Në progres raportin e Shqipërisë për vitin 2025, të publikuar nga BE, theksohet se zgjedhjet e 11 majit ishin konkurrese por u evidentuan mangësi, duke përfshirë mungesën e një fushe loje të barabartë dhe abuzimin me burimet publike.
E nevojshme, thotë Unioni, të bëhet një Reformë gjithpërfshirëse zgjedhore dhe të adresohen sa më shpejt rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR.
"Përfundimet paraprake të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) / Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) vunë re se zgjedhjet ishin konkurruese dhe të zhvilluara profesionalisht, por identifikuan disa mangësi, duke përfshirë mungesën e një fushe loje të barabartë dhe abuzimin me burimet publike.
Reforma e pjesshme zgjedhore ndryshoi Kodin Zgjedhor, por nuk arriti të adresonte një numër rekomandimesh të hershme nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venedikut. Nevojitet një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore. Parlamenti mund të ushtrojë pushtetet e tij në një mënyrë pjesërisht efektive.
Polarizimi politik, mungesa e dialogut të vërtetë politik dhe përplasjet midis shumicës në pushtet dhe pjesëve të opozitës vazhduan të ndikonin në aktivitetin e Parlamentit, ndërsa proceset e konsultimit publik mbetën të kufizuara. Parlamenti pengohet gjithashtu nga mbikëqyrja e kufizuar mbi ekzekutivin, ndërsa politizimi i emërimeve parlamentare në pozicione të larta në organet kushtetuese ose institucionet e pavarura të krijuara me ligj mbetet një problem serioz.
U vunë re shqetësime në lidhje me punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit parlamentar ad hoc për thellimin e reformave për qeverisje të mirë, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin. Pas zgjedhjeve të 11 majit, numri i komisioneve të përhershme u rrit nga tetë në njëmbëdhjetë, nga të cilat katër kryesohen nga opozita.", thuhet në raport.
BE na hengersh mutin se ti leke nuk jep, 5 vende te BE nuk e njohin Kosoven, dallavere beni me standartet e integrimit, korrupsionin doni tua mbuloni me gjethe fiku horrave te Shqiperise ne 35 vite, camerine nuk e zini me goje, marreveshje te Ohrit per ju nuk ka, doni tju blejme arme e tju mbajme emigrante, me zgjedhjet tallni bythen... Ne ferr shkofshi!!!!
Zgjedhjet ishin te organizuar profesionalish,dhe konkuruese.Ishin nje farse e organizuar bukur ne aparence,por vjedhje ne fakt. Konkluzion i drejte.