Berisha dhe Malltezi mbeten në “arrest shtëpiak”, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë

30 Korrik 2024, 15:21Politika TEMA
Berisha dhe Malltezi mbeten në “arrest shtëpiak”, GJKKO

Gjykata e Posaçme la në fuqi vijimin e masave të sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.


Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.

Njoftimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 28.06.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Informacion dy mujor në kuadër të procedimit penal nr.287, viti 2020”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 237, 246 pika 6, 249 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr.400, datë 30.07.2024, vendosi:

 Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, caktuar me vendimin nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit nën hetim Jamarbër Malltezi, caktuar me vendimin nr.56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunimin, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 260 e 25 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

8 Komente

  1. M
    Mero, pa qi nanen Shiqere ti po shpif...!!

    Fak news, pa qi nanen Shiqere asht fake news. Paj nuk ka gjykatë në botë që e mshel dumbabë Salçiçen. Ai asht Salçiçe Berisha o idioter, ai asht aq bir kurve, saqë ja then karin çdo komunisti e çdo demokrati. Hhahahaha, gazeta tema asht nji gazetë kamioniste, e cila me keto fake news don me felliqë surratin qelibar të dumbabës tonë. Kush e arreston dhe kush e mshelë në burg, nji gjigant të tillë si dumbabë Sala, i cili e rrezoj në kokërr të shpindës kamionizmin në Shqypni, i shpartalloj terroristat e UÇK-së të cilët e vrau, i preu dhe ata që i kapi i çoj në gjykaten Serbo-Ruse të Hagës, e liroj token dhe turmen 3 miljonshe të refugjatve Shqiptar, që kishin nxanë vend në Kosovsko, i shkatrroj me fakte dhe me gjykata internacionale bandat kriminale të Washingtonit dhe Londrës që komandonte banditi Soros, si bir kurve dhe shumë pidh nanen, e thej penxheren e keshtjellës së NATO-s, dhe i futi brenda 2 miljon Shqiptar, të cilët kerkuan azil politik dhe sipas konventes internacionale, NATO-ja i pranoj të gjith si refugjatë politik. Pra, ju patriot Shqyptar po e kuptoni mirë, që nji gjigand i tillë nuk ka gjykatë në Trapojë që e burgosë, por ky artikull asht nji shpifje e Ymerit të Bazes, vetëm e vetem per të felliqur dumbaben tonë gjigand. Pa qi nanen Shiqere, unë që po e shkruj ket koment, sot jam krejt afer dumbabës i cili gjindet në breg të Lanës duke u rrezatuar bashkë me Erzenin e Geshtenjave të Breçanit, dhe në ketë moment, janë rreth tepsisë duke ngrënë byrek me lakra e duke u gogsitur.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhoxhi

      Ja kjo është drejtësi jo ajo e Enverit.Kanë 7 muaj arest shtëpie dhe çdo javë kërkojnë të dalin xhiro...Nuk i futin hekurat por i lënë sallma në pallat...

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Malltezin e mbajne kot ne burg, ai nuk ka bere asgje. Argita Berisha ka pastruar parate qe i dha Rezart Taci familjes Berisha. Malltezi ka qene thjesht sherbetori i gruas, ka hedhur firmat.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari dixhital

          Ketu ne kete Shqiperine tone eshte vertet per te qeshur , dy kriminela hajduta mbajne pa pune trupa gjukatesish e prokurore vetem per te perfituar kohe e perdita kerkojne liri kur ata prej kohesh duhet te kishin marre masen me burg e per jete .

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vicidoli

            Ku e gjejne forcen keta ndyresira qe kerkojne lirim ne nje kohe qe kane rrembyer cdo gje qe i ka dashur menderja dhe e kane trajtuar vendin sikur ta kishin prone te tyre. Keta zgjebarak qe vijne nga hici bythegrisur sot flasin si zengjine.Po ne qe trashegojme prona e shtepi e nuk na i kthejne se ste lene kusaret vecse paguajme lek per dokumentacion e pacavuret qe kerkojne ne nje kohe qe zoterojme dokumenta origjonale.

            Përgjigjjuni
            1. U
              U shofshi perjetesisht BASHKE me zagaret

              Vampiri dhe burri I Vampireshes

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Asgje e re nga fronti i ripjelljes !

                Përgjigjjuni
                1. u
                  u shofshi si rrace or zagare

                  ///edhe nga fronti i Rithemeljes

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje