Mashtrimi për apartamentin 120 mijë euro, Gjykata e Posaçme kthen në SPAK çështjen ndaj Asllan Dogjanit

24 Janar 2025, 10:37Politika TEMA
Mashtrimi për apartamentin 120 mijë euro, Gjykata e Posaçme

Gjykata e Posaçme vendos të kthejë në SPAK për plotësim të hetimeve dosjen ndaj deputetit demokrat, Asllan Dogjani. Ligjvënësi akuzohet nga SPAK për "deklarim të rremë të pasurisë".

Pas shqyrtimit paraprak të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për kalim për gjykim, gjyqtarja Rudina Palloj konstatoi mangësi në hetim. Për këtë shkak, gjykata i dha 2 muaj kohë shtesë SPAK, duke i dhënë edhe detyra konkrete.

Sipas SPAK, Dogjani ka kryer deklarim të rremë mbi mënyrën e përfitimit të një apartamenti në pronësi të tij.

Dogjani akuzohet për një aprtament 121.980 euro, të cilin tha se e përfitoi për shkak të konsultave juridike, por që në fakt e kishte paguar me para cash.

3 Komente

  1. D
    Drejtesi leshi

    Qe te shkoshe te Dolltrapi per apartamentin me pare duhet te kalojme te 1997 , grushte shteti 1998 te Gerdeci te kater protestues te vrare , te firmat piramidale uuuuuu pastaj kalojme te Dolltrapi

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zona Gr.

      Llon Dogjani mos caj b.. ( se Trapi tani eshte presi USA). Theme mos e caj se para 1 apo 2 muaj e quaje SPAK ne TV, si "organizate krimi"! He pra tregoja prape dhe beje mosbindjen civile. Jo mer zotni, SPAK eshte orginizate drejtesie, e mbushur me burra dhe gra te ndershem te ketij vendi! Me vjen keq per mendjelehtesin tende! Keshtu e ka jeta, kur vjedhe, demton, mashtron duhet te Paguash!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Frike edhe nga Dogjani, ha ha ha

        Prandaj duhet riveting per GjKKO-ne e Saliut.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje