Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Bardhi akuza GJK-së: S’mori në shqyrtim padinë e opozitës, koordinohet me Ramën

13 Dhjetor 2023, 16:46Politika TEMA
Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Bardhi akuza

 

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me faktin që gjykata Kushtetuese ende nuk e ka marrë vendimin për të kaluar në seancë gjyqësore kërkesën e firmosur nga 30 deputetët të cilët e cilësojnë marrëveshjen si antikushtetuese.

Bardhi shprehet se në rast se Gjykata Kushtetuese do të merrte në shqyrtim kërkesën, atëherë procedura e ratifikimit të marrëveshjës në Kuvend, pezullohet.

Bardhi thotë se ka dyshime serioze për një koordinim mes kryeministrit Edi Rama dhe Gjykatës Kushtetuese, duke parë se Kuvendi afroi me një javë procedurën e miratimit nga Parlamenti të marrëveshjes.

Reagimi i Bardhit:

Në një akt të paprecedent, me heshtje dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendimin për kalimin në seancë gjyqësore të kërkesës së deputetëve të opozitës lidhur me Marrëveshjen me Italinë për emigrantët, akt që shoqërohet me pezullimin e procedurës parlamentare të ratifikimit të saj nga Kuvendi. Shqyrtimi paraprak i kërkesës është një proces formal, që nuk kërkon shqyrtimin në themel dhe as kohë për analizë të thelluar.

Duke shfrytëzuar mosveprimin në kohë të Gjykatës Kushtetuese, nën dyshimin serioz të një koordinimi mes tyre, Edi Rama urdhëroi Kuvendin që të afrojë me një javë procedurën e miratimit nga Parlamenti, duke e përfshirë në Rendin e Ditës të seancës së nesërme, datë 14 Dhjetor 2023.

Edhe pse është njoftuar zyrtarisht për përshpejtimin e procedurave në Kuvend, mosveprimi në kohë i Gjykatës Kushtetuese për një çështje me natyrë urgjente, praktikisht asgjeson mundësinë e kontrollit kushtetuese mbi përmbajtjen e marëveshjes, që detyrimisht shqyrtohet përpara ratifikimit.

Ky përbën aktin më të shëmtuar të dhunimit flagrant të Kushtetutës nga vetë Gjykata Kushtetuese, si një tjetër provë e kontrollit të plotë të saj nga Edi Rama. Asgjesimi i mundësisë së kontrollit kushtetuese, si një e drejtë kushtetuese e deputetëve të opozitës, është atentat ndaj shtetit ligjor dhe rrënon besimin e publikut tek paanësia dhe pavarësia e Gjykatës Kushtetuese.

Duke shprehur mospajtimin me mosveprimin në kohë të Gjykatës Kushtetuese dhe dhunimin flagrant të Kushtetutës prej saj, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike apelon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që ti përmbahen betimit për t’ju nënshtruar vetëm Kushtetutes dhe jo interesave apo porosive politike të Edi Ramës. Ata duhet të heqin dorë mënjeherë nga bllokimi i shqyrtimit paraprak në kohë të kërkesës së deputetëve të opozitës, duke urdhëruar përpara ratifikimit të nesërm pezullimin e procedurës parlamentare.

Zbatimi i Kushtetutës duhet të jetë i vetmi udhërrëfyes i veprimtarisë së anëtarëve të Gjyaktës Kushtetuese, dhe jo pengmarrja me projektligj apo  premtimi korruptiv i Edi Ramës për rritje të shfrenuara të pagave të tyre, në këmbim të dhunimit flagrant të Kushtetutës dhe rolit që Gjykata Kushtetuese luan në një shoqëri demokratike.

 

7 Komente

  1. A
    Adriatik

    Ky eshte vrases i mjekut Xhuvani ne Elbasan.Eshte gjobaxhi dhe i pa bese.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dermon Kavaje

      Si gjithmonë, bythqiri kavajas, Gazmenda Bardhoshka, vazhdon e vazhdon të hajë mut….

      Përgjigjjuni
    2. P
      Per figurant ne Filma je ok ! me teper sja vlen !

      Sa fatekeqesi qe njeriu se njehe veten...Ste marin per seriozisht prandaj nuk e ka shqyrtuar !

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per figurant ne Filma je ok ! me teper sja vlen !

        Sa fatekeqesi qe njeriu se njehe veten...Ste marin per seriozisht prandaj nuk e ka shqyrtuar !

        Përgjigjjuni
        1. S
          Stalini

          Na e largoni nga syte kete orangutang se na ka peshtiros gazeta dhe tv, PD duhet ta largoj me patjeter, lul basha haram per cfare surrati na ke bere te njohim si kete bythqir ose bardh

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poseidon

            O SUM HAPUR PO SIKUR TE KETE VENDOSUR PER TA SHQYRTUAR...........O KURVE PO IK O BYTH MUT IK HA NDONJE RROTE K... SE ATJE E KE. MENDJEN DHE NUK JE PER POLITIKE TI O KURVE.......

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bardha ka kaluar Ylberin eshte bere Dylber

              Bardha si do shqyrtoje gjykara kushtetuese nje ligje qe nuk egziston ? Shko gjeje nje pune kamariere moj Bardha se pune tjeter nuk bene dot.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje