Marta Kos vlerëson Shqipërinë: Ka bërë progres të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në BE

4 Nëntor 2025, 14:34Politika TEMA
Marta Kos vlerëson Shqipërinë: Ka bërë progres të

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përmes një postimi në rrjetin e saj social.

“Shqipëria ka bërë progres të paparë. Ky rezultat i jashtëzakonshëm është një njohje e qartë e angazhimit të fortë politik të Shqipërisë dhe aspiratave të shoqërisë së saj për në BE”, shkruan Kos në platformën X.

Marta Kos shton se viti 2025 ka shënuar një përparim të rëndësishëm për procesin e zgjerimit të BE-së, ku vendet si Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia dallohen për përparimet e arritura në reforma gjatë vitit të kaluar.

Komisionerja nënvizon se kandidatët për anëtarësim kanë synime ambicioze për të përfunduar negociatat, ndërsa viti i ardhshëm do të jetë “moment i së vërtetës” për progresin e tyre.

2 Komente

  1. E
    Ermal

    O mashtrusa po Klos nuk shkruan asgjekundi qe: “Shqiperia ka bere progres te papare…”. Ku e gjeni ti kete thene keto se te X i saj nuk ka gjera te tilla!!! Aty ajo flet ne pergjithesi. Apo jua ka thene Rama te zarfi i rradhes!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Le te peĺlcasin Saliqente shpellare. Shqiperia pshurr mbi ta dhe vazhdon perpara

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje