Plas në PD, Bujar Leskaj del kundër Sali Berishës

24 Janar 2025, 09:32Politika TEMA
Plas në PD, Bujar Leskaj del kundër Sali Berishës

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bujar Leskaj, ka dal kundër propozimit që kreu i PD Sali Berisha ka bërë për kryetarët e degëve, të cilët nëse duan që të garojnë në Primare, do duhet që të japin dorëheqjen nga drejtimi i degëve të PD.

Në një shënim të gjatë në rrjetet sociale Leskaj thekson se kryetarët dhe sekretarët e degëve, janë individë, të cilët janë institucionet e vetme brenda Partisë Demokratike të dalë nga vota e demokratëve me parimin “një anëtar, një votë”,

Ai shton se drejtuesit politik duhet të jenë ata që ti nënshtrohen primareve ose në të kundërt të jenë në listën e hapur

Postimi i Leskajt

Roli i institucionit të kryetarëve të Degëve, ka qenë jetik në të gjitha zhvillimet që ka pasur Partia Demokratike këto vite, veçanërisht në vitet e Rithemelimit, për mbajtjen konstante të frymës së saj në bazë, duke mbajtur lidhjet jo vetëm me anëtarësine e bazën e Partisë Demokratike, por mbarëvajtur të gjitha format e organizimit të aktivitetit politik të saj.

Kryesia e Partisë Demokratike nuk duhet të harrojë se kryetarët e Degëve ishin nga të parët që u afruan në procesin e rithemelimit dhe qëndruan konseguent gjatë këtyre viteve.

Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, së bashku me Kryetarin e PDSh-së Prof.Dr.Sali Berisha, janë institucionet e vetme brenda Partisë Demokratike të dalë nga vota e demokratëve me parimin “një anëtar, një votë”, sikurse dhe aekretari i Përgjithshëm z.Flamur Noka, i votuar (me votim të fshehtë e garë) nga Këshilli Kombëtar.

Kujtoj, se në Qarkun e Vlorës, kemi dhe kryetar Degësh të votëbesuar dy herë, në harkun kohor të tre viteve, në Degën e PD Selenicë dhe Sarandë.

Në këndvështrim tim kryetarët e Degëve të Partisë Demokratike nuk kanë pse të dorëhiqen nga pozicioni, të cilën e kanë fituar e mbajtur me votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike, si votëbesim e proces i mirëfilltë primaresh.

Çdo ndryshim i këtij parimi do të përbënte një shkelje të frymës demokratike që Partia Demokratike përfaqëson.

Kryetarët dhe sekretarët e degëve, janë individë, të cilët kanë mbartur aktivitetet partiake në degët e qyteteve të tyre, duke qenë valenca politike më e lartë e frymës së Partisë Demokratike në qytetet përkatëse.

Primaret, së pari duhet të fillojnë nga votëbesimi ndaj drejtuesve politikë në Qarqe ose në të kundërt çdo drejtues politik, po nuk ju nënshtruan Primareve, të vendosen në listën e hapur.

Në gjykimin tim, kryetarët e sekretarët e Degëve, qofshin aspirantë apo jo për deputetë të ardhshëm duhet të kualifikohen të votëbesuar, për t’u nominuar në përzgjedhjen e kandidatëve, në ndërtimin e listës përfundimtare.

Lista përfundimtare natyrisht duhet/do të vendoset nga kryetari i Partisë Demokratike dhe çdo kandidat duhet të pranojë paraprakisht një kod etiko-politik në respektimin pa kushte shtesë të çdo pozicioni të dalë nga ky vendim.

Sot për Partinë Demokratike është i nevojshëm sinergjizimi i strukturave, duke nisur nga kryetari Prof.dr.Sali Berisha, Kryesia e partisë, drejtuesit politikë të qarqeve, kryetarët e degëve, kryesitë e tyre, çdo kryetar e sekretar grupseksioni e seksioni, anëtarët e demokratët e pandarë, si strategji e fitores, e cila funksionon në harmoni.

Nëse njëra nga këto hallka shkëputet, shkakton konfuzion, dobësi, destabilizim dhe çdo shpërqendrim nga këto prioritete e çdo gabim në primare do të ishte shumë e dëshiruar nga/për kundërshtarët tanë politikë, të cilët do të përfitonin të thellonin diversionin e tyre ndaj Partisë Demokratike.

Sot nuk na falet asnjë gabim !

24 Komente

  1. M
    Makiaveli

    Hera e parë që Berisha ka të drejtë, do të kandidojnë të japin dorëheqjen dhe të jenë të barabartë me kundërshtarët

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Jo! Saliu nuk ka të drejtë sepse, në bazë PD, është e përçarë. Një pjesë e drejtuesve të strukturave atje janë me Berishën, një me Bashën apo të tjerë kundër Berishës dhe tek ata të dytët, Sa-lehu nuk ka besim ndaj dhe do që t'i mënjanojë. Gjithsesi do ishte më moralshme që, nëse ata besojnë se e kanë përkrahjen e anëtarësisë, le t'i nënështrohen votbesimit. Por në këtë rast ata kanë një arsye legjitime mosbesimi tek procesi, sepse historikisht brenda PD, nga kreu deri në bazë, zgjedhjet manipulohen. Mund të rrjeshtohen dhjetra raste, më të dukshmet dhe më të freskëtat, janë rastet në përballjen për kryetar partie të Bashës vs Olldashit në 2013, Bashës në korrik 2021; zgjedhjet për Këshillin Kombëtar aktual, apo vetë Berishës, për kryesinë dhe nënkryetarët deri rasti i fundit, manipulimi i kontestuar nga brenda vetë Degës së Njësisë nr.2, Tieanë, për zgjedhjen e kryetares së saj, të diktuar nga qendra. Aktualisht kësaj maskarade i druhen më shumë ata dhe në këtë shkrim Leskaj, edhe pse vetë ai, si besnik i sprovuar i Berishës, mund mos të rrezikohet. Megjithatë deri në mbarimin e primareve (nëse do ketë) dhe deri në hartimin e listave për deputetë sipas qarqeve, do shohim realisht qëndrimet e vërteta të secilit, deri tani të fshehura (dyfytyrësisë), pikërisht të diktuara nga pritshmëritë e listës, që është vullnet ekskluziv i prof.dr."lexhendës".

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sylvinjo

        Berisha ka absolutisht te drejte . Je aty ne krye te deges , por duhet te votohesh nga elektotsti se kjo esht demokracia, nuk esht demokracia sipas tarafeve e miqve ,

        Përgjigjjuni
      2. R
        Rasputin

        Makiavel o mashtrues, ti gjithmone ke qene dakort dhe i ke dhene te drejte kufomes berisha edhe kur vrau njerez te pafajshem ne bulevard ! Fuck you!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Duhen skarcuar ca, per te hapur vendet per Zenet e Argiterat, qe PD te kthehet plotesisht ne koperative fisnore. Veremliu po jeton me anything se fundi do I vije nga te tijte, ndaj nxiton ti skartoje.

          Përgjigjjuni
          1. S
            SPAK -Banda qe mbron hajdutet

            Po ca Zen do veje ne Vlore o hajvan ? Aty depudetet te zgjidhen nga demokratet vlonjate, tamam sic eshte demokracia , jo te rije tjetri ne krye meqe eshte idiot. Apo te zgjidhen sic e zgjedh Rama qe vendos ata qe i premtojne vjedhje

            Përgjigjjuni
            1. S
              SPAK -Banda qe mbron hajdutet

              Po ca Zen do veje ne Vlore o hajvan ? Aty depudetet te zgjidhen nga demokratet vlonjate, tamam sic eshte demokracia , jo te rije tjetri ne krye meqe eshte idiot. Apo te zgjidhen sic e zgjedh Rama qe vendos ata qe i premtojne vjedhje

              Përgjigjjuni
        2. d
          dinjiteti

          Nuk e kuptoni se car po ndodh Shpellari don te veje ne cdo vend njerezit e tij qe i konsideron besnik Ne kete MYNYRE MENDON SE DO JETE DERI SA TE JAPI FRYME, DON ZOTI PO JEP FRYME NJE ORE E ME PARE,

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati

            Bravo Leskaj. Kështu ishe shembull edhe kur drejtoje institucionin shtetëror KLSH.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hundraci

              Ore hundrac , Po pse gabimin e pare e ke ti mut ?! Po a ka gabim me te madh se sa t'i ngresh demokratdt e Vlores dhe Laberise kunder Amedikes dhe t'i rreshtosh pas Kalbesires komuniste te Enver Hoxhes , Sali Berisha . Ti do varur , Jo ne shesh te Flamurit , se ia Ben pis shenjterine , Po tutjeandej nga gropa e derrit . Pleh i Sali kriminelit !

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fshatari

                Bujar fshatari eshte qen i rrahur. Si i trashe qe eshte (se ka plot fshatare te zgjuar) nuk mund te kuptoj lojen e Saliut ashtu sic nuk e ka kuptuar per 35 vjet qe i sherben si qen besnik. Nje mut te madh do bej, do ti dergoj Saliu ne Vlore ate malokun qe e rreh si qen sic beri zgjedhjet e fundit. Bujari eshte turpi i Vlores.

                Përgjigjjuni
              2. L
                Lasgushi

                Kështu ndodh,kur vëndin që mban( Bujari) e ka me metitë fje punë.Një nga të paktit lebër i dakyë fhe punëyor në PD.Krahadojeni,Bujarin me Glamut Nokën Tritani spo zonjëzën Vokshi.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  ppa

                  Saliut nuk i pelqejne politikane si Bujari, qe nuk injoron veten duke djegur karrike dhe bere palocolleqe ne Parlament; Saliut i duhen tipa si Noka, Nallbati . Gjeli Peqinit, etj. qe t'i kete per zhurme edhe ne parlamentin e ardhshem.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Emigranti

                    O ppa per bujarin qe vinte tap ne parlament me raki kocimare? Eshte nje njeri qe vjen era kerme nje km larg.

                    Përgjigjjuni
                2. s
                  spata

                  Po c'kujtoni ju se Saliu do ju mbaj nensqetull deri sa te dilni ne pensjon.Nuk po kuptoni se si Saliu dhe Rama ndjekin nje strategji me te besuarit e tyre.As u hapet barku nese nuk je malok.Malok .Po te tjeret? Ne te semes,labi,myzeqari,tirronsi,kavajasi,korcarie minoritari. I vini gjishtin kokes o budallenje.Do mbeteni, brez pas brezi,sherbetore te klanit malok.Levizni e ndryshoni Shqiperine.Nga Republike Parlamentare ne ate Presidencjale me autonimi rajonale, te shpetoni nga plani ogurzi qe hartoje R.Alija me seren e tije. A e degjove Leskaj dhe ju guafet e tjere ,komentin e Kreshnikut ,per planet e dyshes Rama-Berisha.Jane jo kundershtar politike por bashkpuntor per te marr kontrollin mbi gjithcka ne duart e tyre.Hera e pare qe K.Spahiu i cjerr masken patriotve te tyre malok.Kete e kane kuptuar dhe burrat malsor se cfare gatuajne keta ne kurriz te kombit shqiptare. E kam me ty Leskaj dhe gjithe demokratve shqiptare.Largohuni nga PD e Saliut e ju partickat e djathta beni ate parti pa berishistat qe i keni kudo e qe u percajne te mos dilni kunder Saliut.Ju socjalist ,koke ulur si ne 93 ,c'prisni me nga Rama? .Vret e pret duke e kthyer te majten shqiptare vegel per qellimet e nje klani ogurezi. Kenaqeni me korrupsjonin e fusni para ne xhepa por nje nga nje ,tek ai guri me vere ,Rama do ju fusi te tere .Ate beri Ramizi me Nexhmijen,kunder burrave te kombit e patriotve ,qe i dhane lirine e ndryshuan Shqiperine mizerable qe la Zogu ,per seren e tyre.Zgjohuni te majte e te djathe.Shqiperija e vogel po merr rrugen e qametit.

                  Përgjigjjuni
                  1. "
                    "..."

                    Çështë kjo automomi rajonale, o spata. Të përçaemi akoma? Kështu dhe s'po merremi vesh. Kështu dhe na vunë më luftë njëri kundër tjetrit, veriun kundër jugut. Jo të kesh nga një mëndje për çdo rajon. Ato rajonet, që përmend ti, nuk mbajnë dot një skuadër futbolli, e jo më një ekonomi vetfinancuese. Në këtë gjendje, ku do t'i gjejnë të ardhurat rajonet që nuk kanë ekonomi të zhvilluar, apo nuk kanë thuajse fare ekonomi, në këtë pëllëmbë tokë që është e gjithë Shqipëria? Apo komtribuojnë qarqet e pasura për to. Jopo të bëjmë gardhimet, që kur të kalojet në sinor të paguhet taksë, madje, të shkojmë edhe më tej, decentrslizimi të shrihet edhe nëpër fshatra, e taksë mbi taksë, e pagesa mbi pagesa, për një lëm tokë që jemi gjithsej. Hajde mëndje hajde, e ndritur, ë; kush se nga e ke dëgjuar dhe e lëshon pa kuptuar çështë. Nuk i shikon një pjesë e partive që sa nuk thonë që jemi të andejshëm apo këtejshëm. Po ata që e kanë kështu janë shtete të formuara etnikisht kështu, dhe çështë kryesorja, nuk janë shqiptarë, që sejcili kërkon të jetë mbret. Kështu, dhe investimet dalin të kushtueshme për shkak të pronës etj, pa le ashtu, copa-cop. Albini po i bije këmës për atë autonomi që i kërkohet për krahina të caktuara, që të mos jenë me bazë etnike. Bekgjika, Zvicra, Rusia, përbëhet nga popuj të ndryshëm që përbëhet nga federata autonome, kurse SHBA-ja, në konceptin komb, nuk është i tillë dhe pse e quajnë veten komb, ndarja në shtete autonome është vetëm me qëllim administrativ me guvernatorë, pasi ashtu ishte forma organizative e ish kolonive të shteteve të ndryshme (angleze, spanjolle, franceze etj) në momentin e bashkimit dhe kërkohej një administrim më i afërt në "shtete" të vogla ndaj një shteti të stërmadh të sapoformuar. Ja, janë qarqet dhe Bashkitë që kanë pushtet tek ne. Edhe zgjedhjet, mbi këtë bazë bëhen. Pse, nëse do të kishim një zgjedhje presidenciale, në konceptin që ke, do të qe më mirë? Kështu, nëse një president zgjidhet me 50 1 është legjitim dhe flikemi rehat, pse nëse parlamenti kryesohet nga 50 1 nuk qënka legjitim. Ne kemi dhe raste pozitive në zgjedhjen e presidentit nga krahu opozitar. Që shteti të jetë presidencial apo parlamentar, qeverisë ose presidentit do ti duheshin kompetenca menaxheriale dhe ekzekutive dhe ose kryeministri ose presidenti do të kishte prioritet qeverisës. Dhe nëse jo kështu si është, ose do të pranohej administrimi Francez, me president me kompetencë të fuqishme politike dhe ekzekutive dhe me një kryeministër kryesisht teknik, ose do të ishte forma ku vendi do të drejtohej vetëm nga presidenti dhe nuk do të kishte kryeministër si në SHBA. Nëse rrasti Francez apo Amerikan, partitë do të mundohen të fitojnë Presidentin, pa neglizhuar parlamentin, që presidenti të mos bjerë dhe na rruashin votat pastaj në zgjedhje çdo 6 muaj. Nëse vendi komandohet nga "malokët", sipas konceptit tënd, mos i voto ata, zgjidh "qytetatët" e kulluar, si zotnija juj. Apo krijo një parti me të përndritçëm elitarë, që do të marrin në dorë fatet e vendit dhe të shpëtojmë nga plani ogurzi i "malokut" R.Alisë dhe dyshes së "malokëve" Rama-Berisha, që i shumëdituri "qytetar i kulluar" K. Spahiu i ka çjerrë maskën, dhe të dalim në dritën e qytetërimit. Në mos jam gabim, thuajse që nga themelimi, edhe SHBA-në dy parti të mëdha e kanë qeverisur.

                    Përgjigjjuni
                  2. C
                    Ccc

                    Ha ha haaaaa puna e PD dihet Kane marre fund prej kohesh

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Humoristi

                      I pret krahhapur lulbrave,per t’i rregjistruar ne listat e mesnates!?

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bim ndreu kodosh dibre

                        O injorant je mesuar qyl por ska me. Me ty , nul moken, vokshin etj etj ska shprese.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Argon

                          E kam ndjekur këtë tipin në dy tre promovime librash. Ka qenë ekselent.

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            Opinion

                            me ata qe ka PD mbas vdekjes se Saliut ate parti ta marr Bujar Leskaj

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Za...

                              Z. komentues Spata, Shqiperia deri me 1944 ishte vend kryesisht fshatar, dhe s'ishte sikunder thoni ju mizerje... Ne France, pas viteve 1970-te, njerezia mund te lahej ditë për dite neper qytete, sepse laheshin sikunder ne: një herë ne javë... Permendur kjo ne nje emision televiziv te France 2 rreth vitit 2000... Shqiperiaderi me 1944, ishte vend demokratik: me pronë primate, pronë publike, arsim te konsoliduar, sistem drejtesie te konsoliduar... Dhe më kryesorja: me individ te fuqishem, gjithkush kishte një pronë, nuk varej nga shteti... Individi mbante shtetin dhe jo shteti individin sikundër sot... Dhe mos ia jep meriten Zogut per atë shet ndonese nuk eshte pa merite... Ate shtet, e ngriten të tjeret... Sa per patriotet qe hengri Ramizi, keni te drejtë, sepse ai sistem pati dhe arritje dhe falë atyre patrioteve... Por po falë pa atyre patrioteve, Lavirja Nana Parti krijoi koop. Bujq.kampe te verteta perqebdrimi dhe lista s'ka fund, dhe sot Shqiperia është serish shprehje gjeografike...

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                spata

                                Ke te drejte ne disa pika.Qeverisja e Zogut me e mira se e ketyre te sotcmit.Me Zogun kane nje te perbashket.Te dergojne ushtrine per te shtypur e te vrasin kur u prish pune.

                                Përgjigjjuni
                              2. G
                                Gjon

                                Jo shume i vonuar, o Bujar, ti duhej te kishe ikur nga Perbindeshi i Vicidolit, kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminlei dhe kryehajduti Salih Vuk Berisha, qysh kur vrau e dogji Vloren.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje