“Me fishekzjarre nuk rrëzohet qeveria”, Myslim Murrizi: Revolucioni i opozitës është tallje, Rama u votua edhe nga deputetët e saj

25 Janar 2026, 18:21Politika TEMA
“Me fishekzjarre nuk rrëzohet qeveria”, Myslim Murrizi:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar ashpër pas protestës së fundit të opozitës, duke e cilësuar retorikën për “revolucion” si mashtruese dhe tallëse ndaj qytetarëve.

Në një postim kritik, Murrizi thekson se pretendimi për rrëzimin e qeverisë brenda datave 24–25 bie poshtë nga vetë zhvillimet politike, pasi kryeministri Edi Rama mbetet në detyrë dhe madje është votuar më 22 edhe nga disa deputetë të opozitës për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes.

POSTIMI

Opozita është një mision i vështirë, por fisnik, dhe protesta është një normë në një shoqëri formalisht pluraliste.

Por të thuash se do të bëjmë “revolucion” dhe se do ta rrëzojmë qeverinë më datë 24, ndërkohë që më 25 Rama është sërish kryeministër – madje i votuar më 22 edhe nga disa deputetë të opozitës, qoftë nga servilizmi, frika apo pazari, për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes – kjo nuk është më mashtrim, por tallje.

Shishet e benzinës janë “normale”, në kuptimin që ndodhin kudo në çdo vend të botës së qytetëruar. Por fishekzjarrët sinqerisht nuk i kuptova dot!

Ndoshta ka qenë një “ekzaltim” i momentit, i ushqyer nga fjalimet e forta të LSI-së dhe videoklipi në anglisht i shfaqur në monitor, që i dha tonin tubimit.

Po nesër?

Po të hënën?

Po të martën dhe çdo ditë tjetër që hajdutët me emrin “qeveri” vazhdojnë të vjedhin – çfarë do të bëjmë?

Kjo “qeveri teknike” përmendet që nga viti 2023 në çdo miting dhe dalje publike. Ndërkohë, në 35 vite janë bërë vetëm tri qeveri teknike dhe të gjitha kanë ardhur nga marrëveshje PD–PS, asnjëherë nga mitingjet.

Tani, meqë të enjten votuat Ramën dhe u gëzuat shumë që Ivanka do të marrë Sazanin, a mund të na thoni: a keni bërë ndonjë “marrëveshje” me Ramën për qeveri “teknike”? Sepse me fishekzjarre nuk më besohet se Rama ikën nga qeveria, sidomos pasi ju detyroi ta votonit në Parlament të enjten.

Qeveritë rrëzohen me votë. Votat mblidhen me besim. Besimi vjen nga kauza të drejta e parimore dhe nga individë të besueshëm – jo nga sharlatanë që kërcejnë prehër më prehër, kanë frikë nga vota dhe shtyhen si derrat në grazhd për të siguruar një vend në listë, me servilizëm, mashtrim dhe lepirje.

16 Komente

  1. L
    Lala

    JO O. KAR. ME. SYZE MOLOTOVI DENOET ME EUROP ME 5 VITE BERG ESHTE E REZIKSHE PER JETEN NJERZVE O DEBOL????????????????????????

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kryetari PD-sē nē orgasm

      Duhet shpērbērē PD, urgjentisht.Deputetēt problematik tē opozitēs t'ju bēhet jeta fer nē gjykata, duke ju hequr imunitetin pēr rebelim dhe grusht shteti.Antarēve tē PD-sē t'ju vihet telefoni celular nē pērgjim pēr t'ju çjerrur maskēn para kalimit nē akt.Tē ndiqen nga Interpoli tē gjith ata qē financojn partit opozitare, tē burgosen tē gjithē ata qē kan dosje nē SPAK ( sa mē parē).Tē mos lejohet mē protest para kryeministris dhe parlamentit as pēr Palestinēn, as pēr qentē e kryeqytetit,as pēr Pēllumb Pelinçin apo lgbtq.Ka arrdhur koha pēr rregull-punē-diciplin dhe kultur.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komentuesi

        FINALMENTE, TORNIAMO NEL NORMALITÀ,,,BRAVO MURRIZI , ???!!!!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ne PD Jane te gjithe njesoje bajge

          Molotovi qenka normal thote ky rrugaç , atehere me trego nje parti politike ne Europe qe protestone dhe hedhe molotov ne drejtim te nje institutioni

          Përgjigjjuni
          1. L
            LU

            Jepi Lymo…!

            Përgjigjjuni
            1. b
              black jack

              Pd , parti iligeal duhet te dali jashte ligjit , is national emergency , Berisha ne gjyq per mekatet dhe shkatrrimin e shtetit shqiptar , pa kto te dyja veprime , shqipnia do kete problems seriose dhe te renda . dhe populli shqiptar do kete probleme te medha sociale midis vedit

              Përgjigjjuni
              1. O
                Ooo Lym Gjerrizi

                O Lym Gjerrizi po ngateron partin me sindikaten. .......apo e keni kthyere ne sindikat te familjes kriminale Berrisha dhe nuk dîme gje Jane shtuar shume budallenjte duke filluar nga Bufi kenetes te Pilinçi te Kujtim Gjiza te Lym Gjerrizi te Jenisheri te Nard Ndoka te Bardha Kavajes te Paloqe te Mul UDB te Ludoviku te Adriana Kalaja te Çuni Fahri Pordhes..keta nuk mbarojne. O Lym Gjerrizi nuk protestojne partit politike por sindikatat dhe shoqeria civile o budalla. Keta sikur kan bere konkurs kush eshte me budalla shkone te partia e rrugaçeve

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigranti

                  Ne shqiperi eshte normale cdo gje nuk ka SPAK , gjykata,prokurori e Ben lignin saliu

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E mor Lym !!!

                    ..je Murriz tamam.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lymoooooo!

                      Te marrim antitanket !? Ju jeni per tua. .......por Enveri nuk ngjallet.

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        por duhet te pasrohet. drejtesia. nuk eshte ne reg

                        sali berisha duhet me burgim te perjetsh

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Emigranti U S A

                          O Lym nuk eshte e vertete qe upodhita tallet me popullin . Salmuti eshte tallur e vazhdon te tallet me ata loqet qe e ndjekin dhe akoma besojne se mos ndonje dite Salkari behet prap kryeminister , se shqiptaret ja vune kapen me mut ne koke ne 11 Maj 2025 sikurse SHBA e ANGLIA ja vune nepermjet Leshivitas kapelen me nje ton mut ne koke . Per sa kohe te keni dhe ta besoni Salkarin ju te gjithe edhe ti qe na hiqesh si me i zgjuari i kopese ai jo vetem do talli bythen e fishkur me te gjithe ju , po per aq kohe mut do hani per dy vakte mengjez e darke e ne dreke bar .

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Rigoni

                            Rrezoje ti o kar me pordhet e tua! Ngelet duke shit mend lart e poshte, nuk e di se kush ia blen ato tru te rreshkur

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shqiperi e shqiptareve

                              Keto protesta, sic e di dhe ti murric por nuk e thua, jane gojore per regjimin. Pd sot as frontin demokratik te enverit se ben dot me! Degjeneruar! Sali pazari po ju kthen pushtetin ish byrose politike qe ia dhane me qera ca vite... Kupoles jugoenveristosllavovllahiste!

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                luti me vile

                                po kur bashkove votat me Ramen kur dogjen mandatet te gjithe deputetet e PD? Apo ke harruar? Po kur te vendosi Erion Velia si garant financiar per lirimin nga burgu? Lym je llum

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Murro Murrizi

                                  Si qenka i ligjshem molotovi o Murro.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje