
Në samitin e Malagës ne do të diskutojmë çështjen politike të përputhshmërisë me socializmin evropian të marrëveshjeve si ajo midis Ramës dhe Melonit, tha kreu i Punëve të Jashtme të Partisë Demokrate Italiane, Peppe Provenzano, sipas askanews.
“Ne nuk kemi paraqitur një kërkesë formale për përjashtimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, por kemi ngritur një çështje politike. Partia Demokratike Italiane nuk është truprojë e Partisë së Socialiste Evropiane, (PSE)”, tha Provenzano, duke saktësuar raportimin e “La Repubblica” për qëndrimin që PD-ja synon të mbajë në samitin e PSE-së, në Malaga.
Prej pasdites së sotme Provenzano do të udhëheqë delegacionin e përbërë nga Andrea Orlando, Enzo Amendola dhe Lia Quartapelle, dhe të cilit nesër do t’i bashkohet edhe sekretarja e PD-së, Elly Schlein.
“Ne do t’i shtrojmë kryesisë së PES-së çështjen e përputhshmërisë ndërmjet kësaj lloj marrëveshjeje dhe parimeve të socializmit evropian”, theksoi Provenzano.
“Çështja nuk lidhet me procedurat, ne kemi nevojë për një diskutim që përcakton një linjë të qartë për këtë çështje vendimtare”, shtoi ai.
Forca! Ne fillim perjashtimi nga P.E.S. pastaj tja lejme ne dore SPAK....se i hipi mushkes mbrapsht si Saliu ky sulltani i vogel
"Lamçja"! Nga emri duket qe je nga Skrapari. Ma ki kujdes Liken, aleatin e qenefit Sali.
Lamcja, na thuaj kur të zgjohesh.
Normal qe nuk e perjashtojne se PS nuk eshte antare por vezhguese. Por negociatat i bllokojne qe cke me te derisa te terhiqet i rrjedhuri i Surrelit.
"Fredi"! Po sa shpejt e ndrrove llagapin? Nga "Lamcja" e bone "Fredi". Mir ke bo. "Fredi" o llagap modern, jo si "Lamcja" qy o llagap katunari pijanec.
Mondi sufllaqe partie PS -ja shqiptare është anëtar veshgues se Shqipëria nuk është anëtar i BE-se koqe lexo vet nganjëherë jo vetëm ato që ju nis shefi në WhatsApp
"DMK"! (Danoç Muhib Kari) Ta mshtes deri m rranxe komentin tat