Rama i papërfolur në çështjen McGonigal, ish-zyrtari i FBI bëri biznes në kohën e Berishës

26 Janar 2023, 19:18Politika TEMA

Rama i papërfolur në çështjen McGonigal, ish-zyrtari i FBI

Nuk ka asnjë të dhënë në aktakuzën e ngritur ndaj ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, të cilat e lidhin këtë të fundit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, apo të cilat e përmendin vetë amerikanin për korrupsion.

E vetmja gjë për të cilën ai akuzohet, përtej lidhjes që ka me oligarkun rus, Oleg Deripaska, është ajo për deklarime të rreme dhe falsifikime dokumentesh.

Në Shqipëri madje, ai figuron si administrator i një kompanie (LAWOFFICE & INVESTIGATION), e cila është themeluar në vitin 2007, kohë kjo kur si kryeministër i vendit, shërbente kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Kjo kompani, me status momental rezulton si e pezulluar në vitin 2019.

Ajo ka si aksionerë shtetasin Shefqet Dizdari, me 25% të aksioneve, vetë McGonigal-in, shtetasin amerikan Mark Thomas Rossini, i cili po ashtu ka qenë një ish-agjent i FBI-së dhe Agron Nezajn.

Ky i fundit është akuzuar ndërkohë si ndërmjet i Ramës me ish-zyrtarin e lartë amerikan.

Mirëpo, një akuzë të tillë, është mohuar nga vetë Rama, i cili reagoi mbi çështjen dhe tha se përveçse me McGonigal-in kishte thjesht lidhje me miqësore, edhe me Nezajn, nuk ka folur asnjëherë për çështje biznesi, por ka pasur takime miqësore dhe krejtësisht pa interes.

Madje, ai e ka përforcuar këtë, duke thënë se Neza vjen nga Lëvizja Demokratike dhe ka qenë person shumë i afërt me Azem Hajdarin, duke lënë të kuptohet se nuk ka lidhje për çështje biznesi me të.

Vetë Neza, përmendet në dosjen e McGonigal si “Personi A” dhe përshkruhet si ish-funksionar i Shërbimeve Inteligjente shqiptare.

Thënë kjo, vetë Rama nuk e ka mohuar njohjen me amerikanin dhe takimet me të, të cilat kanë qenë krejtësisht miqësore dhe nuk ka pasur detyrim për t’i deklaruar.

Por, vetë McGonigal, i cili e ka pasur një detyrim për t’i deklaruar ato, nuk e ka bërë kurrë këtë gjë. Një skenar të tillë, e ka zbatuar edhe me politikanë të tjerë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, apo deri edhe në Austri.

Teksa, për hapjen e biznesit në kohën kur Berisha ka qenë kryeministër, nuk ka asnjë të dhënë paraprake se si ata të dy mundet apo jo të jenë të lidhur.(Albaniapost)

5 Komente

  1. B
    Beni

    Keta njerez qe kane lene dhe lene koken per Sali Berishen tani jane kthyer me Edi Ramen !dhe kjo eshte shume qesharake qe edhe bufi nuk e beson!

    Përgjigjjuni
    1. p
      prikurori

      Absurdi berishjan i kaloji kufijtë e stratosferës dhe vazhdon në hapësirën kozmike drejt yjesh ekstraplanetarë. Të rojmë dhe do dëgjojmë fantazi super fantastike.Kush i ha i bëftë mirë .Dhe ata që s’i hanë,prapë mirë e kanë.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Himarioti

        Aq kohë sa nuk do t'i mbyllet llapa kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar berisha, politika dhe kombi i ynë janë në rrezik.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mos i merrni te gjithe per budallenj

          Ha ha ha po po! Dihet ajo fajin e ka Saliu!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dhe ky eshte mafioz

            Edi rama eshte i qelbur ne korrupsion por dhe sali berisha eshte i qelbur thote baze. E moret vesh shqipe?! Mos harroni se ne tetor kete vit vendosen vizat me BE dhe skeni nga tja mbani, ndaj o burra me gomone, me trapa, me kembe nga mali, me letra fallco me dreq e me shejtan nga syte kembet. Shqiperia po kthehet ne ate qe ka qene gjithnje per standartin, ne nje SHTET AFRIKAN / AZIATIK ne evrope. Histori suksesi me bangladeshas me egjiptian me xhibutas me afgane me lesh e me presh dhe PA SHQIPTAR.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje