Zhvillimet e “freskëta” për faksin famëkeq të Gërdecit për Shkëlzen Berishën: Shënimi është vendosur para se të formulohej shkresa zyrtarisht

26 Janar 2023, 15:38Politika TEMA

Zhvillimet e “freskëta” për faksin famëkeq të

Sot Shkëlzen Berisha u thirr në SPAK për tu pyetur në lidhje me çështjen e Gërdecit, ku rezulton i impikuar edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ende nuk dihet a është thirrur thjesht për faksin famëkeq të nisur nga ministria që drejtonte Aldo Bumçi, apo edhe për tabulatet telefonike pas shpërthimit të punishtes së vdekjes në Gërdec, ku ka të dhëna se ai ka biseduar me biznesmenin Mihal Delijorgji që kishte marrë me kontratë demontimin, si dhe me Ministrin e Mbrojtjes së kohës, Fatmir Mediu. Megjithatë, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, Shkëlzen Berisha nuk veproi si Aldo Bumçi, i cili tha se faksi që është folur se është nisur nga ai për djalin e Berishës nuk ekziston por është një falsifikim.

“Prokuroria duhet t’i thojë publikut se e kujt është kaligrafia nëse nuk është falsifikim. Në origjinal nuk ka asnjë shënim të tillë”, tha Shkëlzen Berisha pas daljes nga SPAK, duke u treguar mjaft i kujdesshëm. Kjo pasi ka një deklaratë në prokurori të sekretares së asaj kohe të ministrit të Drejtësisë, që ka thënë se faksi i është dërguar Shkëlzen Berishës, dhe shënimin sipër e ka shkruar një zyrtar i ministrisë.

Po ta shikosh me kujdes faksin, ai nuk i është nisur thjesht si kopje, por për ta miratuar paraprakisht a është në rregull apo jo. Pra ai përbën thjesht një draft, që kërkon të plotësohet më pas me detajet. Në këtë dokument, i cili është një bocet paraprak nuk janë firmat e hartuesve, çka është një detyrim ligjor për një dokument zyrtar.

E pikërisht ky aspekt përbën një zhvillim me një tjetër dimension të aferës “Gërdeci” dhe fabulës së ngritjes së punishtes së demontimit të municioneve dhe paketimit të fishekëve.

Zhvillimet e “freskëta” për faksin famëkeq të

Pra ka pasur një marrëdhënie, edhe më të thellë se kaq me ministrat që kanë përgatitur dokumentin për ndërtimin e fabrikës, e cila është lobuar nga Shkëlzen Berisha. Kjo aferë siç dihet, nuk pati sukses që të kalohet në qeveri si një vendim i Këshilit të Ministrave pasi hasi rezistencën e Ridvan Bodes në atë kohë ministër i Financave dhe Ilir Rusmalit, atëherë zv.kryeministër.

Një tjetër fakt shtesë dhe shumë i rëndësishëm është data e faksit. Ajo ka datën 12 mars 2007 ora 9.17. Ndërkaq, sipas bllokut të sekretares së Fatmir Mediut, i cili është marrë në administrim nga prokuroria, Shkëlzen Berisha ka takuar Fatmir Mediun 6 ditë më pas, pra më 18 mars 2007. Takimi i parë i dokumentuar është zhvilluar dy muaj para se Mediu të firmoste urdhrin për t’i hapur rrugë demontimit.Shkelzen berisha e ka vizituar zyren e Ministrit te Mbrotjes kater dite rresht ne datat 17, 18, 19, 20 Korrik 2007. Arsyeja eshte shume e thjeshte. Nga hulumtimet tona del se gjate periudhes Korrik 2007 furnizimi me fisheke ne fabriken e Gerdecit behej shume pak dhe nga ana e kompanise AlbaDemil kerkohej me shume municion kerkese e cila kishte hasurveshtiresi dhe pengesa nga repartet ushtarake. 

Faksi, i nisur nga zyra e Aldo Bumçit, është draft edhe për faktin se ekspertët e ministrisë kanë bërë vërejtje se në projektvendimin për Gërdecin duhet përcaktuar kush do jetë kryetari i komisionit, si dhe termat e të gjithë operacionit duheshin bërë në gjuhë shqipe e jo në gjuhë të huaj, siç kanë qenë letrat e parë. Siç duket, ata i kërkojnë miratim dërguesit, për të parë nëse i prishin punë vërejtjet e ekspertëve apo jo. Ndaj është përdorur faksi për këtë dërgim, pra shikoje nëse është ok drafti apo jo. Nuk është përdorur emaili si komunikim, pikërisht për tu ruajtur nga një gjetje e gjurmëve në serverin e ministrisë apo në memorien e kompjuterit, të cilat nuk shuhen plotësisht dhe mund të nxirren.

Faksi është nisur nga zyra e Aldo Bumçit, në adresë të një zyre në Ministrinë e Mbrojtjes ku punonte në mënyrë informale Shkëlzen Berisha për projektin e Gërdecit.

Sekretarja e Aldo Bumçit në dëshminë e saj në Prokurori e pranon se e ka nisur ajo faksin me porosi të Bumçit dhe ka parë Shkëlzen Berishën të hyjë dy herë në atë kohë tek zyra e Bumçit.

TemA

 

10 Komente

  1. L
    Lomy

    Zen sypiçka do jete shok “dhome” me gjiknurin kur birisha ti lutet alibeajt per ndonje kocke pas zgjedhjeve…

    1. H
      Himarioti

      Kryekrimineli i kombit, Sali Shpellar Berisha ka thënë: Pas meje u bëftë qameti. Duket se qameti po i bjen në kokë, po merr me vete edhe klyshin e vet, Shkelzenin.

      1. H
        Hajde

        Merua filloi EKSPERTIZEN TANI ! Hajde more çvete ?

        1. B
          Bujar

          o Hajde, po ne gjithe kete mesele, ekspertiza e Meros te ben kaq shume pershtypje? Fundja Merua gazetar eshte (i mire a i keq, ky eshte diskutim tjeter), po ky tjetri, i biri i kryeministrit, cfare i ka zyrat e shtetit? Nuk te ben pak pershtypje qe i biri i Saliut, hyn e del ne zyrat me te larta te shtetit sikur t'i kishte arat e babait? I shamè bllokmenet, por ata te pakten nuk i bene edhe femijet pronare te zyrave te shtetit. Gjykoje pak vet kete ceshtje e ekspertizes tani

        2. B
          Beni

          Le ta mbaj burgun Mediu me Bumcin ne qoftese Berisha eshte i pafajshem !

          1. H
            Hajduti Zeni para ligjit i vonuar.

            Edhe løpet e gomeret e Vicidolit e mesuan qe nipi Sheqeres Zeni epileptiku po bene biznes me armet.Krrici i Sali edepsezit flet sikur vjen nga ndonje planet tjeter dhe njerezit nuk dine gje se cka ndodhur. Babezia per para nuk i ndali keta kafshe te rrufisin gjithcka dhe ne nje shtet normal me ligje keta duhet te ishin ne burg familjarisht bashke me dhenderin Jamserb.Po nuk veproj ligji per ndyresirat ne si popull duhet ti tregojme vendin hajduteve te cdo lloji e ngjyre.

            1. t
              trimi

              para 15 vjeteve kishe baben kryeminister dhe baba kishte vu gjith gjykatesit e prekuroret e vet ,tani mbas 15 vjeteve jep llogari o kurv per vrasjet dhe vjedhjet qe keni bo si familje e degjenerume qe jeni.

              1. E
                Ermal

                Pidh ropsh

                1. z
                  zalli

                  Njeri i forte ,dukej i pathyeshem ,po Amerika e di se per te gjurmuar krimet e krimenelet,duhen gjurmuar parat,dhe duket se ka filluar te ftillohet puna ,dalngadale ,pranvera me nje lule nuk vjen,Pas Sali kriminelit e kane radhen familjaret e tij,ça del nga macja minje do gjuaj,thone nga krahina e Bujarit te "vogel" te Leskajve,

                  1. t
                    titi

                    duket qarte qe berisha ,i biri ,mediu dhe bumci dine me shume sesa tregojne ...ka kaluar aq shume kohe sa sdo mbaja fare shprese te drejtesia ......te shohim

                    Lini një Përgjigje