Berisha dhe Basha të largohen? Açka: Duhet të tërhiqen përfundimisht, ashtu do vihej në shina PD

30 Korrik 2024, 14:34Politika TEMA
Berisha dhe Basha të largohen? Açka: Duhet të tërhiqen

Deputetja Flutura Açka e sheh tashmë të pamundur bashkimin e opozitës dhe Partisë Demokratike.


Në një intervistë ne “Breaking” në Top News, ajo shprehet se do duhej që të tërhiqeshin përfundimisht Berisha dhe Basha, që ajo i bën përgjegjës për konfliktin, që PD të bashkohej.

“Kam ardhur sa filloj konflikti mes palëve të PD. Tani hendeku mes është aq i madh saqë nuk mund të mendohet bashkimi.

Unë kam pasur pritshmëri dhe ëndërr, dëshirë që palët mund të bashkoheshin. Është shumë e vështirë që ky helmim të na pastrohet, por prap duhet të gjendeshin disa koka që dëshirojnë të bashkonin opozitën.

Një tërheqje e drejtë e ndershme nga z.Berisha dhe z.Basha, përfaqësuesit e këtij konfliktit, pastaj ne të tjerët e kishim për detyrë të vendosnim në shina PD. Ka një projekt diku për të shkatërruar opozitën dhe demokracinë shqiptare.

Sulmi i vazhdueshëm, në vend që opozita të ishte solidare me SPAK-un për të pastruar këtë maxhorancë, ne e vumë para togës së pushkatimit Altin Dumanin, a thua se e keqja vinte prej tij”-u shpreh Açka.

6 Komente

  1. K
    Kaq kisha .....

    Zonjë e nderuar ! A ke patu rast të vendosje një shishe apo bidon me vaj ulliri posht lavamanit të kuzhinës për ta ruajtur mirë në mungesë drite por ke lënë kapakun pa ebvendosur të grykës së shishes së vajit ?Uji i derdhur pika pika fatkeqësisht në hapsiren e grykës së dhishes së vajit ngadalë e ngadalë pikë e nga një pikë mbushi shishen dhe zuri vëndin e vajit,dhe sot nuk ka më vaj Kështu e bënë nikoqiret e gjithçkaje PD ,s'ka më vaj shishja por letyrë përzier me ujë të pistë Prandaj harrojeni PD e muajve të parë të lindjes ,do të duhet të rregulloni lavamanin jo të vendosni shishe me vaj tjetër

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrnofte LEXHENDA !

      foto domethenese : Vampiri dhe i Biri

      Përgjigjjuni
      1. A
        Astrit

        Zonja hacka je ne vendin e gabuar e ne kohen me te papershteshme. Qetesohu e prit te kthejohet moti e pastaj gjyko e deklaro

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lere Lulin, ai bukë me kos po ha !

          Po me Lulin ç’ke moj Zonjë , ai as e ndan as e bashkon dot PD-në , nuk e dini Ju që Luli as frymë nuk ka marë , s’mer e nuk mund t’ë marë pa lejën e Berishës , mos bëni të paditurën , bile jo vetëm Luli por të gjithë , kaq shpejt harove 8 janarin ku janë “QËNDRESTARËT” me hunj gardhi në dorë , si po QURAVITEN sot poshtë PAPAFINGOS ?!!!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mosmirenjohesi

            Po pse moj kerme njesoj eshte krimineli Berisha me ate , Bashen , qe I vuri hune kancerit Berisha ? Kerme te Berisha ose rama do perfundosh , Po te pranuan , se I ndjeve lezet deputllekut qe ta dhuroi ai qe e barazon me kriminelin me te zi , pas E. Hoxhes , S. Berishen .

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kjo eshte e verteta .

              Ajo qe kam konstatuar une te emrimet( keshtu Po I quaj une ) , e Bashes ne PD , sigurisht nden hijen e lubise Berisha , Kane qene nga me te menduarat dhe me te kerkuarat per nje PD sa me prane se mires dhe normales , nje perpjekje modeste per hapin e pare te clirimit nga berisha . Meqe ra fjala , me thoni cili eshte ai qe guxoi kesisoj , me Berishen Brenda , t' I vonte drune Josefina Topallit e co . , beniamineve te berishes... Po fjalen e kishim te perpjekjet e Bashes per nje future te re te PD . Ja, dia shembuj qe ilustrojne kete deshire te LB . Ne Shkoder bushatin , pinjoll... , ne Berat Alizotin me tre breza te vrara nga partia e S. B. , ne Vlore Leskaj , I zemeruar me SB , ne Durres beun e xhaferajve te Oshtimes , I zemeruar me Berishen , ne Elbasan kandidaten per cmimin Nobel , F. Acken etj etj . Rezultati , te gjithe te Berisha . Te fundit : Alibeu , Aglliu ( te dy bejlere , te dy me juaj me shale , Njeri Pele e tjetri kale ) Acka e ... C' mund te bente tjeter ? Dhe c' mund te beje Tani ? Te ikin si gjithe te tjeret , te shikoj jeten e tij . Skllavi ka lindur dhe do te ngordh skllavi .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje