Duhen ende disa muaj derisa të futemi në vitin zgjedhor, por palët kanë nisur që të shpalosin programet e tyre elektorale.
I ftuar në “Ditari” në A2 CNN, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili ështe edhe nismëtar i bashkimit të opozitës, u shpreh se kjo e fundit “ka shumë komandatë pa ushtarë.”
Mediu thotë se opozita po kërkon të “krijojë” kryeministra, kur në fakt duhej të vinte me një qëndrim të unifikuar për të pasur kështu edhe një ofertë serioze për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Mirë do të ishte që të kishte krijuar njerëz të përgjegjshëm pa fund që të bashkojnë të tjerët dhe të mos e përjashtojnë njëri-tjetrin...E kam parë federatën si një mundësi për të bashkuar çdo faktor opozitar. Nuk kemi të drejtë që të përjashtojmë kënd,” shtoi Mediu.
Për Mediun, një unifikim i opozitës është i domosdoshëm.
“Një qëndrim i përbashkët për të mundësuar një koalicion të përbashkët, për të brand-uar një mesazh të përbashkët. Për të mos rendur drejt interesave të vogla.”
I pyetur nëse partitë opozitare po mendojnë secila sa mandate mund të marrë e vetme, kreu i PR-së theksoi se çështja në fakt duhet të jetë se sa mandate mund të marrë opozita për ta ndryshuar pushtetin.
“Nuk e di pse opozita ka një ngërç në vetvete për të vajtur dhe për të kërkuar një mbështetje nga ndërkombëtarët rreth kësaj çështjeje. Kemi nevojë për qëndrim të përbashkët,” shtoi Mediu.
Kreu i PR-së ka po ashtu edhe një shpjegim për situatën në të cilën ndodhet opozita, prej disa vitesh tashmë.
“Kjo ndarje e opozitës mund të jetë për shkak të një vetëbesimi të disa individëve që mund të bëjnë ndryshimin e madh. Por edhe pjesë e një loje që bën mazhoranca që ka nevojë për një opozitë të ndarë.”
Eh kur flet dhe ky legeni. Ky parasiti që ka 30 vjet me 200anëtarë parti dhe ka pas edhe grup parliamentar madje. Ky legen, lepirës, gjobaxhi... Ky bur kurvë, që flet për nder, familje dhe për zot. Ky legen që i ka duart me gjak në Gërdec me gjithë Shkërdhenin (26 të vdekur, dhe me qindra të plagosur. Me pak fjalë komplet b....q....!
Ky mortje (f.mediu) do te flase publikisht per aq kohe sa nuk flet drejtesia.
Nuk e di se ku e fut vehten Fate Mediu ! Ky eshte nje megalloman qe gjithe jeten e tij politike ka vegjetuar ne kurriz te PD-se dhe nuk e di as vete se ku dhe sa eshte partia e vet . Per te kujtohet sa here qe i vjen veza per te dale . Tani qe Saliu eshte ne ballkon te katit te 8-te dhe po derdellis broçkulla , kerkon te marre rolin e flamurtarit , duke bere sikur nuk ka ndonje pergjegjesi per ato qe eshte marre ne ndjekje penale .