Me 75 vota “pro” dhe 4 “kundër”, Elisa Spiropali është votuar si kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë.
Kryeparlamentarja e re e Kuvendit ka mbajtur fjalën e saj të parë mes revoltës dhe kundërshtisë së opozitës në sallë.
Spiropali ka falënderuar Lindita Nikollën për të cilën u shpreh se e ka drejtuar sallën e Kuvendit, siç u shpreh, me një “përkushtim që duket si mbinjerëzor,” teksa u bëri të ditur kolegëve deputetë se dera e zyrës së saj do të jetë gjithmonë e hapur, si për ligjvënësit e majtë ashtu edhe për ata të djathtë.
Spiropali ka pasuar Lindita Nikollën e cila dha dorëheqje nga ky post për arsye shëndetësore.
Kujtojmë se më herë, Spiropali ka mbajtur postin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, që nga sot do të drejtohet nga Taulant Balla,
Bo bo ku u katandisem.U be hajdutja ordinere kr parlamenti.Rama pefundimisht eshte nje pleher njeri qe po e degradon shtetin çdo dite.U qame kot nga Saliu dhe Nano me duket.Ky arrogant po thyen cdo record korrupsioni.
Mamica e Skenderbeut u bë kryetare më në fund
Kjo e ka burin hajdut
Teater kukullash , a keni me ?