Kaosi në Kuvend: Pse qëllimi nuk ishte të pyetej Edi Rama por të sfumohej lajmi më i madh i ditës

26 Janar 2023, 13:10Politika Ylli Pata

Kaosi në Kuvend: Pse qëllimi nuk ishte të pyetej Edi Rama por

Bllokimi i foltores dhe ndalimi i punës së Kuvendit tashmë është një model shabllon i veprimit të asaj që e quan veten opozitë, por që faktikisht është një pjesë e frustruar e grupeve të interesit të opozitës. Bëhet fjalë për Sali Berishën dhe Foltoren e tij.

Tani për ta qartësuar situatën më shumë; nëse Foltorja do të donte që të krijonte një impakt publik mbi sulmin ndaj Edi Ramës, lidhur me rastin e ish-zyrtarit të FBI-së, rrugët e veprimit ishin të shumta.

Mund të mbahej një konferencë për shtyp një ditë sapo çështja doli në media, e të bënin publike kërkesat mbi një interpelancë apo seancë pyetjesh mbi Edi Ramën.

Madje mund ta kërkonin me procedurë të shpejtuar, duke aktivizuar menjëherë veprimet konkrete. Natyrisht duke e monitoruar procesin e njoftuar publikun në rast vonesash apo pengimi të procedurave parlamentare. Sipas rregullores së Kuvendit, mund të prisnin interpelancën, mund të përgatiten, e natyrisht nëse janë përgatitur sa më mirë, do të mxjerrin atë dobi politike që duan.

Natyrisht që interpelanca nuk mund të thirret menjëherë, ka kohët e saja, por kjo politikisht i ndihmon më shumë, pasi deri në interpelancë mund të mbajë në opinion çështjen me konferenca, intervista apo edhe inteaktivitet në rrjetet sociale.

Por duket se zhurma nuk kishte lidhje me ngjarjen, nuk kishte synim të sulmonte Ramën, por kishte një efekt Big Brother, për të sfumuar thirrjen në SPAK të Shkëlzen Berishës. Po kjo ndodh vetëm për titrat apo trasmetimin live, pasi çdo fakt e çdo e vërtetë nuk mund të fshihet dot. Sot, më 26 janar 2023, ka ndodhur zhvillimi më i rëndësishëm që prej vitit 2008. Pasi është thirrur në Prokurorinë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit për çështjen e Gërdecit, Shkëlzen Berisha, për të cilin janë shkuar artikuj pa fund, libra e deri film në Hollywood, por që asnjëherë nuk është thirrur nga prokuroria shqiptare.

Natyrisht që panelet nuk do ta trajtojnë, pasi kanë anonçuar se do të merren me çështjen “McGonigal”. Gjithsesi fakti i thyerjes së akullit nga SPAK në lidhje me Gërdecin është lajmi më i rëndësishëm sot në Tiranë. Që natyrisht do të ketë garniturë edhe rrumijën e të atit në Kivend, si dhe përjashtimin e tij, por natyrisht edhe zhvillimet me çështjen “McGonigal”. Por fakti i thirrjes së djalit të Sali Berishës në SPAK, nuk mund të mbulohet qoftë nga “mungesa e informacionit” të investigativëve të paneleve…

TemA

19 Komente

  1. T
    Tea

    Flasin budalliqe tani se po i afron denimi per 4 personat qe vran

    1. G
      Greta

      Mezi pres tj vi rradha kti saliut te denohet

      1. R
        Realpolitika

        Kur te denohet Saliu dhe Like floriri….do nis te marr frymë Shqiperia ! Sa te jen keta të lirë ….nuk ka qetësi vendi . Po vje ora e shpagimit per krimet e kryera .

        1. t
          titi

          o rrikthye perseri thrhthth

          1. t
            tosi

            oho klosi prap analfabet

            1. g
              genci

              Te burgoset sa me pare berishe krimineli

              1. m
                miku

                Ore ky berisha sa kohe akoma do te rri i lire?

                1. E
                  Edis

                  Te reagoje SPAKU qe Saliu te marre denimin qe meriton ,krimineli

                  1. A
                    Andi

                    Filluan majmunat me zenka,mjer ne qe kemi njerez si plakush SALIU

                    1. K
                      Komentues i perhershëm i gazetes Tema

                      Kjo eshte shiqaré (perdora fjale turke se dhe keta perdorin fjale ingleze, se me shqipen kane tallur bythen der tani ashtu si me shqipetaret e vertete) , Mero vellai. Shqiptaret e dobiçit te Shelqeres jane kunder shqiptareve te Shqiperise dhe fajin e thone te gjithe perveç shqiptareve te dobiçit: e ka prokuroria shqiptare, gjyqtaret dhe avokatet qafederra qe populli me nje proteste madheshtore tu djeg zyrat dhe shtepit me ata brenda. Ku jane aktivistet dhe shoqeria cirivile?! Ku eshte ai karagjozi profesor Qorri me dy sy, ku eshte avokata Lapaj apo karagjozi tjeter vlonjate i portokallise qe na ngrihen per qindarka dhe s'ngrihen per jeten qe u a mori shqiptareve te ndershem dobiçi?! Ku jane ? E, pra, keta jane shqiptare e dobiçit te Sheqeres kunder shqipetareve te Shqiperise.

                      1. F
                        Fshatari i gerdecit

                        Ore po Cim Peka me Bledian Koken si mendojne per Shkelzenin ka te drejte Spaku ta therrese apo jo , se Tos Boleonja mendojne qe nuk duhet thirrur Xeni bile bile edhe Illi Rakipi me Jaran Canin te ketij mendimi jane sepse Zeni ka kontibuar per shitjen e materjaleve luftarake pavarsisht se u poqen te gjalle 26 njerez plus Trebicken qe e nxorren per gjeh

                        1. S
                          Sqarim

                          Eh kjo eshte vertete per te qeshur ! Gjithe mediat e medha ne Shba dhe me gjere kane shkruar per aferen e zyrtarit te Fbi dhe perfshirjen e Rames ne kte afere , dhe PATA thote qe opozita e beri per SHKELZENIN, ( ne fakt gjithe media shqiptare po e ben , edhe ajo per SHKELZENIN!!???). Vetem tema e pates eshte “ESELL” dhe spo bije prehe e ketij komploti te madh kunder kryerilindasit. Gerdeci aty ishte , mund te thirrej sot , neser , apo dje shkelzeni. Edhe video e Artanit kishte 12 vjet ta nxirrnin por duhej TANI sepse Rama ishte ne dijeni te asaj qe po ndodhte me te Amerike dhe i duhej TYMNAJA.

                          1. D
                            Duçka-rruçka- kuçka, pata-govata-lopata

                            Uaa sa e zgjuar qenka Pata , se paskemi ditur !

                            1. S
                              Sipas teje

                              Po cilin eshte lajmi me i madh i dites o PATA?

                              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                Gangsteri Berisha i shoqëruar nga rrugaçët , ngatërrohen me foltoren,i duket foltorja e kuvendit si ajo e stadiumit kombëtar !

                                1. S
                                  Sul Koburja

                                  O Sali, kuvendin nuk eshte toke e xanun.

                                  1. V
                                    Viktor

                                    Te dy palet lozin me te gjith, cudi pikerisht sot thirret ky sy peshkaqeni kur dihej cdo benin per kte zyrtarin e fbi, packa se esht be veting....

                                    1. H
                                      Himarioti

                                      Duket se filloi shembja e "Perandorisë" së krykriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha. Salehu po e merr me vete edhe klyshin e vet, Shkëlzenin. Të dy shkofshin në ferr!

                                      1. a
                                        american16al

                                        Futeni brenda kete kerme ae po sillet si druvar kudo, mendon se gjithecka eshte e tij..palaco…

                                        Lini një Përgjigje