TI zhduki keta Trimat me ne krye Carin Sali....

                    1. A
                      ALEXY KOKALNIKOV

                      Ky është një perceptim i gabuar. Strabag është një kompani austriake, aksionerët mund të jenë me origjinë të ndryshme. Shqipëria i dha projekte një kompanie austriake të klasit të parë dhe jo oligarkut. Në mënyrë të ngjashme, mund të thuash në bankën BKT, ka edhe aksione të oligarkëve rusë përmes Turkmenistanit! Vetëm spekulime! Por kjo nuk është një pronësi e drejtpërdrejtë.

                      1. I
                        Igor

                        A ka jetuar ndonjihere ne Shqiperi ndonji bure ma i poshter se ky qe shkateroj shtetin qe nga fillimi ,shkaterojnushtrine shkateroj kombin dhe ne fund mundohet qe fajin tja jep dikujt tjeter pse nuk arestohet si Caushesku.

                        1. D
                          Dardan

                          Psikopati i goditur ne tru, Sali Sheqere Vuk Berisha do ta kerkoje Edi Ramen edhe kur ta mbyllin ne burgun e Recit.

                          1. V
                            Vjena

                            Okigarku rus i sankßionuar nga amerikanet. ...i bie qe oligarku rus i putinit paska iq cilindo nga "drejtuesit" e shtetit shqiptar. Vetem cosa nostra, ndrageta dhe kreret e shtetit shqiptar punojn me para CASH. A degjova boll o popull?

                            1. A
                              AgjitPropi I Rami(zit)

                              Trema Engineering është Ilir Trebicka, basketbollist I Dinamos, dhe kryetari I bashkimeve profesionale Inst 1. Kontigjent I besuar I Sigurimit historikisht. Dhe kokra e legenit.

                              1. M
                                Memoria

                                Ne 2006 nuk ka pas sanksione. Ne 2016 eshte sanksionuar nga SHBA, ne 2017 i ka dhene Rama tenderat. Dobet Tema, se e keni e vete brenda artikullit.

                                1. C
                                  Colorado

                                  Shikoni syte e te dyve , njesoj, nje rrace. Si mund ti done shqipetaret krimineli gjenetik

                                  1. m
                                    maks

                                    Sanksionet jane vendosur me 2022, debilat ketu manipulohen nga nje shkrim ordiner qe i paraqet ruset si armiq te gjithshkaje. Na çate trapin me keto thirrjet idiote anti-ruse, kzr firmat ruse punonin lirshem ne Amerike e Gjermani.

                                    Lini një Përgjigje