Ish-presidenti, njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot nga qelia e burgut nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me seancën paraprake në GJKKO për dosjen CEZ-DIA.
Ai shpjegon se seanca nuk u shty, por u mbajt dhe startoi procesi, edhe pse mungonte një nga avokatët. Me postimin e gjatë në Facebook, ish-kreu i shtetit, i arrestuar që prej 21 tetorit 2024, thotë se më në fund Prokuroria kuptoi dallimin mes METE-s dhe Metës, ku e para është ish-Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në lidhje me akuzat në dosje.
Gjithashtu shpjegoi se ai nuk i trembet drejtësisë dhe do përballet me farsën e provave të “palloshit të gjatë”, duke iu referuar kryeministrit të vendit, Edi Rama.
“Arritja më e madhe është se prokurorët pas 8 vitesh hetime kuptuan më në fund dallimin midis METE- (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) dhe Metës sepse vazhdimisht i referoheshin METE-s si Meta. Edhe prokurorët e kuptuan që METE nuk është Meta. Seanca tjetër u la pas një jave edhe pse kërkova të bëheshin dy seanca në një javë. Ilir Meta, as i është shmangur drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash. Në fund të gjithë kësaj farse kriminale të diktuar nga “Palloshi i gjatë” do të dalë, jo vetëm që METE nuk është Meta, por që Ilir Meta është e vërteta”, shprehet ai mes të tjerash.
Postimi i plotë i Ilir Metës:
“???????????????????????? ???????????????????????????????????? ????????????????????????. ????????????????????????????????????̈???? ????????̈ ????????̈ ???????????????? ???????????????????????????? ???????????????????????????????? ???????????? ????????????????-???? (???????????????????????????????????? ???? ????????????????????????????????????̈, ????????????????????????????????̈ ???????????? ????????????????????????????????????????????̈????) ???????????? ????????????????̈????.
I ftoj të gjitha mediat të jenë korrekte dhe të mos shpërndajnë dizinformacione, sikur gjoja seanca paraprake ndaj Ilir Metës është shtyrë për javën tjetër.
Më në fund seanca paraprake u zhvillua edhe pse mungonte një nga të bashkëpandehurit dhe avokatët e tij.
Ishte insistimi im që kjo seancë më në fund të fillonte dhe e falenderoj gjyqtaren e seancës paraprake që e mori këtë vendim.
Për 4 orë kemi dëgjuar prokurorët që lexonin akuzat e tyre për CEZ-DIA, që ishin siç ju a kanë shpërndarë më 21 tetor 2024.
U detyruam të ndërhynim disa herë, jo për t’i ndërprerë prokurorët, por për t’i ndihmuar të mos gënjejnë para gjykatës.
Afera e CEZ-DIA, ku shteti shqiptar ka fitim se ka humbur rreth 1.1 milion euro por ka fituar mbi 4 milion euro.
Arritja më e madhe është se prokurorët pas 8 vitesh hetime kuptuan më në fund dallimin midis METE- (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) dhe Metës sepse vazhdimisht i referoheshin METE-s si Meta.
Kishte dhe plot arritje të tjera, por këto mund t’i sqarojnë avokatët.
Kështu që SEANCA NUK U SHTY, SEANCA FILLOI.
Edhe prokurorët e kuptuan që METE nuk është Meta.
Seanca tjetër u la pas një jave edhe pse kërkova të bëheshin dy seanca në një javë.
Ilir Meta, as i është shmangur drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash.
Në fund të gjithë kësaj farse kriminale të diktuar nga “Palloshi i gjatë” do të dalë, jo vetëm që METE nuk është Meta, por që ILIR META ËSHTË E VËRTETA.
Sidoqoftë dua t’i falenderoj prokurorët e SPAK që u kanë dhënë leje gazetarëve për të më intervistuar dhe e ftoj Ministrin e Drejtësisë të mos bëhet më pengesë sepse jo vetëm Navalny dhe Khodorkovsky kanë dhënë intervista në burgjet e Rusisë, por edhe në Shqipëri, jo vetëm politikanë të paraburgosur dhe të burgosur, por edhe të dënuar me burgim të përjetshëm kanë dhënë intervista televizive sepse çdo qytetar, sidomos çdo politikan, ka jo vetëm të drejta por edhe detyrë t’i përgjigjet çdo gazetari dhe media në interes të opinionit publik dhe të llogaridhënies”.
Ky fshatari injorant duhet dēnuar Vetēm per faktin qē ka firmosur dokumenta zyrtare me emër tē fallsifikuar sikur nuk e dinte emrin e vet.
Pse nuk na e sillni nje foto me rroba burgu keta ja ka djeg Monika. Apo eshte ai rasti qe i bie me te fortit dhe e keput ne mes
Ujku Skraparit nuk e perballon dot birrucen , eshte frikacak, poooooo Ujku po si do besh kur te maresh 20 vjet do lash breket e te burgosurve.
O Ilir,kuptoje se ti je ne burg nga kompromisi midis Saliut dhe Dumanit. U fute ne burg si opozitar qe te justifikohej goditja kunder qeveris dhe te shpetohej Saliu.
Likja te na thote te verteten qe nese del prej burgut do te ribashkohet me Muniken se Topi po e trajton si opinioniste princeshe buçen e META-s. Like vodhe arrin e Krabes,vodhe djersen e ketij populli per ti nderrue dafllakun Munikes ,andaj e merriton sot te jetosh i lire ne 8 m2!