Nënkryetari i PD dhe deputeti, Kreshnik Çollaku, i cili u përfshi në një debat dhe përplasje të ashpër me kolegun e tij, Dashnor Sula, e konsideron si një incident të turpshëm. Në një komunikim për mediat, ai u shpreh se sot “ra pa dashje viktimë e një përplasje në Kuvend”.
Çollaku ngriti aludime se ka një aleancë që opozita të heshtë, ashtu sic ndodhi me rezolutën për Kosovën.
Deputeti i dërgoi një mesazh atyre që sipas tij kanë humbur arsyen, apo edhe atyre në pushtet se nëse kjo është një formë për t’i mbyllur gojën, i kanë bërë llogaritë gabim.
“Jam i detyruar të dal publikisht dhe të sqaroj opinionin publik dhe qindra mesazhet e shqetësuara që po marr nga votues të mi, lidhur me incidentin e turpshëm që ndodhi në Kuvend.
Në një sulm të pakuptueshëm verbal, që pastaj përfundoi me goditje fizike, deri dje mendoja se ishim në kauza të përbashkëta, realizoi një skenë që turpëron për cdo deputet.
Unë e kuptoj se çfarë po ndodh. Ka një vullnet për të heshtur opozitën. Ka një aleancë për të heshtur, ashtu sic bënë më rezolutën e Kosovës.
Nuk është shqetësimi im politik, por njerëzor. Si mund të degradojë jeta parlamentare deri në këtë pikë. Unë dhe kushdo si unë duhet të ndihet i fyer nga kjo skenë, viktimës e të cilës padashur përfundova unë.
Dua ti them të gjithëve, qoftë atyre që humbasin arsyen, qoftë atyre në pushtet që fërkojnë duart kur opozitës në parlament i mbyllet goja në këto forma, i them se i kanë bërë llogaritë gabim”, tha Çollaku.
Te bjere Shqiperia ne dore te ketyre KELLIRAVE koke shtrember. Po ashtu si thua ti eshte se nuk mund te dilni hapur dum babën dum babēn. Revolucioni i SHALQIRIT me kamikaze Haxhi Qamile
T'u thafte dora o Dash Sukla qe nuk ja preve fytin ketij muti.