Vlore, Dredhaj takon përfaqësues të shoqërisë civile mbi peticionin e nënshkruar për djegien e mbeturinave

9 Nëntor 2023, 18:53Politika TEMA

Vlore, Dredhaj takon përfaqësues të shoqërisë civile

 

Kryetari i Bashkise se Vlores Ermal Dredhaj takoi sot përfaqësues të shoqërisë civile mbi peticionin e nënshkruar për djegien e mbeturinave në zonën e vendgrumbullimit të qytetit.

ne nje psotim te tij Dredhaj shkruan:
"Çështja që ngrihet është e drejtë. Po aq i natyrshëm është shqetësimi publik mbi ndikimin e ndotjes në shëndetin e qytetarëve dhe në mjedis.
Ky problem, i trashëguar ndër vite, ka qenë në vëmendjen time qysh prej ditës së parë në drejtimin e Bashkisë Vlorë.
Kam ngritur një grup të posaçëm pune, që e mbikqyr pa pushim gjendjen e krijuar, me qëllim parandalimin e kontrollin e përkeqësimit të mundshëm të pasojave nga djegia e paligjshme e mbeturinave.
Po punojmë për rehabilitimin e vendgrumbullimit, njëkohësisht për fillimin e procesit të përpunimit të përshtatshëm të mbetjeve në landfillin e qytetit, në Sherishtë.
Kam bindjen se ndërhyrjet e planifikuara do ta ndryshojnë rrënjësisht, shpejt e në mënyrë të qendrueshme situatën!"

1 Komente

  1. D
    Doli

    Mbulojini me dhe!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje