Partia Demokratike dhe Sali Berisha po shtiren për farsën elektorale me qëllim që të tërheqin vëmendjen për të mos lëshuar opozitën dhe postin, pasi nuk kanë asnjë provë për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit.
Pa ikur Berisha nga PD-ja, Edi Rama nuk rrëzohet kurrë nga pushteti, pasi ata kanë marrëveshje dypalëshe, ku njëri qëndron në pushtet dhe tjetri kontrollon opozitën.
Kjo ishte prognoza politike që bëri gjatë analizës së tij në ‘Studio Live’ të Report Tv, me moderatorin Arbër Hitaj, analisti politik Ergys Mërtiri.
Ai i qëndroi tezës se PS dhe PD kanë marrëveshje mes tyre duke krijuar situata bipolarizimi politik artificiale, duke iu referuar edhe ngjarjeve në Kuvend ditën e sotme, gjatë seancës plenare (5 qershor). Berisha, sipas tij, nëpërmjet sulmeve për farsë elektorale, kërkon që të shtypë edhe zërat kundër që ka në parti.
“Duket si normale kjo situatë, opozita krijon stuhi në gotë bosh. Kërkon të krijojë tensione artificiale. Kërkon të krijojë atë që ta quajë polarizim të politikës. Në fakt është situatë ku dy palë janë bashkë në atë që krijojnë, ku konflikti manipulohet, kjo njihet në teorinë politike si ‘politikë e simuluar’. Ato janë në mbrojtje të statuq-quo-së, sepse duke ruajtur atë, mbrojnë edhe sistemin”, tha Mërtiri në nisje të analizës së tij për situatën politike në vend, referuar edhe zhvillimeve të ditës së sotme në Kuvend, përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës.
Ai i qëndroi argumentit se PS dhe PD kanë marrëveshje të përbashkëta dhe inskenojnë bipolarizimin e politikës në mënyrë të qëllimtë, për të kontrolluar elektoratin.
“Ekspertët e politikës thonë se duke shpikur një problem të paqenë, që nuk ekziston, faktorizohet politika, tërhiqet vëmendja dhe zhvendoset nga disa pika të tjera apo çështje të ditës dhe kështu zhvendoset elektorati. Ndaj bëhet, që të bipolarizohet situata. Berisha krijon farsë për këtë qëllim dhe në krahun tjetër Rama e faktorizon duke i thënë jo bufi, jo këneta. Madje kanë bërë konsensus të shpifur me kod elektoral, që të vrisnin partitë e vogla dhe të përqëndronin votat, ku njëri rri në opozitë dhe tjetri në pushtet. PS dhe PD bënë një kod elektoral kundër të vegjëlve”, vijoi analisti komentin e tij.
Madje ai vuri edhe një ‘bast’ publik politik, duke thënë se nëse Berisha nuk ikën, Rama nuk bie kurrë nga pushteti dhe anasjelltas, largimi i kreut të PD-së, do sillte edhe rrëzimin e shpejtë të kryeministrit.
“Rama nuk bie kurrë sa të jetë Berisha aty. Vetëm duke ikur Berisha mund të rrëzohet Rama dhe unë vë bast këtë. Ka një opozitë të krimbur, të kalbur, të jesh i djathtë ky është qëndrimi i duhur, e vetmja mënyrë se si rrëzohet qeveria. Berisha po shtiret për farsën, duhet ta provojë dhe prova nuk ka. Ka një skenar dhe marrëveshje me PD-në”, u shpreh Mërtiri për Report Tv.
Ai theksoi se “përderisa opozita hyri në zgjedhje, rrjedhimisht i ka pranuar ato” dhe se beteja e PD-së për farsën bëhet vetëm me qëllimin që të mos i ikë elektorati apo për të shtypur zërat kundër brenda partisë.
“Çfarë farse elektorale? E gjithë Europa e uroi Ramën për zgjedhjet, ai tashmë i ka fituar. Qëllimi është unifikimi brenda grupit të PD-së, që të mos dalë asnjë kundër, sepse kush del kundër, ndihmon Ramën dhe kush zbut zërin në betejë ndaj qeverisë, është tradhtar. Nuk e di sa do shkojë ky kalvar me histori mosnjohjesh të zgjedhjeve e kalimin në humbjen e radhës. SHBA uroi popullin për zgjedhjet, pra rrjedhimisht i njohu këto zgjedhje”, përfundoi Mërtiti.
Kurse juristi pranë PD-së, Besart Logu, tha se ka pasur farsë elektorale dhe manipulim, nëpërmjet përdorimit të administratës së shtetit.
“Ka parregullsi me votat, në Vlorë janë gjetur shkelje që janë parë në kuti. Ka parregullsi të dukshme, por sa ndikon në rezultat kjo mbetet për t’u parë. Pjesa më e madhe e komisionerëve dhe numëruesve nuk ka pasur as interes për të ndërhyrë tek votat brenda partisë dhe kandidatëve. PD pretendon dhe po e fakton. 11 maji farsë zgjedhore, u përdor administrata. Edhe SHBA nuk ka uruar PS për zgjedhjet, nuk i uroi fituesit dhe Ramën”, u shpreh Logu.
Analize teper sempliste!
Nuk e kuptoje kete llogjike infantile , pa u legjitimuar zgjedhjet flitet ... Rama rrezohet keshtu ...Bufi vjen ne pushtet ashtu.....po pse 850 mije votues qe votuan Ramen e votuan per ta rrezuar apo qeverisur ?. Nuk e kuptoje dot kete lloje média. Qeveria gjykohet per punen dhe jo nga deshira e disa kazanxhinjeve qe nderojne studiot te njejtat fytyra por ne kazanet te ndryshme
Kurse keta kujtojne se mund te rrezohet me bythet e shtrembta te Vokshit e Tabakut
Analize leshi. Po iku SB, ata rreth tij qe mbeten jane nje shporte karavidhesh. PKush nga ata do frymezoje popullin kunder Rames? Thuaje nje emer e mos ja fut kot! PD eshte e atrofizuar deri ne palce, eshte si tumorr kancerogjen, nuk ka shpetim as me operim e as me kimio. Duhet te shperbehet dhe ta filloje nga zero.
Cfare mut analize ben ky pseudointelektual i shitur. I pranohet qe te shitet nje punetori, apo nje fshatari qofte edhe per nje thes miell se halli te con ne dere te hasmit por nje intelektuali nuk i shkon.Ja si shprehet mertiri:"Cfare farse elektorale, e gjithe Europa e uroi Ramen per zgjedhjet. Ai tashme fitoi" Me gjithe Europa ky nuk ka parasysh OSBE-Odir por disa udheheqes qe per interesa personale apo per krijimin e qendrave te refugjateve ne Shqiperi mbyllin syte para farses elektorale. Por edhe gjithe Europa, gjithe bota, gjitha institucionet nderkombetare te thone se zgjedhjet ishin ok, kjo nuk e zhben faktin se zgjedhjjet ishin farse, se ketu ka nje qeveri qe po varferon shqiptaret, qe eshte e lidhur me narkotrafikun, qe me ane te lejeve te ndertimit pastron dhe fuqizon krimin, qe po boshatis Shqiperine dhe dalengadale po zevendeson popullsine shqiptare me te ardhur nga Azia, se ka bllokuar me forcen dhe resurset e shtetit rrotacionin politik dhe po vret pluralizmin.Intelektual si Mertiri jane turpi i intelektualeve.
partia e sali kriminelit. eshte. parti kriminele. me nok dhe shok