Analisti Artur Zheji i ftuar në “Top Story”, në diskutimin për marrëveshjen e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe italiane për refugjatët, tha se mënyra se si u punua për të u mbajt sekret nga kryeministri Rama dhe Giorgia Meloni.
“Meloni është kryeministrja e djathtë serioze dhe ka ardhur në pushtet duke kundërshtuar padrejtësitë që i bëhen Italisë me refugjatët e shumtë që vijnë si pasojë e pozitës të saj gjeografike”, tha Zheji për kryeministren italiane.
“Ne kemi një vend të vogël dhe duam të bëjmë një politikë të madhe. Mendoj se është një marrëveshje që është punuar në mënyrë sekrete”, tha analisti.
Ndërkohë për kryeministrin, Zheji tha se do t’i japë rëndësi vendit të tij, ndërsa kjo marrëveshje erdhi si kërkesë e Melonit pas vizitës së saj në Himarë, kur Beleri ishte çështje e rëndësishme në marrëdhëniet e vendit tonë me Greqinë.
“Ne shqiptarët i jemi nënshtruar një racizmi të dyfishtë. Rama mund të ketë disa momente groteske por ai e fol italishten shumë më mirë se ç’foli me Melonin, do që të bëj atë rolin e një kryetari të një vendi të rëndësishëm. Rama na përfaqëson të gjithëve kur është aty. Gjeopolitikisht është interesante dhe vizita e Melonit në Himarë në kulmin e presionit për Belerin, ishte me rëndësi të madhe. Ne s’kemi këllqe që të jemi shumë të rreptë. Ajo erdhi dhe krijoji një balancë. I ka kërkuar Ramës ndoshta këtë gjë”, tha Zheji.
“Kam qenë kundra kur Rama i dha dorën amerikanëve për armët siriane në vitin 2013. Po flasim për bomba njerëzore. E ka bërë edhe për egon e vet politike dhe gjeopolitike. Me një zonë super katolike do vijnë flukse emigrantësh të Afrikës së Veriut që janë dominant të fesë islame. Shqipëria fiton shumë në këtë debat pasi bëhet protagoniste e një donatore të vogël”, shtoi ai.
O analisti qe i di te gjitha .Meloni erdhi per interesat e saj ne Shqiperi .Realizoje ate, qe per 50 vjete, te tjeret nuk e moren dote .Burimet e ujrave te pishem nga Syri i kalter e deri ne Karaburun. Premtoj se me kete projekt do te furnizohet e gjithe perla turistike e Rivjeres se Jugut .Pa dyshim qe do behen dhe investime turistike strategjike ne gjithe Rivjeren e Jugut .Ky ka qene plani italjan, qysh ne vitin 1992 kur e shtruan tek qeverija shqiptare ,por nuk u miratua.Dikush ,nga me te fortet, ose keqdashes ,i fryne ne vesh qe kjo te mos realizohej . Mendoni si do te ishte Rivjera e Jugut dhe mirqenja e asaj zone po te ishte realizuar para 30 vjetve . E rendesishme eshte se me se fundmi Italija mendon te investoj ne sektore strategjike ne Shqiperi qe do te fuqizojne ekonomine e vendit e rrisi mirqenjen e popullit qe kafshon doren .
Zheji mos i jep nota fetare me qellim . Lexo shtypin italian dhe do shikosh qe 90 % e refugjateve qe vine nga Afrika nuk jane myslimane sepse vine nga Afrika qendrore qe jane ish koloni o angleze o franceze . Pra jane kryesisht o katolike o anglikane . Vetem se vine nga Libia o Tunizia ku jan tranzit sdo te thote qe jane te gjithe myslimane. Pra beju i ekuilibruar dhe mos e fut besimin ku nuk ka vend se ato nuk vin ne Europe per perhapjen e besimit po vine per nje cope buke ashtu si bera une e shum shoke te mi qe hypem ne anije ne mars 1991 .
Zhei ka te drejte per ardhjen, por jo vetem kaq,Meloni nuk do ta bente per nje dike tjeter Edi po ben politike dhe nxjerr Shqiperin ne vemendje te gjith Botes me manovra dhe gjeste qe nuk kushojn as nji lek! Boni gati monumentin se me t‘madh s‘ka!