Avokati Spartak Ngjela e quan një veprim ligjor normal, që pason refuzimin e Sali Berishës për të mos zbatuar vendimin e GJKKO-së, kërkesën e SPAK për autorizimin e Kuvendit për arrestimin e ish kryeministrit.
"Ka rregulla drejtësia. Nuk je mbret. Vetëm mbretin nuk e kap ligjin. Duhej ti përgjigjej kërkesave të hetuesisë në mënyrë të saktë sepse nëse nuk shkon në hetim kanë të drejtën e arrestit ua ka dhënë ligji", - tha Ngjela në një lidhje skype me emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.
Edhe ‘mosbindjen civile’ për të cilën flet Berisha, Ngjela e quan betejë të humbur për ish kryeministrin.
"Berisha nuk bën dot as mosbindje civile dhe as revolucion se nuk ka mbështetës. Nuk e keni parë që nuk ka mbështetës. Si mund të bësh protestë para parlamentit. Kush është ai që ndërhyn kundër vullnetit të parlamentit. Filozofia e Saliut është meqë unë s’e marr dot kryesinë e shtetit, shkatërroj shtetin", tha avokati.
Ngjela beson se nëse drejtësia i shkon në fund hetimit për Sali Berishën PD merr qeverinë.
"Do e ndihmojë shumë PD. Nëse Berishës ia çojnë deri në fund goditjen, se nuk besoj dot sepse lideri i PS-së dhe krerët e duan Saliun ta kenë atje të fitojnë gjithmonë, flas politikisht. Nëse SPAK do ta çojë deri në fund edhe ai dënohet qoftë dhe për 6 muaj ai ikën nga politika. Nëse ikën nga politika PD për 6 muaj merr pushtetin, rrëzon PS-në.
Partia Socialiste rrëzohet menjëherë në momentin që ky është larguar nga skakiera politike. Unë them që eliminimi i tij e sjell për 3 -4 muaj PD në pushtet. Njerëzit janë mërzitur shumë me PS-në por mes dy të këqijave, zgjedhin të keqen më të vogël. Në momentin kur e keqja e madhe largohet ajo e vogla bëhet e madhe ", thotë Ngjela.
Avokati është i bindur që Berisha gabon kur refuzon të shkojë në gjykatë pasi në këtë mënyrë ai nuk mbron veten
"Në gjyq i pandehuri shkon për tu mbrojtur. Nëse nuk mbrohet do të dënohet. Ato që bën ai nuk janë mbrojtje. Janë letërsi degradente të shekullit XVI. Nuk kanë vlerë në mbrojtjen juridike ndaj një akuze. Duhet të rrëzosh provat", përfundoi ai.
Më 18 dhjetor Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin, do të mblidhet për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.
Sa idiot eshte i shkreti, i ka argunentat si postulate, brenda 6 muajesh PD ne pushtet!!!??? Gjynah prej zotit, nuk e di jane pasoja te burgut apo te genit?
Një paragraf më poshtë, PD thotë vjen në pushtet per 3-4 muaj!?!?
ÇIish thue bre Avukat !!!!??? Per 3 - 4 Muaj ???????!!!! Nuk qenke ghire sot !!!
Edhe Mbretit te Frances nuk e kapi Ligji, por Populli VENDOSI ti prese koken. LIGJIT te Popullit nuk i shpeton dot. Por Shqipetaret nuk luftojne per te drejta e Tyre. Jane te vuajtur te shtypur nga Diktatur dhe vazhdojne te heshtin para Berishes I cili nuk ka lene gje pa i bere ketij vendi, ketij populli. Berisha e njeh kete popull qe doli nga KOMUNIZMIT I RRAHUR i leckosur, pa DINJITET , ku te gjithe e kane mendjen si te VJEDHIN. KY Popull nuk pret asgje nga Politikanet as majtas as djathtas . Per cfare te NGRIHEN ?????!!!!! Kush e pyet kete popull. Me mire shohin punet e Tyre.
O Taku,opozita merr noc rrokun per disa muaj sic i ben ti qejfin.Rendesi ka te iki kerrma Sali nga skena politike se e qelbi kete vend
PD sa te jene gjalle pjellat e Berishes nuk vjen kure ne pushtet,Jane te gjithe njesoj ne te tere grupet,Duhet te shkrihet e ribehet parti e re me njerez te rinj,Vetem ashtu mund te vije
Ha, ha, ha, po ti jet komplet loqe o Taku. Mire gazetat dhe Mero tall trapin me ty dhe te nxjerrin ne gazet apo TV. Po ti vete, vertet i beson ato qe thua?
Qenka pjerdhur Taku. Brenda muajsh po e mori kete timin Ok ne te kundert te rrije atje ku eshte.
Me shuRon turon do vije ne pushtet.
Shume budalla je or Ngjela ,pushtetin ta jep populli e jo partia ,tu thua PD e mer pushtetin per pak muaj ! me vote jo e jo ,me çfare do e mari PD me Lulzimen me Gazmenden apo me ata 5 deputete qe ka ,Ngjela dije mire se populli voten e ka per Edi Ramen deri mē 2033
E meritoni nga një sufllaqe pa qepë për sot
PeDe - ja merr te gjatin brenda muajsh. Beqon avokat Ngjela
Ka raste qe diçka di por per marrjen e pushtetit brenda muajsh harroje ti dhe te tjeret.E para duhet te filloje riorganizimi i Partise se shpartalluar dhe ne armiqesi brenda vehtes.Nuk e dime sa zgjat.E dyta zgjedhja ekryetarit te ri neqoftese Berisha imponon vajzen e tij demi rritet.Shanset e PD per 2025, jane te pakta edhe sikur te jene te bashkuar derisa nuk shihet nje figurë e re e paster,se me xhaketat e vjetra nuk marrin pushtet ne kushtet ku PS dhe PD kane rreth 55-60 perqind te elektoratit qe voton
Ca pushteti do Marin ATA idiota mor taku.
Shkrim i porositun nga gjumashi.
Ja iku Saliu o Taku , mirë e ke Ti , po kush do vijë , na thuaj një që mund t’a mbledhë PD-në si ç’është bërë kashtë e koqe , dhe a mund t’ë organizohet për 6 muaj t’ë zgjidhë hallet e veta , t’ë hyjë në zgjedhje t’i fitojë ato ? Iku 91-92-shi që i mori për dore Sh Ramiz dhe Z Rajerson dhe j’u thanë t’a gëzoni pushtetin , dhe 2005 iku kur u rikthye apo më mirë u riciklua PD-ja me Saliun në krye me patericën Xhuveli dhe pazarin me Nanon për një çikë president . Duhet t’ë rjedhin shumë ujra deri në atë ditë që t’ë bjerë Rama nga pushteti , po ç’të bējë Rama kur populli thotë :-“Bëmë me fat , pa hidhmë në plehut “. Ky ështē fati i Ramës , i dënuar të rije në pushtet deri nga 2029-ta ,pastaj shohim e bëjmë .
Ha M... sa të ngopesh o Avokat i disekuilibruar në shumicën e gjithçkaje që thua, sepse Lulzim Basha nuk bëhet KURRË Lider dhe jo më Kryeministër, por do përfundoj dhe Ai pas Berishës dhe Metës në BURG. Ka jo vetëm dokumenta për vjedhje (familjarët e tij dhe të gruas së tij), por dhe dokumenta me fakte për bashkëpunim me Berishën në vrasje më 21 Janar 2011. Avokat Ngjela mbete "ngjalë" e kalbur si në skenën profesionale dhe atë politike, ndaj nuk të beson askush as Majtas dhe as pseudo-Djathtas.