Nga Ylli Pata
Pakti i Edi Ramës me Giorgia Melonin ka 48 orë që po përflitet si lajmi kryesor në opinionin publik italian.
Kryeministri shqiptar, pas takimit në Pallatin Chigi me homologen e tij italiane, ka bërë xhiron e mediave kryesore në vendin fqinj.
Metropolis, është një Podcast mjaft i ndjekur dhe me autoritet në Itali. I drejtuar nga gazetari i njohur televiziv Geradro Greco, ai është një farë mënyre debati politik audioviziv i gazetës prestigjoze La Repubblica, e cila në itali konsiderohet si “Gazeta-Parti”. Kjo ngaqë përveçse një gazetë e ndjekur është edhe një tryezë e fortë e debatit politik, gjithmonë mbështetëse e qendrës së majtë në vend.
Prej disa vitesh La Repubblica ka kaluar si pronë e grupit më të madh industrialist italian, grupit FIAT, i cili në media ka edhe gazetën e njohur La Stampa, por edhe media të tjera, si Huffington Post Italia, Espresso, etj.
Në Podcastin e mbrëmshëm, Edi Rama hapi emisionin, por më pas folën emra të njohur të medias dhe mendimit publik në vendin fqinj, si drejtori i La Reppubblica-s, Maurizo Molinari, zv.drejtoresha e La Spampa-s Annalisa Cuzzocrea, lideri i fundit i Partisë Komuniste Italiane, i cili e reformoi në Partinë Demokratike të së Majtës, Achile Ocheto. Një politikan dhe shkrimtar kryesisht i eseistikës dhe publicistikës i dorës së parë në vend. Deputeti i Lega Nord, Flavio Tosi, ish-kryebashkiaku i Veronas, emri i të cilit është bërë viral në Shqipëri, pas një fjalimi në një italishte të rrumujshme të Sali Berishës në Parlamentin shqiptar para disa vitesh, por edhe të tjerë.
Në këtë debat, që e hapi Edi Rama, pati një diskutim mjaft të hapur e polemik në lidhje me paktin mes dy qeverive për qendrën e emigrantëve në Gjadër.
Molinari, i cili është një gazetar shumë i njohur dhe autor librash në Itali, u përqendrua, madje edhe e pyeti Edi Ramën në lidhje me dyshimet që BE kishte për këtë pakt. Annalisa Cuzzocrea, që konsiderohet një nga gazetaret më inteligjente italiane, ishte e mendimit se pakti Rama-Meloni nuk ka për tu zbatuar, ose nuk do të zbatohet totalisht. Ajo e konsideroi një dinakëri të Giorgia Melonit për të zhvendosur vëmendjen nga disa probleme që mazhoranca e saj ka, e për ta përdorur çështjen e emigrantëve si një flamur elektoral.
Achile Ochetto, i cili edhe pse nuk është politikan aktiv është shpallur si përkrahës i hapur i lideres së opozitës së majtë në Itali, Ely Sclhein, mbajti gjithashtu një qëndrim të ekuilibruar. Ai tha se ky pakt, më shumë se një plan i realizueshëm, është një lëmsh politik që do të mbesë pezull. Të tjerë kishin mendime ndryshe, edhe pse baza ishte se kemi të bëjmë me një lëvizje politike më shumë sesa një realitet që mund të zbatohet konkretisht.
Ndërkaq, sot patëm një zhvillim të ri. La Repubblica publikoi një lajm ku theksohej se Partia Demokratike Italiane, partia kryesore e të majtës në vend ka kërkuar zyrtarisht përjashtimin e Partisë Socialiste Shqiptare nga Partia Socialiste Europiane. E që kërkesën e ka çuar në samitin e PSE që mbahet sot e nesër në Malaga të Spanjës. Ku do të jenë dy nga kryeministrat socialist europianë: Olaf Schols e Pedro Sancez.
La Repubblica i referohej Giuseppe Provenzanos, shefit të marrëdhënieve me jashtë të PDI-së, i cili ishte i ashpër me Edi Ramën. Por gjatë ditës, si vetë Provenzano, por edhe zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike Italiane thanë se nuk kanë kërkuar përjashtimin e PSSH-së. Vetë Provenzano deklaroi se pakti i Ramës me Melonin është i gabuar por partia e tij nuk do të bëjë bodigardin e lokalit që nxjerr jashtë Partinë Socialiste të Shqipërisë. Ndërkaq, Andrea Orlando, një tjetër eksponent dhe ish-ministër i PD-së në Itali, hapi një debat tjetër. “Kryeministri shqiptar ka përkrahur edhe Erdoganin në Turqi”, tha ai.
Nuk kaloi shumë dhe Rama ka hyrë në këtë debat me një postim të tijin.
''Në gazeta u përhap lajmi se miqtë e PD-së italiane donin të më përjashtonin nga Partia Socialiste Europiane dhe më pas me një farë vonese ata vetë e mohuan, por duke nënvizuar se marrëveshja që Shqipëria ka bërë dhe konsoliduar qeverisjen italiane të gjitha pikëpamjet.
Pikërisht të njëjtën gjë thonë PD-të e shumtë të së djathtës shqiptare që po luftojnë për të drejtën e të njëjtit emër pas ndarjeve së mëvonshme. Sigurisht që do të më mungojë aftësia për të parë këndvështrimet e shumta të të gjitha këtyre PD-ve, por në respekt të plotë të PD-së italiane dua të përsëris këndvështrimin tim të vetëm: Përpjekja për të ndihmuar Italinë nuk është as kjo situatë dhe as Evropa.
Një zgjidhje që mund të ndahet nga të gjithë nuk është ndoshta më e mira, por sigurisht është minimumi që Shqipëria duhet dhe mund të bëjë! Nëse kjo nuk është e majtë apo italiane, s’është e keqe, duket se nuk është as e djathta, as Shqipëria. Ndoshta është thjesht e drejtë”, shkruante Rama në X, që agjencia italiane Ansa e transmetoi menjëherë.
E këtu duket se kemi të bëjmë me një zhvillim politik më shumë se një realitet konkret. Vetë Rama nuk shkoi në Malaga, por në Francë me Macron, për të cilin nënkuptoi në lidhjen me Metropolis se i kishte kërkuar të njëjtën gjë që firmosi me Melonin, por nuk e kishte pranuar.
“Italia është speciale për ne”, tha Rama, duke pyetur retorikisht se edhe Italia e ka ndihmuar Shqipërinë në vite kur u rrëzua komunizmi me valën e refugjatëve, në vitin 1997, por edhe në tërmetin e 2019-s kur solli skuadrën më të madhe të zjarrfikësve.
Mattia Feltri, drejtori i Huffinton Post Italia-s, një nga gazetarët e njohur në vend, shkroi një editorial ku thoshte se ai do të donte një Edi Ramë në Pallatin Chigi, editorial që u publikua edhe në numrin e printuar të La Stampa-s.
Deri tani, i gjithi duket një debat politik, ku Shqipëria ka hyrë pykë nëpërmjet kryeministrit të saj në një sherr në Itali. Ku natyrisht në një kënd ka qenë edhe Sali Berisha me kundërshtimet e tij mbi paktin në intervistat e dhëna për Corriere Della Sera e La Stampa. Por këtu më shumë e ka ndihmuar Edi Ramën, e në fakt Giorgia Melonin, pasi ajo duket si arkitektja e gjithë kësaj zallamahie. E cila ka shumë gjasa të mbetet në një debat politik më shumë. Pasi ka shumë mundësi që Bashkimi Europian të ndërhyjë e të krijojë mekanizma të rinj për emigracionin.
Po Shqipëria fiton apo humb këtu, pyeti Edi Ramën, Maurizio Molinari? Kryeministri shqiptar ju përgjigj se ne do të jemi në krah të Italisë, si ajo ka qenë në vite pro nesh. Pesha e Italisë, sidomos me Mario Draghin por edhe tani me Melonin, është pak më e rritur në BE. Mjafton të përmendet fakti se gjatë negociatave për Kosovën, përveç Schols edhe Macron, në bisedime ishte edhe kryeministrja italiane.
Ky partneritet, pra Itali-Shqipëri, të paktën në rangun e Bashkimit Europian, me një rritje e fuqisë së Romës zyrtare, duket se është një zhvillim i ri politik. i cili natyrisht erdhi pas rastit Beleri e ofensivës së Athinës për të sulmuar Shqipërinë në strukturat europiane. Që deri tani, duket se nuk e ka arritur.
O Italiono nuk ka faj PSja shqiptare , ky salopari PSn shqiptare e ka per vota , se ne PD i vun drun , por ky esht puro fashist o Italion , po ti pyt nje her ktej nga ne mer burr , ta tregojm ne kush esht ky gomari jon .
E majta italiane? Ah po, e njejta parti qe ishte ne fuqi kur u mbyt "katri i rades" ne kanalin e Otrantos ne Mars te 1997 dhe ku humben jeten mbi 100 shqiptare. Sot po' merakosen se afrikanet do perfundojne ne nje "Guantanamo" shqiptare. Hipokrite te certifikuar dhe asgje me shume.
Boll ore me keto budalleqe. Ishte fryma raciste mediatike qe perfshiu Italine dhe fryhej nga ekstremi i djathte (sot partit e Melonit) qe mbyti shqiptaret ashtu sic mbyt afrikanet e te tjere sot. Do jesh ndonje qe i ke me te lexuar, nuk mendoj se ke jetuar ne Itali. Po normal qe ka edhe te majte raciste pse ca mendove ti? Po pastaj? Meloni erdhi ne pushtet me sloganin "Italia per Italianet" tani lepin koqet e albanesit Rama per vota. Pensionet pse nuk i firmos kjo plehra fashiste?
Në vigjilje të tragjedisë së Otrantos së vitit 1997, ose më saktë tre ditë para asaj tragjedie, Irene Piveti deklaroi në Kuvendin italian ku përfaqësonte Lega Nord që “nëse Italia nuk arrin të ndalojë emigrimin e shqiptarëve brenda brigjeve dhe tokës së saj, atëherë më mirë ti hedhim ata sërish në det!”. E di kush eshte kjo? Në vitin 2007, gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica” shkruante se deklarata e zonjës në fjalë: “t’i hedhim shqiptarët në det” është një prej momenteve historike të racizmit italian të shprehur nga goja e një politikaneje. Pak ditë më vonë, një gazetar i “Corriere della sera” intervistoi Joseph Ratzinger, që sot është Papa Benedikti i VI dhe teksa e pyeti se cilat ishin komentet e tij në lidhje me atë deklaratë, Ratzinger bëri një reagim gati shokues për botën e gazetarisë: “Obobo…. ashtu ka thënë vërtet?!” E pas kësaj heshti… duke mos pranuar të jepte komente të mëtejshme!
Problemi me ju eshte se politikes i degjoni vetem fjalet dhe nuk i shikoni veprat. Lereni se c'tha filani e fisteku osé Tizio e Caio . Ne kemi shprehjen : fjalen e mire e gishtin ne .....Kjo eshte e majta italiane. Ben sikur i qan zemra per emigrantet por sa here qe Ka qene ne pushtet me thoni se c'ka bere per emigrantet? Asgje , asnje reforme per integrim, zero absolute. Edhe senatoriet per pajisjen me dokumenta mbajne firmen e te djathtes italiane, ligji Bossi -Fini. S'po them se e djathta shkelqen por te pakten Meloni deri me sot eshte koherente me ate qe Ka deklaruar. Edhe pensionet Ka per ti firmosur brenda ketij viti dhe si gjithmone eshte e djathta ajo qe punon me vepra dhe Jo parazitet e te majtes. Nqfts ngopeni me fjale boshe atehere Ok. Di te them vetem qe eshte hera e pare mbas 33 vitesh jetese ne itali qe ndihem krenar per emrin shqiptare dhe kjo fale politikes se Rames. Kur ishte ai tjetri ne pushtet kemi qene si jetim pa' atdhe. Dhe kete ta konfirmon cdo shqiptare qe jeton ne itali.
Keto jane pehlivanlleqet e Rames. Te tera keto jane ne funksion te veseve negative, te ndjenjes se inferioritetit qe i shkakton qenia banor i nje shteti te vogel, ndjenja e madheshtise duke u hequr si njeri qe u a heq litarin nga gryka homologeve nga vende te fuqishme, mjafton qe ata te thone " Ja e shihni Zotin Rama, ja ky na u ndodh ne dite te veshtira...." dhe shalgjati medemek ven doren ne zemer dhe me perulesi u thot " ne, megjithse vend i vogel, ne bejme detyren sepse"....etj, etj. Ti Dritan mos te çudise kjo miqesi (ne fakt perulesi) me Melonin. Fashiste Meloni, fashist Rama. Kaq e thjeshte. Rama as nuk e çan trapin se i ka hypur ne zverk nje partie te majte. Ai i ka hypur te majtes si nje mundesi per te bere punet e veta. Ky po e çon PS drejt shuarjes. Ne drejtimin e kesaj partie nuk ka ngele asnje socialist. Shume intelektual te majte, profesionist te afte e me integritet i ka menjanuar dhe ne PS sundon heshtje varri. Ne qeverisje ky njeri ve ca njerez qe nuk i njeh askush. Gjysma e qeverise po shkon drejte burgut dhe kete njeri nuk e vret ndergjegja se po i le socialisteve njolla qe nuk i meritojne. Mareveshtja me Melonin ishte fundi i Edi Rames dhe sektit te tij. Le te ndodhe. Le te dale PS ne opozite. Te shporrin kete fare te ndyre, te mblidhen socialistet e vertete dhe te nisin rrugetimin e ri per ti dale zot vendit. E them me dhimbje por kjo do ndodhi. Mjaft më me pordhet e ketij te pafytyri. Jam i majte dhe jam i gatshem te dal ne proteste per ti ndalur hovin ketij kodoshlleku qe Rama po i ben vendit, gje qe do i kushtoje shume kombit shqiptar.
Edi Rama po bëhet "yll" i sherrit në Itali ashtu siç po lë Saliun të bëhet yll e të bëj sherr në Shqipëri,Edi Rama do bëj mirë të rrij në Shqipëri e të vendos rregull se po i del jashtë kontrollit psikopati Sali me hajdutët e tij,vëndin e mbyti pa aftësia e punonjësve të shtetit e korrupsioni. Ky akoma nuk po kupton që nga këto carlliqet që bën nuk fiton vëndi dhe populli,ky nuk po e kupton që meloni do me ja fut,e ky mburret se ne nuk fitojmë gjë dhe nuk po e kupton që 90% e popullit janë kundër
Shkrim i saktë. Panorama politike Europiane dhe ndikimi në Shqipëri janë trajtuar në mënyrë interesante. Të tillë gazetarë na duhen.
Boll u munduat te mbuloni mutin me shurre me njeqind artikuj. Doni ti rrasni Shqiperise azilkerkuesit qe nuk i doni vete, duke i sjelle me zor ne nje vend ku nuk duan te vijne. Kaq e thjeshte eshte.
Për të gjithë ata që lexojnë komentet e mia apo në gazetën TEMA në përgjithësi, PSja ashtu si edhe PDja kanë kohë që kanë vdekur! Këtu kemi vetëm dallime me vdekje të ndryshme. PDja është si një cigare që u lag nga shiu që kur doli nga paketa dhe nuk u ndez ndonjëherë dhe është komplet a papërdorshme. PSja është si ajo cigari kubanez që ka kohë që është fiku por duhanpirësi e thith kot duke menduar se është e ndezur. E solla këtë shembull meqë shumë prej jush pini duhan e rrini nëpër kafenera... tung!
Kush ju pyti se ça bon vaki në Itali apo si është moti atje!?!!? DUAM LLOGARI MBI KË HYN E DEL NË SHTËPINË TONË! Kanë kaluar 4 ditë qëkur administratori i pallatit ka nënshkruar një marrëveshje për të na futur njerëz të huaj nëpër shpia dhe...djaloshi fshihet si hajdut dhe nuk pranon as të na japë llogari... Ori jeni në terezi ju apo si! Thirrini më menjes ooooo milet...se po i lëshoni pëllumbat më zi se PD... Edhe thirreni ate piktorin nga Parisi ktu ! URGJENT! Ka njerëz me më shumë halle se palestinezët... Janë të njëjtët debila që i paguajnë rrogën edhe naftën e avionit nqs ka harru kush janë
Nga shkel kembe ky avdall, mbjell vetem polemika, batuta, teater, karagjozlleqe, palacolleqe. Eshte loloja i Europes qe ofron cirk falas per europianet me corapet e kuqe dhe bythen e varur jashte.
O moderator te shkerdhefsha ate kurven qe sa mbarojm komentin naj heq bythqir i degjenerum.