Ndryshimi nga sportive në banim, i firmosur në 2006-n nga Rama dhe Berisha, i takonte vetëm një pjese shumë të vogël të sipërfaqes.19 kullat u ndërtuan falë modifikimit të ligjit mbi Sportin, bërë posaçërisht nga qeveria Berisha në 2008-n

Harta: (jeshile) pjesa e Klubit Partizani që iu ndryshua destinacioni, (rozë) prania e 19 kullave të Malltezit
Një dokument ekskluziv i zbuluar nga Shqiptarja.com qartëson akoma më mirë përgjegjësinë e Sali Berishës në planin për të ndihmuar dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe ortakët e tij në ndërtimin e 19 kullave mbi truallin sportiv e ish-klubit Partizani, një aferë prej dhjetëra miliona euro mbi të cilat po heton SPAK. Zbulimi i ri ka të bëjë me ndryshimin e destinacionit të atyre tokave, nga përdorim sportiv në përdorim banimi, që deri më tani Sali Berisha, dhëndri në burg dhe vajza Argita e kanë shpjeguar si rezultat i një vendimi të Edi Ramës kur ishte kryebashkiak i kryeqytetit. Është e vërtetë që me 7 mars 2006 KRT e Bashkisë së Tiranës ndryshoi destinacionin e përdorimit të një pjese të atyre tokave, vendim që më pas Sali Berisha që ishte kryetar i KRRTRSH e çertifikoi me 21 nëntor 2006. Pra, sipas familjes Berisha ishte Rama që dha OK e parë për të transformuar kompleksin sportiv Partizani, në kompleksin e 19 kullave të ndërtuara më pas nga Fatmir Bektashi dhe Jamarbër Malltezi.
Një dokument i zbuluar nga Shqiptarja.com tregon se realiteti është i ndryshëm. Siç tregon harta e modifikimit të planit rregullues, që botohet për herë të parë, modifikimi i destinacionit të përdorimit i përkiste vetëm një pjese minimale të sipërfaqes së ish-kompleksit Partizani dhe nuk prekte në asnjë mënyrë, për shembull, fushat sportive mbi të cilat më pas u ndërtuan kullat.
Siç nënvizonte dhe GJKKO në faqen 112 të vendimit me të cilin urdhëron arrestin e Jamarbër Malltezit dhe detyrim paraqitjen e Sali Berishës dhe te Fatmir Bektashit, “Në miratimin e genplanit nga Urbanistika Ligjore e Bashkisë Tiranë është vëne shënimi :"Territori përfshihet ne zonë sportive sipas planit rregullues dhe zone banimi sipas vendimeve te KRRTRSH nr. 1 date 07.03.2006 dhe nr 4 datë 21.11.2006”.
Pra, pas vendimit të planit rregullues të aprovuar nga KRT e Tiranës dhe nga KRRTRSH e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi nuk do të kishin mundur të ndërtonin mbi të gjithë terrenet që po privatizonin, por vetëm në një pjesë të vogël të tyre, pasi vetëm një pjesë e vogël ishte bërë zonë banimi, ndërsa pjesa kryesore mbetej në përdorim sportiv. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese të 21 dhjetorit 2006 i kishte hequr ndërkohë KRRTRSH-së së Berishës çdo kompetencë në lëmin urbanistik, ndaj, në këtë pikë, ishte e pamundur të ndryshohej destinacioni i përdorimit edhe mbi pjesën tjetër të truallit pa konsensusin e kryebashkiakut Edi Rama. Biznesi miliarder i familjes Berisha rrezikonte të mos bëhej sepse ligji mbi sportet vendoste deri në atë moment që terreneve sportive nuk mund t’iu ndryshohej përdorimi as nga qiramarrësit dhe as nga konçensionarët.
Dhe këtu hyn në lojë përgjegjësia e drejtpërdrejtë e Sali Berishës dhe e qeverisë së tij për të ndihmuar biznesin e dhëndrit Jamarbër Malltezi.
Me ligjin nr. 9963 date 21.07.2008, me propozim te Këshillit te Ministrave, në fakt, Berisha modifikon nenin 31 të ligjit mbi Sportet në këtë mënyrë: “Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka te tille, ne të kundërt jepen me koncension, ne perputhje me ligjin nr. 9663 date 18.12.2006 "Për koncensionet dhe pjesmarrjen e sektorit privat ne sherbimet publike dhe infrastrukture" me kusht qe te mos ndryshojë destinacioni”.
Modifikimi duket të jetë bërë posaçërisht për të favorizuar ish-pronarët e Klub Partizanit të cilëve, jo vetëm iu dha e drejta për të privatizuar objektet sportive, por nuk iu ndalua të modifikojnë destinacionin e përdorimit, pengesë që në fakt mbetet për gjithë të tjerët. Berisha, duke u përpjekur të mbrohet nga akuzat, pretendon se kushti “të mos ndryshojë destinacioni” sipas tij vlente edhe për ish-pronarët, ndërsa SPAK thotë se hartimi i nenit të ri 31 bërë nga qeveria Berisha nuk lë asnjë dyshim: Nëse ka ish pronarë (dhe “rastësisht” Klubi Partizani kishte) ata mund të privatizojnë terrenet pa asnjë kusht. Përgjigja se cili interpretim është korrekt duket qartë në historinë e ngjarjeve të mëvonshme: Pak muaj pas modifikimit të ligjit mbi Sportet, terrenet sportive të Klubit Partizani u privatizuan nga ish-pronarët dhe mbi ato palestra, pishina dhe fusha sportive, Fatmir Bektashi dhe Jamarbër Malltezi mundën të ndërtojnë 19 kulla. Pa asnjë kusht dhe duke injoruar destinacionin e përdorimit sportiv. Pikërisht siç lejonte modifikimi legjislativ i bërë nga Sali Berisha.

Me ngjyrë jeshile, pjesë e Klubit Partizani, të cilit iu ndryshuar destinacioni i përdorimit në 2006. Me ngjyrë rozë, gjithë sipërfaqja e Klubit Partizani me praninë e 19 kullave të Jamarbër Malltezit

Në rreth shënuar me stilolaps pjesa e Klubit Partizani ku është ndërruar destinacioni i përdorimit në 2006 dhe që nuk prek fushat sportive mbi të cilat më vonë u ndërtuan gjithësesi kullat e Jamarbër Malltezit
Shqiptarja.com
Ta gezosh token qe u vodhe shqiptareve Karlo.I le fejet tane pa shkolle ,bejne 2 km deri te shkolla tjeter ne vape shi e bore se kermilli i Leces kerkon te beje pasuri duke shitur nderin e gazetarit.
Mafiozi i jugut qe merr toke falas ne vendin ku njerezit ne shekuj vtriten per nje meter katror. Si shperblim 30 vjete ne sherbim te Rames.
Nje shkolle ne mes te kryeqytetit kurre nuk kethehet ne nje destinacion tjeter,sepse kryeqyteti eshte nje ballon ne fryrje demografike.Po per mafien behen leshime. Mafies i jepet ne qender te Tiranes koncesion muze sikur te mos kuishte shqiptare te shkolluar manaxhere dhe ish te persekutuar.
Per hajdutet gazetare si Carlo , Indro montaneli thosh: Nje gazetar te korruptuar, ndjese prokurorit, do ta pushkatoja.
Bollino flet per tokeBollino? Ky qelbesire qe na la me mes te kryeqytetit femijet pa shkolle e beri ne nje toke qe e bleu 1 euro tv mbi shkolle?!
Flet hajduti Carlo per hajdutin Malltezi...e paskan ne rrace keta Malltezet vjedhjen.
Malltezi te partizani de Malltezja qe pervetesion token e e kethen shkollen ne tv per 1 euro.Pune Malltezesh.
Po fushën e aviacionit? Ajo ishte dhjetra herë më e madhe se klubi "Partizani". Kush e privatizoi ?
Nje oreks I pangopur grabitqar plotesisht i padrejte dhe fajtor!
Berishes ne soj e sorrollop duhet me i shkerdhy robt e pak e kane
Respekt e mirenjohje per Carlo Bolinon per kete investigim.
Te pakten nje fushe te vogel futbolli te kishin lene hajdutet, ku te luanin femijet e atyre kullave qe ndertuan…
Ky Bolja i di mire keto pune! Tirons i vjeter tjetri kollovar!
I di mire pronat e tironsve ky kollovari Italise!
edhe ti dukesh pak delenxhi, pse nuk e thua me meter katrore. sa meter katrore jane per kulla dhe sa te tjera. saktsoi mos u bej delenxhi. ok