Endrit Braimllari, ish-nën kryetar, ishte ndër të parët që zgjodhi që të jepte dorëheqjen, mes tensioneve që kanë lindur brenda Partisë së Lirisë, me Ilir Metën shumë të ashpër për atë se çfarë po ndodh në partinë e themeluar prej tij.
I ftuar në "Debat" në A2 CNN, Braimllari ka zbuluar arsyer se përse ka dhënë dorëheqjen. Sipas tij, e gjitha ishte një hap pas për të mos përsëritur të njëjtin skenar si në Partinë Demokratike.
“Kam bërë disa hapa pas sepse e gjykova të arsyeshme që duhet të veproja ashtu për të ctensionuar situatën brenda partisë, sepse gjykoj që energjia duhet të shkoj kundër qeverisë dhe jo brenda partisë, duke pasur parasysh çfarë ka ndodhur me PD që prej 2 vitesh filloi me një debat të brendshëm, që i shërbeu vetëm Ramës dhe jo fuqizimit të opozitës, nuk doja të ribëja të njëjtën gjë”, u shpreh Baraimllari.
Ai shtoi se dorëheqja nuk ka qenë e kërkuar nga Ilir Meta.
“Nuk ma ka kërkuar dorëheqjen Ilir Meta, personazhe që janë afër kryetarit të partisë nuk merren me keqqeverisjen, po me Endrit Braimllarin. Të mendosh ndryshe nuk është tradhti. Më kanë atakuar familjarët. Kush? Ai që po udhëheq veprimin”, shtoi ai.
tani shko tek unaza lindore bashke me krricin e faros dhe mundohu te pengosh inaugurimin e saj te shpejte nga Lali Eri sic bere me Unazen ne,Astir para disa vitesh qe bllokoje qerkullimin cdo nate dhe torturove Tiranasit per 3 vite rresht duke fituar urrejtjen e tyre dhe humbjen apokaliptike te leshelise ne zgjedhje.
Plotesisht e besueshme. Kjo parti terroriste e ka patur kercenimin e kundershtareve, piken e pare te programit te vet, ku Brahimmlari nuk ka qene vezhgues, por pjese e ketij aktiviteti kriminal.
Gjoja nuk e dinte Brahimleshi qe me cfare merrej çeta e LSI. Nese te kercenojne familjen do te thote qe ke mafian perpara oooo Brahim Tani mire te behet ta hash supen qe e pergatite per te tjeret.