“Dosja Nr.55 është hetuar nga Dumani”, Artan Hoxha: Ja për se akuzohet Ilir Meta në aferën 600 milionë euro "CEZ-DIA", ka filmime, dëshmi, udhëtime, të Metës me Kastriot Ismailajn

10 Nëntor 2023, 09:13Politika TEMA
“Dosja Nr.55 është hetuar nga Dumani”, Artan Hoxha: Ja

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar se për çfarë është duke u hetuar konkretisht Ilir Meta në aferën 600 milionë euro të njohur si “CEZ-DIA”.

Sipas gazetarit Hoxha, bëhet fjalë për një dosje voluminoze me numër 55 hetimet për të cilën kanë nisur në korrik të 2019-ës dhe është hetuar nga vetë kreu aktual i SPAK, Altin Dumani.

Sipas gazetarit Hoxha, janë disa episode, në këtë aferë që konsiderohet si më e madhja për dëmin që i ka bërë shtetit shqiptar, por Meta dyshohet për influencën që ka ushtruar në Çeki që kompania e njeriut të tij të afërt Kastriot Ismailaj, të kishte mbledhjen e borxheve të CEZ.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”:

Dëmi shkon te 600 milionë euro. Është një histori që ka patur edhe komision hetimor parlamentar, dhe në atë kohë u çua materiali në prokurori. Është çështja me dëmin më të madh financiar që i është shkaktuar shtetit shqiptar. Brenda janë të gjitha palët. CEZ pajtoi një kompani shqiptare për të mbledhur borxhet që është DIA, dhe pjesa e tretë është momenti kur është rinegociuar nga qeveria shqiptare, Edi Rama-Meta. Në rastin kur është rinegociuar që kompania çeke të hiqte dorë nga arbitrazhi dhe Shqipëria të rimerte kompaninë e shpërndarjes që është tani OSHEE.

Deri tani i vetmi i gjykuar në këtë histori është pronari i DIA, Kastriot Ismailaj, i cili bëri 10 vite burg dhe iu sekuestruan 5 milionë euro. Ai rezulton njeri i afërt me zotin Meta që para kësaj çështjeje. Kjo çështje është hetuar disa herë dhe është mbyllur.

Kallëzimi i parë për CEZ-DIA është bërë kundër Sali Berishës dhe Genc Rulit, është pushuar, kallëzimi për të cilin Meta është sot, është dosja nr/55 e ndjekur direkt nga zoti Dumani, ka filluar në Korrik të vitit 2019 është hetuar nga zoti Dumani vetë. Dhe unë në cilësinë e personit që ka dijeni kam shkuar. Në këtë dosje Ilir Meta është akuzuar se në vitin 2009 ka ndikuar përmes ambasadorit tonë në Pragë, në këtë situatë, Meta akuzohet se ka shfrytëzuar pozicionin e tij për të shfrytëzuar kompaninë çeke CEZ që mbledhjen e borxheve ta bënte DIA, me pronar Kastriot Ismailajn. Ky i fundit ka marrë 1.5 milionë euro pa u firmosur ende marrëveshja. Prokuroria ka filmime, dëshmi, prova, udhëtime të Metës me Ismailajn. Është ndryshuar çmimi i energjisë elektrike, është ulur me 30%, këtu është një 3 milionsh që ka dalë për ryshfet. Pjesa tjetër bëhet fjalë për 6.8 milionë euro që janë marrë “cash” me valixhe.

Është Elvis Mata ai që është kërcënuar dhe është detyruar të ikte nga Shqipëria. Mata dhe ish-drejtori i CEZ Joseph Hejsek kanë dëshmuar në Vjenë. Në dëshminë që jep Elvis Mata, ai shpjegon me detaje se si janë bërë pagesat. Nga paratë e DIA-s kemi paguar lekë për zgjedhjet. Unë kam dorëzuar edhe dëshminë e Elvis Matës.

Janë edhe dy biznesmenë, njerëz të afërt të zotit Meta, që i kanë thirrur në prokurori dhe u kanë marrë celularët.

8 Komente

  1. k
    k

    E kisha lajmeruar shkerdhaten fshatar injorant te dorezonte gjene e vjedhur, por nuk me degjoi.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gimi ….me tha nga ana ime 7 %

      Te dorezoje gjene e vjedhur ? Di ndonje ta ket dorezuar vete ? Se une skam degjuar asnje rast te vetem deri me sot ….

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Hahahahaha Keto jane hajvanlleqe qe shperndan ky spiuni i Rames, Artan Hoxha . Meta i paska bere presion firmes Ceke qe te perdori Kompanian e Islamajt ,hahahahahahahahaa Ca akuze qenka kjo more hajvan spiun Artan palluqja ? Nuk denohet tjetri per fjalet more hajvan , por denohet per ato qe ka firmosur . Meta nuk ka asnje firme te hedhur ne keto pislleqe qe shpif ky spiuni Artan hoxha. Ky ka gjetur fshatarin Ylli Rakipi dhe e genjen me keto karrlleqet e SPAK . Metes do i hani mutin sic ja keni ngrene gjithe keto vite, se Meta nuk ka firmosur asnje dokument, Dhe nuk e denon dot duke perdorur thashetheme o hajvanet e Rama hajdutit .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aaaaass

          Pse te firmoste meta kur idetyronte qe valicet ti vinin tek shtepija pa firm ose uambante mbas koke te mali me gropasic ka then sala

          Përgjigjjuni
    2. B
      Bureto

      Që Meta si zanatçi, është njeriu më i korruptuar në Shqipëri, nuk ka nevojë për prova. Sipas parimit "ndiq paranl", shkohet te provat. Por për ish spiunin Metaj, për shqiptarët prova më të qartë është vidio e tij e famshme me të ndjerin ish ministrin e tij, Driran Prifti. Jo nga që e hante meraku për të, por se i duhej e shpëtoi Berisha, sepse po të dënohej Meta binte qeveria e tij dhe ai ngaqë ai ende nuk i kishte mbaruar ca punë të tij, i duhej të mbetej dhe ca kohë kryeministër. Pra të dy si 'vëllezër ujqër', mbanin dhe mbajnë njëri-tjetrin. Me që për Metën, nga SPAK puna është më e lehtë (s'ka imunitet dhe fuqi politike) së pari duhet hapur për të dosja penale dhe të merret ai si i pandehur. Pastaj procesi do bdhekë rrugën normale sipas procedurave ligjore në fuqi. Kjo do ta bëjë punën më të lehtë edhe për siamezin e tij monstrën "non grata", që përveçse i korruptuar, është edhe kriminel.Me këto akte nuk do ndodhë mrekullia, por e sigurtë që do jetë fundi i tranzicionit të lidhshëm dhe fillimi i një rruge për një Shqipëri më të mirë. Ndërkohë SPAK, sipas kopetencave që i kanë dhënë ndryshinet kushtetuese korrik 2016, patjetër që do ketë dhe çështje të tjera të rëbdësishme në luftën kundër korrupsionit 30 vjeçar të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë prej 1992-it. Sigurisht që "Loja", nuk do të mbarojë vetëm me pastrimin e politikës dhe ndëshkimin e dyshes famëkeqe Berisha-Metaj.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prostituta Kombetare Sali

        Likja nuk eshte i keq por e mori ne qafe kusherira e Nexhmijes! Edhe ne shtepine tone, te gjitha te keqijat na vijne prej Lirijes. Ajo na shtyu te gjitheve ne babezine tone! Ta kisha dite qe vjen kjo dite, do i kisha lene xenin e giten jashte paligjshmerise! Tash eshte vone. Me duket kane pas te drejte vlonjatet me 1997 kur therritnin: Dy kurva ka Shqiperia, Vjollca Vokshi dhe Lirija!

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ujku Plak

          Kur degjon dhe sheh keto shifrat me Miliona dhe Miliarda Euro, qe kan Qarkulluar keta Rq, po na duket vetja sikur punoim kot pa pagese, si pune Vullnetare. Ketyre duhet Konfiskuar pa Gjyqe e gjithe Pasuria, eshte e pa mundur per fat te keqe, por keta duhen vrare me gjithe Trashegimetare se e kane Vjedhjen dhe Vrasjen ne Gjake, jetoin ne Lux pa i thene kushe Puna e mbare, harrojeni se ndonje nga Trashegimtaret e ketyre Rq do punoi dhe jetoi me ndershmeri.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Daullxhiu

            Ilir meta i di mire punet e veta.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje