Spiropali: Flamuri, Albana, Gazmendi e Ervini... mandati i tyre nuk duhet të jetë mandata e fundit e PD-së!

9 Nëntor 2023, 15:27Politika TEMA

Spiropali: Flamuri, Albana, Gazmendi e Ervini... mandati i tyre nuk duhet

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për kaosin e shkaktuar edhe këtë seancë plenare në Kuvend nga deputetët e grupimit të Sali Berishës. 

''E di Flamuri dhe Albana! E di Gazmendi dhe Ervini! E di madje edhe i miri Saimir që vallëzimi me Berishën është i çalë.

Që gara me shumë pengesa e vrapit opozitar nuk çon askund, por ka një përgjigje për çdo hall dhe halli i tyre me ankim për Kushtetutën dhe shkeljen e saj, halli për liritë e mohuara politike dhe politikën që po i shkel liritë, nuk fshihet pas tymit te flakadanëve, dhe duart e bëra pis nuk fshihen me shami letre.

Halli që i ka zënë me SPAK-un është në fakt çlirimi i tyre. Për të bërë me ketë instrument të reformës në drejtësi atë që ata nuk e bëjnë dot me mjete politike. T’i ndajë nga Hija që nuk fshihet dot në tymin me të cilin duan të mbysin Parlamentin.
Qytetarët e kanë braktisur valëvitjen e tyre si flamur disfate nga kangjellat si shtiza të kryesisë se kuvendit.

Shpresoj shumë që ta kenë kuptuar që duhet të thonë atë që mendojnë, dhe të bëjnë ata që s'mendohet. Por, nuk jam e sigurt nëse Flamuri e Albana, Gazmendi e Ervini, e madje edhe Saimiri, duan të dalin nga keqkuptimi dramatik: mandati i tyre nuk duhet të jetë mandata e fundit e PD-së'', shkruan Spiropali. 

2 Komente

  1. N
    Ne prokurori ose jeni bashkfajtore

    Shko ne prokurori me shkelsat e ligjit meret drejtesia Jane mjete qe rrezikojne jeten e njeriut , shkaterojne pronen publike , pengojne zhvillimin e demokracise , dhunojne institucionet , mandati deputetit nuk eshte mburoje ndaj krimit Nese nuk shkoni jeni bashkfajtore

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjeli

      Ligji perse nuk vepron ndaj tyre a nuk thot se kur pengon nje person a institucion publik te kryej detyren e tij perben veper penale duke ushtruar dhune?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje